• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Nostalgji për Tiranën e vjetër dhe “Broduej-n

05/02/2020
in Nostalgji
A A
Nostalgji për Tiranën e vjetër dhe “Broduej-n
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rruga e Dibrës, në vitet më të frekuentuara të saj, thirrej me emrin “Broduej”

Nisi ndoshta si lojë, si shtyrje kohe dhe pa kuptuar, ajo rrugë e ngushtë do të kthehej në një nga vendet më të preferuara të rinisë kryeqytetase. Aty ziente jeta, debati e biseda, që gjithkund tjetër do të konsideroheshin “të rrezikshme”. U quajt “Broduej” dhe sot e kësaj dite, prej saj ka mbetur vetëm legjenda. Të qenët “brodueist” ishte një status që merrej me qëndrimin dhe frekuentimin e rregullt të saj.

Fenomeni “Broduej”, aty ku bëhej politikë e ndaluar, ku ishte moda, dashuritë, pasionet e mëdha të kohës, filloi të preferohej dhe për shumë frekuentues, mjekë, studentë, pedagogë, sportistë, artistë, u kthye në një komunikim ditor, shpirtëror, romantik, informues, argëtues e miqësie.

Ai u bë simbol i një brezi dhe grupi të caktuar kryesisht djem e vajza të njohur të Tiranës, me pikëpamje moderne, me dëshirën dhe shpresën për liberalizëm dhe hapje me botën perëndimore. Nga Maks Velo, Sherif Merdani, Spartak Ngjela, te Bujar Kepexhiu dhe “Dimri i Vetmisë”. Cilët ishin fanatikët dhe çfarë ka trashëguar rruga e famshme e viteve ’70?

NGA “VJOSA” TE MAPO, DYQANET E FAMSHME TË RRUGËS

Nëse sot do t’i rikthehemi asaj rruge, çka e bënte interesante, të preferuar dhe kryesore madje, edhe vazhdimin drejt kinema “Partizanit”, në veçanti pas viteve ‘60, ishin dy anët e saj me dyqane, berberhane, rrobaqepësi, hotel, birrari, gjithçka për një qytet, të sistemuara në një segment të vogël rruge. Mbi të gjitha, aty ishte edhe MAPO, me një fluks dhe frekuentim të madh.

Në krye të saj, nga e majta ishte dyqani i luleve me Dhoksinën shitëse, ngjitur vinte birraria e Xharies me fuçitë e mëdha si tavolina jashtë saj, më pas bonboneria me dy binjakët e famshëm Reka, pastaj “Riparim Radio TV”, me teknikët popullorë Koljaka, Meka, Dojaka, Bytyçi, si dhe rrobaqepësi “Begeja”.

Ndërtesa dykatëshe e Nishkut, që kishte disa dyqane poshtë si Kapeleri, bonboneria me shitëset Pembe e Ferika, një çibukbërës prej druri, riparim stilografësh, pastaj “Bylmeti” i Demnerit, dyqan gjysmë të gatshëm me hajne Hasanin e Lefkothenë, për të ardhur te kthesa e librari “Florës”, ku ishte “Tymi” i Kodrës, berber Laci.

Ende pa u ndërtuar pallati i Velos, ishte një dyqan pijesh alkoolike i shkodranëve Luka, pastaj Shanos dhe Mërtirit, një kinkaleri e vogël e Cenit ku, përveç të tjerave, ai tregtonte edhe adresa të filatelistëve të pullave në botë. Më pas dyqani i madh i fruta-perimeve me shitësit Fatime Tufa e Lik Dashi, hyrja e Hotel Tiranës dhe dyqani ushqimor i armenëve Diran Çakmaxhian.

Ndërsa, nga ana tjetër, hotel “Vjosa” me restorantin në katin e parë dhe farmacinë nr. 3 poshtë, vijohej me dyqanin e modës ku blije copën dhe qepje kostumin, për të ardhur te foto “Skënderbeu”, një qebaptore, dyqan i lotarive (tullaci i thoshin), një rrugë ndarëse që të çonte te Pazari i Vjetër (sheshi sot mbrapa Teatrit të Operës), ndërsa në vazhdim të rrugës ishin berber Qefalia, një furrë pogaçe, pastiçeri, “Qofte-Tafaj”, dyqani për qepje spaletash ushtarake dhe në kthesë ishte “Riparim-Biçikleta” i Njazit që i jepte edhe me qira.

Pastaj MAPO me dy hyrje e vitrina të mëdha, rrugica pa dalje ku banonte Panajot Kanaçi, një fotograf “lugati” i thoshin, një peshore, pastaj dyqani i berberëve me Gëzim Gazhelin. Ngjitur një pastiçeri e madhe, më pas një fruta-perime e vogël me Hamitin dhe Ndrekon shitës dhe “Broduej” mbyllej me bonbonerinë që përfshinte gjithë kthesën.

FANATIKËT, ATA QË NUK IU NDANË

Me kalimin e viteve, famës dhe frekuentimit, “Broduej” krijoi edhe fanatikët e tij, ata që nuk iu ndanë për asnjë çast atij. Të gjithë do të kryqëzoheshin një herë në “Broduej”, gjimnazistë ata të “Sami Frashërit”, të “Partizanit” e “Qemal Stafës”, por edhe studentë të fakulteteve të ndryshme, në veçanti në drekë pas mësimit, për të vijuar sërish në mbrëmje.

Por, ata që i dhanë jetë “Broduejit” tiranas, bashkë me ata të “shtyllës tetë” (quhej kështu se shtylla elektrike kishte tetë llamba neoni) mbeten T. Sojli, L. Hakiu, A. Çiftja, P. Kabo, V. Shiroka, G. Nika, M. Skëndo, fotografi N. Baba, V. Cuci, B. Hidri, B. Hado, D. Pilkati, T. Kolpeja, B. Pojani, A. Jorgoni, Dh. Pecani, P. Kavaja, G. Morava, F. Tufina, Z. Këlliçi, S. Kumbaro, D. Damiani, A. Rusi, N. Panteqi, S. Agolli, V. Vesho, E. Gjika, L. Xhelo, B. Maçi, L. Konomi, N. Konjari, A. Gjuzi, Y. Komti, S. Kashara, S. Qirjaqi etj.

Pa harruar edhe kantautorin e parë të “Broduejit”, Kasem Hallulli. I veçantë ka qenë edhe shkrimtari Dritëro Agolli, një personazh shumë karizmatik, kur bashkë me gruan çdo mëngjes, për të shkuar në Lidhjen e Shkrimtarëve, do të kalonte në atë rrugë.

TRE SHOKËT ME EMRIN YLLI DHE FRED RROKU

Kanë qenë tre shokë, djem të bukur, tërhiqnin vëmendjen për nga veshja, eleganca dhe preferencat që kishin. Të tre me emrin Ylli: Kokushta, Paze dhe Biku. I gjeje gjithmonë në mbrëmje në “Broduej”, pa të cilët ndihej mungesa në atë rrugë. Por edhe Fred Rroku. Një djalë shumë i fisëm, me një ecje të veçantë e të kujdesshme, veshje tipike, djalë modern në paraqitje e në qëndrim, me baseta të trasha, flokë të zinj. Pinte cigare në heshtje dhe pa fjalë. Fatkeqësisht Yll Biku dhe Fred Rroku nuk jetojnë.

DY FJALË PËR MIKUN ARJAN

Kemi qenë tre shokë të ngushtë, unë, A. Starova dhe Arjan Bakiri, por që kemi mbetur dy, pasi krejt papritur Arjani, disa vite më parë, u nda nga jeta në moshë të re. E kemi preferuar, frekuentuar “Broduejin” në mënyrë sistematike pas viteve ‘70, deri në fundin e tij. Në veçanti Arjani, një djalë i pashëm, shumë i dhënë pas asaj rruge. Prej tij jemi njohur me “Broduejin”, pasi ishte i afërt dhe shumë mik me Beb Daliun.

FUNDI I TRISHTUAR I RRUGËS

Brodueji” pati jetë deri në fund të viteve ‘80. Më pas filloi frekuentimi i kufizuar dhe largimi nga ajo rrugë, ndonëse për pak kohë vazhduan gjimnazistët të ishin personazhet e saj. Me prishjen e dyqaneve, ndërtimin e 15-katëshit, të pallatit Velo, i shtyu kryeqytetasit në të tjera shëtitje, siç ishte dalja masive në bulevard, në Rrugën e Durrësit, qëndrimi te pastiçeri “Flora”, “Tajvani” etj.

Sot tek ajo rrugë ka mbetur shumë pak, nga ajo e një gjysmë shekulli më parë. Pas viteve ‘90 nuk lanë më as MAPO-n, as dyqanin e luleve, as birrarinë me fuçitë, as tetëshen me llamba neoni, as binjakët bonbonierë dhe mbrëmjet argë- tuese. Nuk ka më asnjë nga ata të atij brezi pasionant e vital, që i dhanë shkëlqim e famë rrugës më romantike e mondane të Tiranës së viteve ‘70, me emrin “Broduej”./ Nga Uvil Zajmi/Panorama

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In