• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Njeriu që ka bezdi votimet në partinë e vet

13/10/2020
in Blog
A A
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka një mallkim, që del zbuluar, sa herë tenton të bëjë zgjedhje në parti. Sot një gazetar investigativ i “Fiks Fare”, i infiltruar si votues i parregjistruar i Partisë Demokratike, arriti të votojë në katër qendra votimi brenda ditës në Tiranë. Sigurisht që përtoi, se mund të votonte në të gjitha dhe sa herë të donte. Nuk i duhej as rregjistrimi si anëtar partie, as karta e anëtarësisë, madje as karta e identitetit.

Procesi i vetëquajtur transparent, që në fakt përfundoi në komedi, pasi shërbeu vetëm për të ndëshkuar Klevis Balliun, duket që ka qenë tërësisht formal dhe pa asnjë standard.

Në fakt, nuk është se janë më mirë dhe partitë e tjera, kur vjen fjala për votimet brenda partisë, por ruajnë së paku një standard formal për të mos fyer mundimin e atyre që dalin të votojnë.

Lulzim Basha prej ditës që ka marrë në dorë atë parti, e ka përçudnuar vlerën e votës së çdo anëtari, duke e manipuluar atë në mënyrë flagrante.

Në përballjen e tij të parë me Sokol Olldashin, atij nuk i mjaftoi Berisha në krah, që kërcënonte zyrtarë të Partisë Demokratike të mos përkrahnin Olldashin, por bëri dhe fletët e votimit me numër rendor, që të identifikohej vota.

Kjo e detyroi Olldashin të dalë para kamerave dhe të thotë: “Unë votova me fletë votimi nr….”, duke cituar numrin rendor të saj, për t’u treguar të gjithëve se nuk kishte votim të fshehtë.

Pasi përdhosi procesin e parë të votimit, vijoi më tej me regjistrimet që dolën në votimet e 2017 në Korçë, ku një njeri votonte 20 herë.

Rivali i tij në garë, Eduard Selami, e denoncoi manipulimin flagrant të votimit në çdo degë, por Basha e garantoi se këto parregullsi do korrigjoheshin dhe autorët do ndëshkoheshin.

Në fakt, autorët u shpërblyen dhe parregullsitë u kthyen në sistem. Madje për ironi të fatit, Berisha i ka kërkuar privatisht Selamit të “mos tërhiqet nga denoncimi i manipulimit”, si për t’i treguar që ai nuk e përkrah standardin e vjedhjes së votave nga Luli.

Tani ky rasti i bërë publik sonte, tregon se votimet në PD janë thjesht një ritual pa rregulla, pa standard dhe shërbejnë vetëm si farsë.

Një njeri që voton sa herë të dojë dhe ku të dojë, pa asnjë pengesë, tregon qartë se Basha i ka proceset e votimit brenda partisë, si procese linçimi, për të hequr qafe ata që nuk do, përmes “votës” së demokratëve.

Dhe të mendosh që gjithë këtë mundim e ka bërë për të hequr qafe Klevis Balliun është pak teprim. Teprim më i madh pastaj është kur ky akuzon të tjerët që nuk bëjnë zgjedhje dhe i vjedhin vota. Këtij që vetëm zgjedhje nuk ka bërë ndonjëherë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In