• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Një vit pas djegies së Notre-Dame… ende shumë pyetje të hapura

15/04/2020
in Bota
A A
Një vit pas djegies së Notre-Dame… ende shumë pyetje të hapura
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 15 prill 2019 u dogj katedralja me famë botërore e Parisit Notre-Dame. Prej atëhere ekspertët po merren intensivisht me planet për rindërtimin. Por se kur do të fillojë ai nuk është ende e qartë. Djegia e simbolit të Parisit, katedrales Notre-Dame dhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shpëtuar ç’qe e mundur, janë ende në kujtesën e shumë njerëzve.

Menjëherë pas djegies Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në një fjalim në televizion: “Ne do ta rindërtojmë një Notre-Dame edhe më të bukur. Dhe dua që ajo të jetë gati për pesë vjet”. Prej atëhere arkitektë, inxhinierë, arkeologë dhe historianë artit po merren me qëmtimin e dëmeve që ka shkaktuar zjarri në katedralen 850-vjeçare.

Ende asnjë bilanc përfundimtar i dëmeve

Gjeologu Jean-Didier Mertz dhe ekipi i tij i “Laboratoire de recherche des monument historiques” (LRMH), një nga laboratorët më të njohur kërkimorë për monumentet historike në Francë, bëjnë pjesë në grupin e këshillarëve për rindërtimin e katedrales Notre-Dame. Ekspertët merren me elemente të ndryshme që lidhen me monumetet historike si: llojet e gurëve, llojet e druri, të betonit, të metaleve apo të tekstileve, dhe japin rekomandime për restaurimin më të mirë të mundshëm të një ndërtese.

Në LRMH që gjendet në Champs-sur-Marne, rreth 50 kilometra larg Parisit, ata po analizojnë tani gjendjen blloqeve të gurëve të mbetura pas djegies së katedrales. Qëllimi i analizave është jo vetëm të përcaktojë nëse këta gurë mund të ripërdoren, por edhe për të gjetur materiale identike që nevojiten për rindërtimin. Po ashtu Mertz do të dijë më shumë rreth llaçit që është përdorur në atë kohë. “Ne duam të zbulojmë se me çfarë e kanë bërë dikur llaçin e katedrales, e cila ka mbijetuar për shekuj, në mënyrë që ta riprodhojmë atë në të njëjtën mënyrë si para 850 vjesh.” – thotë Jean-Didier Mertz – që shton se ekspertët ende nuk mund t’i japin rezultatet përfundimtare.

Materiale ndërtim me peshë të rëndë

Një problem vërtet të madh për rindërtimin paraqesin panelet pesëmilimetërshe prej plumbi të çatisë, të cilat u shkrinë gjatë zjarrit dhe peshojnë më shumë se dyqind ton.

Por të paktën dritaret e katedrales kanë mbetur në gjendje të mirë dhe mund të rivendosen sërish, thotë Claudine Loisel, eksperte kimiste në LRMH. Megjithatë edhe dritaret përmbajnë plumb. Dhe shtresa e zezë e plumbit mbi xham është aq helmuese sa Claudine Loisel duhet të veshë një kostum mbrojtës dhe të mbajë maskë për fytyrën dhe syze mbrojtëse kur kryen ekzaminimet e saj.

E paqartë është për ekspertët deri tani se sa është dëmtuar prej djegies statika e katedrales, sa mbajnë ende muret e saj dhe ç’masa përforcuese duhet të merren për muret, soletat dhe elementet e tjera.

Ide të dalldisura për rindërtimin e Notre Dame

Pas premtimit të presidentit Macron për ta bërë Notre Dame më të bukur se ç’ishte më parë një sërë arkitektë të famshëm prezantuan idetë e tyre: Notre Dame me një çati prej xhami, Notre Dame me një pishinë në çati, Notre Dame me një kopsht urbane në çati.

Frankreich Paris | Kathedrale Notre-Dame de Paris (Reuters/G. Fuentes)
Por asnjë nga këto sugjerime nuk do të zbatohet kurrë. Konkursi për rindërtimin do të shpallet në qershor të këtij viti – nëse kriza e Coronës nuk bën që të shtyhet kjo datë.

“Njerëzit nuk ka nevojë të shqetësohen se mbi katedrale do të ndërtohet ndonjë pishinë, teatër veror, apo që Notre Dame do të ketë një çati transparente ose diçka të ngjashme. Unë besoj se katedrales Notre-Dame do t’i jepet një pamje e re duke respektuar shumë rëndësinë dhe historinë e saj.” – thotë Aline Magnien, drejtore e LRMH.

Rindërtimi i katedrales është planifikuar të fillojë në vitin 2021. Për këtë janë vënë në dispozicion dhe premtuar thuajse një miliardë euro nga rreth 320,000 donatorë. Por sot askush nuk mund të thotë me saktësi se kur do të fillojnë punimet./DW

Top Channel

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In