• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një vështrim mbi jetën dhe aktivitetin e një prej zonjave më fisnike të skenës dhe ekranit shqiptar Antoneta Papapavli, “Artiste e merituar”

19/09/2024
in Aktualitet, Nostalgji
A A
Një vështrim mbi jetën dhe aktivitetin e një prej zonjave më fisnike të skenës dhe ekranit shqiptar  Antoneta Papapavli, “Artiste e merituar”
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vështrim mbi jetën dhe aktivitetin e një prej zonjave më fisnike të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artiste e merituar”, Antoneta Papapavli, në përkujtim të ndarjes së saj nga jeta. Vajza me rrënjë përmetare por e rritur në Tiranë, do të ishte më pas një nga aktoret më të talentuara të panoramës shqiptare, ashtu si edhe koleget e saj të cilat interpretuan figurën multivizionare të gruas shqiptare, ndër vite.

“Artistja e merituar”, Antoneta Papapavli, ka disa vite që është ndarë nga jeta por imazhi i saj është po kaq i gjallë në pelikulë ashtu sikundër të gjithë e mbajmë mend me rolet e Afrovitit tek “Karnavalet e Korçës”, Sania tek “Hije që mbeten pas”, të drejtoreshës tek “Shoku ynë Tili”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri” etj.

Në karrierën e saj artistike ajo numëron të paktën 130 role në skenë dhe kinema e përmes tyre në memorien tonë prej spektatori, ajo vazhdon të jetë gruaja e fisshme. E rregullt, me flokët e mbledhura dhe tiparet e theksuara. Pavarësisht sëmundjes që ia vështirësoi shumë ritmin e jetës në vitet e fundit të saj ajo ruajti një forcë të madhe karakteri dhe një krenari të jashtëzakonshme.

Si filloi karriera e saj në skenë

Antoneta Papapavli ka lindur në qytetin e Përmetit, por që herët, 4 vjeç, shkon me gjithë familjen në Tiranë, ku jetoi deri në fund të jetës. Pasioni për artin, baletin edhe pikturën e shoqëroi që në moshë të vogël, në shkollë fillore e deri në të mesme. Merrte pjesë aktive në festat e ndryshme, në korin e shkollës, balet e recitime- këto pjesë të artit i frekuentoi dhe zhvilloi edhe gjatë gjimnazit.

Në shkollën e mesme “Qemal Stafa” filluan të krijoheshin grupet e para artistike nga fundi i viteve ’50 dhe Antoneta Papapavli kam marrë pjesë në to, por dhe në grupet artistike në pallatin e kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë. Në fillim të viteve ‘60 hyn në shkollën e lartë për aktore, me ndihmën dhe mbështetjen e Tef Palit, Pjetër Gjokës dhe Pandi Stillut. Ky i fundit këmbënguli që ajo të vazhdonte studimet edhe në Institutin e Lartë të Arteve. Pas përfundimit të studimeve u emërua aktore në Teatrin Popullor Tiranë, sot teatri Kombëtar.

Si shprehej aktorja për rolet në teatër dhe kinema

“Besoj se s’ka aktor që mos të pëlqejë rolet e teatrit e të skenës së vogël! Sepse të punosh një rol në teatër është një shkollë e madhe e përditshme dhe e pazëvendësueshme. Çdo ditë aktori perfeksionon veten dhe personazhin.

Ndërsa të luaje një rol në kinematografi, aq më tepër për ne që sapo kishim dalë nga auditori ishte një tjetër stres, sepse duhej të ishe tepër e saktë në interpretim. Kujtoj këtu filmin tim të parë: “Komisari i Dritës”. Në kinema, pra në role që kanë të bëjnë me kamerën, duhet të jesh shumë precize. Sepse filmi xhirohet vetëm një herë dhe mbetesh në celuloid ashtu siç ke vepruar atë çast.”

Sëmundja e shkëputi shpejt nga pasioni

Aktorja e madhe u largua nga skena për shkak të sëmundjes së këmbëve të saj, sepse nuk isha më e aftë të qëndronte për një kohë të gjatë në këmbë. Kështu vendosi që të dal në pension të parakohshëm që në moshën 50 vjeç. Ishte viti 1988 kur u shkëput tërësisht nga aktiviteti. Në mes të viteve ‘80 ishin dhe dy rolet e fundit të saj në teatër: “Shtëpia me dy porta” dhe “Pallati 176”. Ndërsa në këtë periudhë xhiroi në kinostudio filmat: “Si gjithë të tjerët”, “Hije që mbeten pas”, “Apasionata” dhe “Nxënësit e klasës time”. /Nga Juela Meçani

Share246Tweet154


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In