• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Një tallje e madhe”, analiza e VOA: Rama sulmon SPAK-un se nuk po vepron ndaj Berishës “non grata”

07/05/2022
in Aktualitet, Debat
A A
“Një tallje e madhe”, analiza e VOA: Rama sulmon SPAK-un se nuk po vepron ndaj Berishës “non grata”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama sulmoi sot me tone të ashpra Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

SPAK nga ana e saj i tha Zërit të Amerikës se nuk kishte asnjë koment mbi deklaratat e kryeministrit. Ndërsa Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se sipas saj sulmet e kryeministrit janë një mesazh i koduar që Prokuroria e posaçme të tërhiqet nga çështjet që prekin drejtpërdrejtë kryeministrin

Në harkun kohor të një muaji kryeministri Edi Rama i është rikthyer sot për herë të dytë toneve të forta kritike ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sërish ai përdori forumet e Partisë socialiste për ta bërë këtë: në muajin Prill nga podiumi i Kongresit dhe sot nga salla e Asamblesë, duke i kushtuar një pjesë të mirë të fjalimit të tij.

Kryeministri vuri në dukje se “peshkaqenëve të mëdhenj të sistemit të drejtësisë”, siç i quajti ai gjyqtarët dhe prokurorët që u lanë jashtë sistemit të Drejtësisë nga procesi i vettingut, “nuk u ka hyrë gjemb në këmbë”. Ndërkohë që siç tha, SPAK veproi me nxitim të hetonte gjyqtarin Ardian Dvorani.

“Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë të Sekretarit Amerikan të Shtetit është futur në hetim nga SPAK, në hetim për çfarë? Për një hetim të kujt? Për një denoncim të atij që, jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret që ta shohë para SPAKU-t, Ilir Metës. Po si qenka kjo kështu, kaq e përmbysur?”, u shpreh zoti Rama.

Kryetari socialist la të kuptohej sërish se SPAK po godet më shumë nga e majta, duke theksuar megjithatë se partia e tij ka patur gjithnjë të njejtin qëndrim sa herë që është dashur të merret përpara drejtësisë cilido pjestar i tyre.

Por pakënaqësia më e madhe e zotit Rama lidhet me mosndërmarrjen e asnjë veprimi ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara për “korrupsion madhor”. Sipas tij në përballjen me të keqen, SPAK deri tani ka dalë i humbur, tha zoti Rama duke folur për “një tallje të madhe”.

Ndërsa deklaroi se durimi i shumicës në pushtet po soset, ai ju drejtua me një thirrje të hapur SPAK-ut: “Zonja e zotërinj të SPAK-ut, zgjohuni e dilni në mbrojtje Shqipërisë. Nëse Shqipëria sot është e turpëruar përpara një non grate, një të vdekuri që i bën karshillëk këtij populli dhe tërë dynjasë, këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë, SPAK-u. Askush tjetër!”

Zoti Rama u kujdes të nënvizonte se kjo “nuk është një thirrje partiake, nuk është një thirrje politike por është thirrja e forcës që e ka udhëhequr dhe që e garanton reformën në drejtësi”, pasi sipas tij “po sfidohet drejtësia dhe se po delegjitimohet SPAk-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë”.

Zoti Berisha është figura më e lartë e përfshirë në listën e Shteteve të Bashkuara, por jo i vetmi, dhe kryeministri nuk ka kërkuar ndonjëherë përse SPAK nuk po vepron dhe ndaj të tjerëve. Ish kryebashkiaku I Durrësit Vangjush Dako, ishte një njeri i afërt me kryeministrin. Socialistët sot llogarisin në parlament si mbështetje të tyre dhe tre votat e deputetëve të Partisë së zotit Tom Doshi, ndërsa falë lidhjeve të qarta me shumicën ish deputeti Aqif Rakipi mundi të fuste në parlament në radhët e socialistëve djalin e tij dhe një tjetër të afërm.

Partia Demokratike, e kontrolluar nga zoti Berisha, e që ka sulmuar shpesh SPAK-un duke e konsideruar si një vegël të kryeministrit, reagoi sot ndaj deklaratave të zoti Rama.

Sipas anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi “sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që prokuroria speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij. Çdo aferë të çon tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sotëm ndaj SPAK është treguesi më i mirë se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi.Ai ka vetëm hallin e tij dhe të karriges që e mban peng përmes korrupsionit dhe aleancës me krimin e organizuar. I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte, nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit!”

Ndërsa presidenti Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij duke u shprehur se “mbrojtja që kryeministri i jep në publik zotit Dvorani nga partia, është thirrja publike për organet e Drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë se përndryshe do të kenë pasoja”, nënvizoi zëdhënësi i Kreut të Shtetit.

SPAK, nga ana e vet, shmangu reagimet mbi deklaratat e kryeministrit. E pyetur për deklaratat e kryeministrit Rama, zëdhënësja e SPAK-ut u përgjigj se ky institucion nuk kishte asnjë koment./VOA/

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In