• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një rrëfim nga Mevlan Shanaj: “Lasgush Poradecin e sollën nga spitali ‘të vdekur’, por pas ca orësh u ngrit nga arkivoli”!

29/02/2024
in Aktualitet, Nostalgji
A A
Një rrëfim nga Mevlan Shanaj: “Lasgush Poradecin e sollën nga spitali ‘të vdekur’, por pas ca orësh u ngrit nga arkivoli”!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për lidhjen e tij shpirtërore me shkrimtarin e madh Lasgush Poradeci. Ai tregon se ka pasur fatin që ta takojë e të flasë me shkrimtarin, ku ka mësuar shumë prej tij.

Një rrëfim nga Mevlan Shanaj:
Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator (në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve) me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit.

Më kishte ardhur sgalemi në dorë. Bisedova me Dr. Misto Marko, mik i Lasgushit, burrë i ditur. Shkojmë te Thomaqi, miku më i afërt. Thomaqi kishte një si studio i thënçin që punonte si piktor apo ekzekutues i pllakateve apo lajmërimeve të qytetit. Pasion kishte pllakatet e filmave. Lasgushi aty në atë studio kalonte orë me Thomaqin, po aty në një nga ata magnetofonët që shpërndau Lidhja e Shkrimtarëve, herë pas here Lasgushi recitonte! Nuk di se ku duhet të jenë ato lexime poetike me zërin e tij.

Për ta bindur për intervistën, vajtëm takuam shokun e fëmijërisë Nuçi Tira, që ishte me “pushtet” nënkryetar i Degës së Brendshme. U vendos që të nesërmen Lasgushi, shoku Nuçi dhe Dr Misto do takoheshim në Drilon, aty ishte qetësi dhe bukur! Ishte vendi ku pushonte shoku Enver. Ne si televizion i bindëm pasi shoku Enver vinte në gusht!

U takuam dhe biseda ishte mes tyre e lirë, mes shokësh të përditshëm. Erdhi edhe rakia perla apo moskat që ia kishte qejfi. Duke xhiruar ishte krejtësisht i lirë në mendimet e tij. Me kamerën e Stefan Gajos, me film 16 mm, kemi xhiruar gati dy orë. Në një çast më thotë për Naçin (kameramanin) po ky ç’më rri si vuv nuk flet fare!
Mes shumë bisedave citoi për Kosovën; Kosova, luftë Skënderbejane… do të vuaj se nuk e kaloi Rilindjen, asnjë popull nuk zhvillohet pa kaluar Rilindjen.
Më tej më thotë: Unë poezinë nuk e shkruaj po nuk lëvizi guri i mullirit! E di ti, gurin e mullirit?!
– Po, i them! Pa pritur, më bërtiti: Asgjë nuk di! Unë heshta. Ata që ia dinin huqet nuk reaguan, por Dr Misto i tha, z. Llazar, (atij nuk i thoshte njeri Lasgush, veçse z. Llazar) ky e di se është i shoqi i Natashës!

Ah, më tha, ajo është e mirë! Në bisedë e sipër përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë. Dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine, dhe Leopard! E di ti nga sa libra kanë shkruar këta? Unë ngrita supet! Nga njëckë, më tha dhe ngriti gishtin e vogël. Sepse poezia nuk është art që bëhet me porosi. Unë që të bëj një poezi rri me muaj apo me vite! Më thonë mua pse nuk shkruan Llazari, ja shkrova unë për Reshit Çollakun se e njihja dhe thashë: Hajde o Reshit Çollaku, shtive shtatë e vrave tetë, përse e shkrova kështu?! Se ishte trim ai!

Nga intervista u transmetua 31 min në “TVSH” dhe 30 min të tjera i sinkronizova dhe i dorëzova në arkiv pasi ishin mendime të lira që sigurisht nuk do t’i pranonin për t’u shfaqur në atë kohë. 10 vjet më vonë më 1991 shkova në Arkivin e “TVSH”-së i kërkova ato materiale të sinkronizuara të gatshme për transmetim, por nuk e gjeta filmin. Kur u shfaq dokumentari për Lasgushin në një festival të filmit, zbrisja shkallët e pallatit të kulturës me Viktor Gjikën, që kishte në dorë, kupën e festivalit me dokumentarin “4 këngë për partinë” më thotë: Kjo kupë i takonte Lasgushit, po Partia i merr të gjitha!
Kthehem te koha me Lasgushin, në mbrëmje të asaj dite aty ku është sot “Turzmi” që i thonë, po shëtisnim pesë veta, thotë Dr Misto, po fryn gjoli z. Llazar, ikim,! Jo, thotë dhe ma kap dorën e më tregon se poshtë këmishës kishte karton për t’u mbrojtur nga era, nuk ka ç’më bën era, jam i mbrojtur! Dhe pak më tej nxori orën nga xhepi i një kostumi të vajtur, ora ishte një orë kineze tavoline, i ra nga dora u përkula e mora, e vuri në vesh dhe tha: Gjene punon! Ç’më shikon i çuditur më tha: ora për të treguar kohën është, jo po të krekosesh me ora të shtrenjta! Kjo e bën punën për mua dhe e futi në xhep! Kuptohet kur ishe me të ai fliste, fliste dhe tregonte pafundësisht ngjarje me një kujtesë fenomenale!

Ja kush ishte Lasgushi për mua! Më shumë se legjendë, jo njeri, një magji, që vazhdon të endet në mendjet e çdo pogradecari! E dini, që një herë e sollën nga spitali të vdekur, por pas ca orësh u ngrit nga arkivoli! Dhe tha: Jam Shën Llazari, nuk di të vdes! Ky ishte Llazar Gusho! Vonë shumë së bashku me Natashën përgatitëm skenar për film artistik, vajtëm takuam Marien të bijën, për leje autorësie. Mbeti vetëm një dëshirë! Skenari rri në sirtar siç u rrinë krijuesëve shumë e shumë vepra të tjera!

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In