• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Një parti që ka turp nga babai i saj

26/03/2021
in Blog
A A
Një parti që ka turp nga babai i saj
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Këshilltarët e fushatës së Lulzim Bashës kanë një keqkuptim me elektoratin shqiptar. Fakti që atyre u rezulton se Sali Berisha është figurë e urryer në rang kombëtar, i ka bindur ata të rekomandojnë fshehjen e tij nga tribuna, ku çelej fushata e Partisë Demokratike.

Ky gjest do të vlente nëse Partia Demokratike do të kishte bërë vërtet një ndryshim të thellë dhe tani ishte në kërkim të elektoratit gri në Shqipëri.

Ndryshimi për t’u distancuar nga Berisha, duhet të fillonte në fakt prej 2013, ose qoftë dhe prej 2017-s, por e vërteta është se ai nuk filloi kurrë.

Madje ata që i kanë shkruar librin Lulzim Bashës kanë argumentuar se pika më e fortë e tij, është se “nuk e ka vrarë babain”, pra nuk është distancuar nga Sali Berisha.

Më tej, listat e vitit 2021 janë tërësisht produkt i Sali Berishës, përveç disa kandidatëve që kanë paguar tek kunati.

Gjithçka tjetër është një rikthim tek garancia që Sali Berisha do të ketë, tek grupi i ri parlamentar në opozitë.

Disa muaj para fushatës elektorale, Sali Berisha refuzoi të vetmen grimasë për ndryshim të Lulzim Bashës, “Komisioni Ruli-NishanI”, të cilin e poshtëroi duke detyruar Lulzim Bashën të rikthente gjithë të skualifikuarit e tij dhe të ndëshkonte Rulin dhe Nishanin, me mos kandidim, ndërkohë që gjeti vend të vendoste Mark Markun në Lezhë.

Ai deklaroi hapur ende pa folur Lulzim Basha, se do ishte kandidat në zgjedhje dhe se do të njoftonte Bashën, kur ta ndante mendjen se në cilin qytet do kandidonte.

Pra deri më 25 mars, Sali Berisha bëri gjithçka të dukej se ishte babai i PD-së, vendimarrësi i saj, urdhërdhënësi dhe strategu i vendimeve të mëdha, dhe hartues i listës së saj.

Në të vërtetë, elektorati më besnik i PD-së është dhe elektorati i tij.

Tani një lider që e drejton “de facto” Partinë Demokratike dhe ka besueshmërinë brenda saj më të madhe se Lulzim Basha, është qesharake ta mbash larg mitingut të hapjes, që të mos e shikojnë bota.

Sali Berisha nuk është baba ilegal i PD-së. Ai është legjitim dhe fuqiplotë brenda saj.

Ta mbash në krye të oxhakut dhe ta fshehësh duke mos e nxjerrë në ballkon, se të tallin bota, është të tallesh me PD-në dhe ta fyesh atë.

Po kështu, do kishte kuptim dhe distancimi nga një parti me profil zhvatës si LSI-ja, po qe se dy javë më parë nuk do të bënte marrëveshje që do bashkëqeverisin pas zgjedhjeve. Por kur ti ke firmosur se do qeverisësh me të, dhe nuk e fton ta kesh në krah të tribunë, se tremb të pavendosurit, thjesht je duke tentuar të marrësh ca vota nga thesi i saj, që të jetë më e vogël gjoba në rast koalicioni.

Elektorati gri i shoqërisë sonë, është më i pasigurt nga trukimet e Lulzim Bashës, se sa nga identiteti politik i Sali Berishës. Këtë të fundit e njeh mirë kush është dhe nuk ka asnjë dilemë kur e voton, ose kur e refuzon, kur e do, ose kur e urren.

Kurse këtë tjetrin, që Berishën e do në qoshe dhe vetë të dalë në ballkon, si ata që fshehin babën para shokëve, se u vjen turp nga pamja e tij, kam frikë se nuk e duan as ata brenda PD-së, e jo më ata jashtë.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In