• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një ndjesë e munguar që Lulzim Basha dhe Kostaq Papa duhet t’ia kërkonin gruas shqiptare në vigjilje të “8 Marsit”

08/03/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Një ndjesë e munguar që Lulzim Basha dhe Kostaq Papa duhet t’ia kërkonin gruas shqiptare në vigjilje të “8 Marsit”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rigels Seliman

Ky Parlament padyshim që do të mbetet gjatë në memorien e secilit prej nesh për nivelin e ulët intelektual të deputetëve, të cilët përfaqësojnë popullin. Dhe padyshim që peshën kryesore të fajit duhet ta mbajë kryedemokrati Lulzim Basha dhe kreu i LSI, Monika Kryemadhi që përmes gjetjeve apo zbulimeve mbushën listat e partive  respektive sa i takon zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 me lloj-lloj frymorësh, ndërsa ironia e fatit i bëri deputetë.

Pak kohë më parë mediat vizive, të shkruara dhe rrjetet sociale buçitën, teksa i servirën publikut një deklaratë të një deputetetje nga lista “Basha” që ngatëronte “Korporatën” me “Kërpëratën”, artikulim ky që bëri që i madh e i vogël të qeshte, por ndihej edhe i fyer nga ligjvënësit që i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.

Por arkivin e  perlave të artikuluara nga goja e tyre, gjithmonë ata që marrin kurajon të ngrihen dhe dalin te foltorja, e pasuroi të enjten që lamë pas dhe Kostaq Papa. Deputeti i opozitës parlamentare, i cili ka hyrë rishtas në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Duke folur në seancën e të enjtes në tentativë për të dhënë një mesazh për gratë në vigjiljet të “8 Marsit”, ligjvënësi tiranas tregoi se kur ishte më i ri dhe kishte para e kaçurrela, iu jepte femrave që kishte afër më shumë pije të shtrenjta(Wisky) se ujë. Mirëpo, mua nuk më intereson fare historia dhe odiseja e jetës së deputetit në fjalë, por më intereson mënyra se si ata flasin dhe shëndeti i tyre mendor.

Jo të gjithë deputetët e opozitës janë si Kostaqi, por ky sojzëz kurrsesi nuk duhet që të më përfaqësojë mua dhe qytetarët shqiptarë në Parlament. Ky institucion është tempulli i demokracisë, ku gatuhen ligjet e kalojnë marrëveshjet, kështu që edhe niveli intelektual i deputetëve, se shkencor as që bëhet fjalë duhet të jetë të paktën mbi atë mesatar. Ky kriter jovetëm që është përdhunuar e syrgjynosur, por opozitën e kryesuar nga PD e përfaqësojnë frymorë si Kostaq Papa.

Megjithatë, pak rëndësi ka qasja intelektuale e tyre, pasi unë mora guximin për të shkruar këto dy rreshta, për të kërkuar një ndjesë që Basha dhe Kostaqi duhet t’ia kërkonin gruas shqiptare. Për mua gruaja shqiptare është jetë dhe nuk është ajo që pretendon deputeti i Bashës. Ky sojzëz sado Kapadai të ketë qenë, nuk i falet që përgojoi gruan shqiptare. Po, po nuk i falet që një analfabet funksional si ky deputet të nëpërkëmbin nderin dhe figurën e gruas shqiptare.

Kjo e fundit është aset dhe ne duhet të përulemi para saj, kushdo qofshin rrethanat. Kështu që, boll më dhe uroj që zgjedhjet e ardhshme t’i fshijnë këta deputet që bëjnë ironikun, donzhuanin, të fortin apo superiorin. Dikush duhet t’iu kujtojë këtyre deputetëve që janë mjeranë. Më mirë të jemi të papërfaqësuar se sa të jemi të turpëruar në kësisoj rastesh, ku deputetët flasin përçart.

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In