• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Një koronavirus dhe dy kolera…

31/03/2020
in Blog
A A
Një koronavirus dhe dy kolera…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bledi Mane

1./
Te lindja jote ata silleshin si bakterje e ndyrë nëpër koridorët e maternitetit. Pastaj të ndoqën nga pas në shtëpi dhe kur ti pije qumështin e sat ëme kërkonin të futeshin brenda gojës tënde të të helmonin. Qaje ti, ata hidheshin përpjetë nga gëzimi, lodroje ti ata nxinin nga mllefi. Në çerdhe, në kopësht, në shkollë, në lagje, mes shokësh, te fletorja e detyrave të shtëpisë, te topi që shkelmoje, te adoleshenca jote, kudo ata vërtiteshin të të spërkasnin me pështymën e helmatisur që ti të infektoheshe e të mos rriteshe. Sëmundja jote ishte lumturia e tyre, shëndeti yt i brengoste. Dimrin ta kallkanosnin më tepër, beharin ta ftohnin si dimër. Pranverës kërkonin tia zverdhnin gjethet, frutat e vjeshtës ti myknin nga zgjebja e tyre.

Të ndiqnin nga pas kur puthje të dashurën, universitetit tënd ia kyçnin auditorët, pastaj të shtynin të largoheshe nga atdheu e të mallkonin kur ti i injoroje.

Turfullonin kur dera i hapej vendit tënd të hynte në familjen e madhe evropiane, qeshnin me lotë kur ti lotoje në gërmadhat e tërmetit. Mallkonin pse vonohej ardhja e virusit vdekjeprurës dhe kur viroza na helmoi të gjithëve u bënin atentat mjekëve dhe infermierëve të mos shkonin në spitalet e tyre. Numërojnë çdo ditë viktimat e mortjes dhe luten që ne të katandisemi sa më shpejt në një karantinë spanjolle apo italiane.
Dalin natën dhe përgjojnë nëse rënkojmë nga dhimbjet e sëmundjes dhe ndezin fishakzjarret e mënxyrës kur lëngojnë qytete e fshatra…

2./
Ndryshe nga vendet e tjera të planetit që përballë kanë të vetmin armik të padukshëm, ne në Shqipëri kemi tre. Të padukshmin Coronaklasik që një ditë do ta zhdukim dhe dy Kolera të tjera që do na mbeten këtu.
Simptomat e tyre tashmë i njohim, nuk kanë as ethe e as kollë. Janë dy Kolera që nxijnë nga cinizmi dhe vjellin vrerin e hirtë në çdo muaj, në çdo stinë, në çdo ekran televizori, në çdo portal lajmesh.
Nëse i hasni apo rastisni me ta mos u largoni, mos nxitoni në farmacinë më të afërt, mos blini as ilaçe e mos bëni as vaksina. Mos u tutni kur u aviten e u qurraviten, kur u mallkojnë a tentojnë tu helmojnë.

Antitrupi më i mirë është ti mëshironi u tua qani hallin. Janë të dy të tredhur nga e djeshmja e tyre, nga rrënimi i familjeve të tyre, nga gratë e tyre, nga mungesa e dashurisë dhe nga abandonimi i shokëve të tyre. Prodhojnë dhe tentojnë të shesin mllef më tepër se një firmë farmaceutike por si gjithmonë u mbetet stok i pashitur edhe mllefi, edhe cinizmi.

3./
Janë dy Kolera që fatkeqësisht na duhen për të përforcuar imunitetin tonë kolektiv. Gjithësesi po u njoftoj se data e prodhimit të tyre ka skaduar:
Fatos Lubonja, mars 1997
Andi Bushati, qeshor 2005

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In