• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Një javë në ditëlindjen “fake” të De Niros, por përjetimi ishte real!

15/10/2025
in Blog
A A
Një javë në ditëlindjen “fake” të De Niros, por përjetimi ishte real!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Ka një arsye pse gjithmonë e them me krenari se jam me fat që punoj në industrinë më të famshme dhe më të veçantë të botës, në industrinë e filmit Amerikan. Një univers ku çdo ditë është ndryshe, ku realiteti shpesh përthyhet në skena të krijuara me mjeshtëri dhe ku paraja apo fama, ndonëse të pranishme, nuk janë asgjë përballë fuqisë së tregimit dhe vlerave që kjo industri mban mbi supe.

Prej 11 vitesh kam qenë pjesë e shumë projekteve filmike në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por përjetimi që pata këtë javë ka qenë padyshim më i veçanti. Mora pjesë në xhirimet e një komedie epike ku luan Robert De Niro, një nga figurat më ikonike të kinemasë botërore, në një skenë që imitonte ditëlindjen e 80-të të personazhit të tij, Jack, ndonëse vetë De Niro në të vërtetë sapo kishte lënë pas 82 vite jetë dhe karrierë të lavdishme. Xhirimet u zhvilluan në një nga ambientet më piktoreske, përrallore të Long Island-it. I gjithë vendi ishte shndërruar në një festë të madhe ku dallohej një banket madhështor, muzikë live me këngët klasike të Frank Sinatrës, dekore të realizuara deri në detajin më të vogël. Pra ishte një atmosferë që nuk kishte asgjë për t’i pasur zili një feste të vërtetë.

E gjithë ky organizim magjik i dedikohej “Jack-ut”, personazhit të De Niros, që në tre sagat e filmit sjell humor dhe batuta të paharrueshme.

Unë dhe kolegë të tjerë luanim të ftuarit e Jack-ut, miq të afërt të familjes së tij që kishin ardhur për ta uruar në këtë përvjetor. Edhe pse festa zhvillohej vetëm në një ditë sipas skenarit, xhirimet zgjatën plot shtatë ditë intensive. Regjizori kërkonte këndvështrime të ndryshme, shumë dubla dhe një intensitet që zgjaste deri në 15 orë në ditë. Por lodhja zhdukej përballë asaj që përjetonim, një sheshxhirim me yje si De Niro, Ben Stiller, Owen Wilson, Ariana Grande, Blythe Danner dhe të tjerë. Pra të gjithë nën ombrellën e produksionit gjigant të Universal Pictures.

Rreth 40 kamionë të mëdhenj transportonin çdo ditë pajisjet e nevojshme, duke e kthyer këtë projekt në një demonstrim të vërtetë të forcës dhe profesionalizmit që fshihet pas ekranit të madh. Skena ime ishte një nga hyrjet kryesore, momenti kur Jack përshëndet miqtë e tij dhe nisin vallëzimin në një pistë që nuk pushonte kurrë së lëvizuri, ndërsa ne me gota në dorë duhej të silleshim natyrshëm si pjesë e kësaj feste që në fakt ishte thjesht një film.

Por përjetimi ishte më real se realiteti. Pranë këtyre ikonave, e ndjeje artin jo vetëm në performancë, por edhe në përulësinë e tyre, në mënyrën se si flisnin prapa skenave për jetën, familjen, kujtimet… si njerëz të zakonshëm. Ishte pikërisht kjo ndjesi që e bënte magjike atmosferën. Kush nuk do ta ëndërronte të ishte pjesë e një ditëlindjeje të tillë, qoftë edhe e trilluar, në nder të një prej legjendave të pakta të kinemasë epike si De Niro, Al Pacino, Joe Pesci, Dustin Hoffman e disa të tjerë?

E gjithë kjo javë nën strehën e tendës , me tingujt e muzikës që nuk ndalej më kujtuan dasmat e fëmijërisë sime, ato që zgjasnin ditë të tëra me valle, këngë dhe festë të pandërprerë. Madje, më solli ndërmend edhe ato ngjarje të mëdha popullore të kohës së fëmijërisë sime, ku gjithë fshatrat me kooperativistët dhe qyteti me ndërmarrjet bashkë me studentët e shkollave të mesme e të larta bashkoheshin për përvjetorë të rëndësishëm si Lufta e Reçit apo e Vigut. Atëherë, entuziazmi popullor ishte i njëjtë, një përjetim kolektiv që lidhte njerëzit përmes kujtimeve, emocioneve dhe festës duke ua bërë më të lehtë vuatjen dhe skamjen që kishte prekur vendin për arsye të regjimit të totalitar.

Java përfundoi me xhirimet e festës së “ditëlindjes” së De Niros, për t’i lënë vend një projekti tjetër në fundjave, të xhirimeve të një videoklipi të një prej këngëtarëve më të famshëm të Bachata dhe Latin pop, Romeo Santos. Këtë herë në xhirimete klipit, nuk do të isha më i ftuar në festë, por një polic i Nju Jorkut(NYPD) që arreston këngëtarin e njohur latin.

Kjo është magjia e kinemasë, çdo ditë është një botë e re. Nëse më pyesni sot se çfarë është kinemaja për mua, do të thosha se është pikërisht kjo. Një festë që ngjan me jetën, por që e tejkalon atë. Një përjetim që fillon si skenar dhe përfundon si kujtim i paharrueshëm.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë sot 96 vjetorin e lindjes së “Artistit të Merituar” Luan Qerimi

Kujtojmë sot 96 vjetorin e lindjes së “Artistit të Merituar” Luan Qerimi

15/10/2025
14 vjet pa “gjyshin e mësuesit” aktorin i mirënjohur shkodran Ndrek Prela

14 vjet pa “gjyshin e mësuesit” aktorin i mirënjohur shkodran Ndrek Prela

15/10/2025
Një javë në ditëlindjen “fake” të De Niros, por përjetimi ishte real!

Një javë në ditëlindjen “fake” të De Niros, por përjetimi ishte real!

15/10/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In