• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Një incident i rëndë në Portin e Durrësit: “Mihalët” e Shqipërisë (Video)

05/04/2020
in Blog
A A
Një incident i rëndë në Portin e Durrësit: “Mihalët” e Shqipërisë (Video)
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kulmin e krizës së koronavirusit, kur turizmi pritet të jetë një ndër sektorët më të prekur, porti i Durrësit i vizitua nga një prej jahteve më të famshëm në botë për madhësinë, luksin, por edhe profilin e tij.

Por, ndryshe nga sa mund të pritej, kjo ishte një vizitë që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme duke lënë një shije tepër të hidhur për udhëtarët, por edhe një njollë të madhe për turizmin shqiptar.

Jahti 88 metra i gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur zbardhjen e ditës për t’u ankoruar me qëllim furnizimin me karburant si edhe ushqime, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ngjarjen e rrëfen Auron Tare…

***

Nga Auron Tare

Mihali i Qeparoi u bë i famshëm se në restorantin e tij tentoi të rrihte nja dy shqiptarë dhe tre spanjollë se nuk i paguan peshqit e skuqur. U tund vendi nga ky turp i Mihalit.

Ministri i Turizmit me lule në dorë kërkoi falje në cdo televizion për këtë turp që ju bë turizmit shqiptar.

U bë si u bë dhe skandali i Mihalit u mbyll më pak PR dhe shumë debate .

Por fundi i fundit Mihali ishte një person privat i cili në një farë mënyrë me aktin e dhunshëm tregoi se sa problematik është turizmi tek ne. Asgjë më shumë.

Ndërkohë dje ca “Mihale” të tjerë me uniformë shtetërorë turpërojnë jo veten e tyre por shtetin që i ka vendosur ta përfaqësojnë.

Rasti i një prej anijeve më të famshme në botë “Malteze Falcone” e cila erdhi në Portin e Durrësit për të bërë furnizime në këtë kohë të mbrapshtë tregon fytyrën e “Mihaleve” të Institucioneve tona.

Anija e famshme e cila kërkoi leje sipas rregullave për t’u futur në Port për t’u furnizuar për arsye të situatës që dihet nuk u furnizua dot ditën që erdhi. Dhe sipas rregullit kërkoi leje për të qëndruar fund- javën në Port deri të hënën që hapen përsëri zyrat e shtetit shqiptar.

Autoriteti Portual sipas rregullit i dha leje por “Mihali i Kapitenerisë Shqiptare” në këtë rast Paulin Ndreu me anë të Mihalëve që ka nën urdhëra “e rrahu” gjithë ditën Kapitenin dhe ekuipazhin e kësaj anije për ta larguar nga Porti.

Duke e kërcënuar me burg dhe plot fjalë fyese. Po përse do pyesë ndokush? Sepse Zoti Ndreu dhe Ministrja që përfaqëson kanë nxjerrë një urdhër (po atë ditë që erdhi anija) se jahtet duhen të largohen se pengojnë anijet e mallrave. Ndërkohe Porti Detar ju jep leje për të qëndruar, Kapiteneria i përzë nga Porti me një gjuhë rrugaçësh dhe arrogancë tipike për vulgun shqiptar.

Fatkeqësisht “Mihalët” nuk e kuptojnë se do të ketë Jetë edhe pas kësaj kohe të mbrapshtë ku përsëri do të kërkojmë të na vijnë turistë, do të kërkojmë artikuj pozitivë në mediat e huaja për mikpritjen dhe traditat shqiptare e broçkulla të tilla. Industria e jahteve është maja e turizmit botëror dhe përsëri do të kërkojmë te na vizitojnë anije elitare.

Për të gjitha këto arsye në kohë të vështira duhet të ndihmojmë sa mundemi këtë industri. Nuk duhet të lëmë “Mihalët” të na përfaqësojnë, përndryshe asnjë buqetë me Lule e Ministres që kontrollon “Mihalet” nuk do të na bënte derman.

derman.


Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In