• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Një homazh për Lad Grillon, i cili sot ndërroi jetë! Lad Grillo, imazhi sportiv i televizionit “pa klithma” rrëfime të tij që nuk duhen humbur

30/12/2021
in Blog, Sport
A A
Një homazh për Lad Grillon, i cili sot ndërroi jetë! Lad Grillo, imazhi sportiv i televizionit “pa klithma” rrëfime të tij që nuk duhen humbur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata*

Në kohët e sotme, kur bashkë me ndeshjet e papushimta, në transmetimet e tyre në televizion nuk rreshtin bërtitjet me zë koke dhe pasthirrmat “mas latinos” që nuk mbarojnë, ka mbetur si alternativë një model krejt ndryshe “anglo-sakson” i sportit të butë dhe pa bërtitur.

Ai është natyrisht Vladimir Grillo, zëri dhe imazhi i sportit në televizion për vite e vite me radhë, i cili shpjegimin e ka sërish “anglo-sakson”-alla BBC. “Unë preferoja të flisja me intensitet më të ulët, pasi është figura që flet vete, në radio është ndryshe, duhet më shumë ritëm”, thotë Ladi, i cili edhe pse në pension tashmë, duket menjëherë si një person që merret me sport.

Edhe pse vitet ikin, portreti është i njëjtë. Vendin e takimit e lë në një vend padyshim që është brenda natyrës: “Pranë Komitetit Olimpik”(te kryqëzimi i zhurmshëm i 21 Dhjetorit, tabela e KOKSH as që duket gjëkundi).

“Ka shumë futboll vërtetë në televizionet tona, mirë bëhet po sportet e tjera?”, thotë Vladimir Grillo, gazetari që krijoi epokë dhe model për vite e vite në televizion, duke u kthyer në një pikë referimi për transmetimin sportiv.

“Mezi pres që të transmetoj Kampionatin Europian të Notit”, thotë Ladi, ndërsa lëviz lehtë shishen e ujit në tavolinë.

Shiko për mua nuk është futbolli sporti i pasionit edhe pse është më popullori, pëlqej lojrat me dorë, basketbollin, volejbollin, atletikën, notin. Ka më shumë dinamikë në një ndeshje basketbolli, ka më shumë aksion. Futbolli është më shumë statik”, dhe i vjen keq që tek ne ka shumë pak sporte të tilla që kanë qenë mjaft popullore dhe të praktikuara nga shqiptarët.

Kur e pyet për ndeshjen ndërkombëtare më të rëndësishme të jetës së tij që ka transmetuar nuk ka dyshim: “Patjetër ndeshja Partizani-Flamurtari, viti 1987, në stadiumin e ushtrisë jugosllave në Beograd”, thotë dhe nis të tregojë.

“Ka qenë e vetmja ndeshje ndërkombëtare që kam trasmetuar direkt, nuk shkonin shumë gazetarë në ndeshjet ndërkombëtare, kushtonte shumë. Por ajo ndeshje në Beograd, goli i Sokol Kushtes, fitorja, kanë mbetur në koshiencën time jo vetem profesionale”, rrëfen gazetari i njohur, i cili riprodhon edhe detaje nga atmosfera në stadiumin ku 28 vjet më pas u shfaq një përplasje e shëmtuar në takimin e kombëtareve Serbi-Shqipëri.

“Jo s’pati asgjë nga ajo atmosferë që ndodhi tani, gjithçka ishte e qetë korrekte dhe mjaft normale. Mbaj mend që komentatori jugosllav e ka transmetuar korrekt ndeshjen. Madje për golin e Kushtës, tha që e dërgoi topin në këndin e rrjetës ku bën fole dallëndyshja”, tregon me ekzaktësi gjithçka që ka shënuar në ditarin e gazetarit. Grillo e cilëson si mëkat që sporti përzihet me ndjenja të tjera si politike apo folklorike, pasi ka një veti që i bashkon njerëzit dhe shërben për të zbutur gjakrat.

Dhe në këtë logjikë, i rikthehet transmetimit të sportit në televizion. “Kemi dhënë direkt disa aktivitete të rëndësishme nga të gjitha rrethet e vendit, si kampionate basketbolli, volejbolli, kampionate të notit, të cilat ktheheshin në festa për komunitetet vendore, ku përfshiheshin njerëzit dhe rrezatohej vetëm energji pozitive”, thotë më pas, duke iu rikthyer një paranteze.

“Shiko Ylli, unë bashkë me operatorin Astrit Omeri, majë motorit kemi xhiruar të gjitha etapat çiklistike në çdo cep të vendit. Më pas ktheheshim në televizion, lanim filmat, një strapacim në vete, kthenim në montazh i montonim dhe çdo gjë ishte gati për t’i transmetuar. Ka pasur shumë emisione për sportin jo vetëm ‘Rubrika Sportive” por edhe disa të tjera. Punohej me pasion. Por gjynah që shumë nga arkiva e pasur nuk është më, disa janë të dëmtuara, disa në teknologji të vjetër, e disa janë fshirë”.

Fshirë? “Po, po janë fshirë komplet. Kur bëheshin kongreset e PPSH apo aktivitete të tjera politike ne në TVSH nuk kishim sasi të mjaftueshme filmi dhe kush sakrifikohej, kush e hante? Sporti.

Vladimir Grillo, e ka nisur karrierën e tij si gazetar në televizionin publik shqiptar, në redaksinë e kulturës dhe letërsisë. Por në sport hyri ashtu rastësisht por më pas mbeti se u përfshi, iu kthye sporti në pasion, pra ka qenë një destinacion për të përcjellë emocionet e forta sportive nëpërmjet ekranit, por natyrisht duke i dhënë ngjyrimin artistik, gazetaresk, e padyshim jo të rëndë dhe tronditës.

Një profil gazetari që i ka dhënë publikut një dimension që në fakt gazetaria e ka, vërtetësinë dhe paanshmërinë. Komentatorët sot janë kthyer në përcjellës jo vetëm të asaj që ndodh në fushë, por të ndjesive që vijnë nga jashtë saj, madje më e keqja dhe ambjenteve që e kanë kthyer në një biznes çoroditës disiplinën, e cila që kur ka lindur në Greqinë e Lashtë, i përkiste publikut, njerëzve për t’i edikuar dhe krijuar një dimension social pozitiv.

Meqë ra fjala te Olimpiadat, Vladimir Grillo ka qenë gazetari i parë shqiptar që ka transmetuar nga Lojrat Olimpike. Dhe këtë eksperiencë, Ladi e tregon me emocion të veçantë. “Lojrat Olimpike të Sidney të vitit 2000 kanë qenë një përvojë e pashlyeshme. Jo thjesht që pata një incident në udhëtimin në avion, që normalisht nuk harrohet, por vete transmetimi i atyre lojrave ishte një diçka profesionalisht që më mbushte.

Edhe pse nuk transmetoja me figurë nga kamera jonë, kam transmetuar pa fund me zë që më pas i ngjiteshin figurës që merrej nga rrjeti botëror. Janë sporte të bukura, japin kaq energji dobisjellëse, sa ndjehem mirë kur përcillja këtë ndjesi tek shikuesit. Duke i informuar sa më shumë, por pa ndërhyrë në perceptimet që vetë publiku krijon kur shikon sport në televizion. Shiko, figura flet vetë dhe nuk ka pse flet vazhdimisht….Radioja është ndryshe, edhe shtypi i shkruar gjithashtu. Qofsha i gabuar por unë kështu mendoj…”.

* Një homazh për Lad Grillon,iI cili sot ndërroi jetë. Një profil i publikuar 5 vjet më pare

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In