• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Një histori e dhimbëshme nga jeta e një artistje të rrallë! Mimika stërmbesa e Sami Frashërit që ne e njohim si gruan e Ndrek Lucës

27/10/2023
in Nostalgji
A A
Një histori e dhimbëshme nga jeta e një artistje të rrallë! Mimika stërmbesa e Sami Frashërit që ne e njohim si gruan e Ndrek Lucës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Në një nga festat e pafundme të tij, Gjergji, më “dënoi” duke më thënë:

-Ti rri ulu andej nga fundi me Mimikën, se jeni nga jugu, s’keni punë me ne malokët. Se ajo andej i ka stërgjyshërit, nga ata bejlerët….

Në fakt dhe unë si shumë të tjerë, ngaqë Mimikën e lidhnim gjithmonë me Ndrekë Lucën, e dija se ishte nga Shkodra. Dhe aty nisi të më tregojë historinë e saj.

Nëna e Mimikës është mbesa e Sami Frashërit, familja e së cilës ka pas jetuar në Janinë, para Luftës së Dytë Botërore. U martua me një avokat që jetonte mes Janinës dhe Gjirokastrës dhe Mimika vet ka lindur dhe jetuar vitet e para të fëmijërisë mes Gjirokastrës dhe Janinës. Në kulmin e luftës italo-greke, babai i saj avokat vdes në Janinë nga një sëmundje e pashërueshme, në moshë relativisht të re.

Nëna e saj, një grua deri atëherë e përkëdhelur nga fati, mbeti befas me fëmijët e saj në mes të Janinës.

Mimika ma përshkroi shtëpinë e saj në Janinë, aty ku është sot komanda e Policisë dhe rreth 1 hektar tokë rrotull vilës. E futur në panik nga mbetja vetëm, nëna niset me fëmijët drejt shtëpisë së Gjirokastrës, ku kishte afër dhe njerëzit e saj.

Në Kakavijë rojet greke e paralajmëruan se po kalon në një shtet armik, pasi Shqipëria i kishte shpallur luftë Greqisë nën shtytjen e Italisë, dhe nëse zgjidhte Shqipërinë, duhet ta harronte Greqinë.
Nëna e saj vazhdoi rrugën dhe në pasaportë ju vu një vulë zbimi nga Greqia.

-Ushtari italian që na priti më dha çokollata, kujton Mimika, dhe na shoqëruan me një kamion deri në Gjirokastër.

Aty nisi drama. Shtëpia e tyre ndërkohë ishte bombarduar dhe rrënuar plotësisht. Gjithë gjërat ishin zhdukur. Ato nuk dinin asgjë. Befas mbetën pa shtëpi, me pamundësinë për t’u kthyer në Janinë dhe në mes të katër rrugëve, pa asnjë lek.

Të nesërmen udhëtuan drejt Tiranës dhe shkuan tek Toptanët. Krushqit e familjes Frashëri me Murad Toptanin kishin krijuar një miqësi që ishte shtuar në vite.

Por aty ishte sërish pa fat. Shtëpitë e Toptanëve ishin mbushur me refugjatë lufte nga Jugu, për shkak të lidhjeve të tyre me familjet e mëdha të Jugut. Nuk kishte vend ku të rrije.

Dikush nga Toptanët u premtoi se do fliste me Qazim Mullletin.

Të nesërmen Qazim Mulleti e priti nënën e Mimikës dhe atë vetë në zyrë, dhe u krijoi mundësinë që Mimika të strehohej tek “Streha Varfnore e Nënës Mbretëreshë”, ndërsa nëna e saj të punonte aty si pastruese. Kështu do të jetonin bashkë.

Ishte si një mrekulli e rënë nga qielli.

Prej vitit 1941 e deri në mbarim të luftës qëndruan aty të sigurta dhe Mimika u rrit në një shtëpi fëmije me nënën e saj tek koka.

Edhe disa vite pas luftës qëndruan aty, derisa arritën të sigurojnë një banesë të vetën.
Vite më vonë Mimika u martua me Ndrekën dhe filloi jetën e saj.

E pyeta se çfarë i ka mbet peng si artiste gjatë komunizmit. Aq më tepër si gruaja e një aktori që edhe pse luante kryesisht role negative, ishte shumë popullor.

-Më ka ngel peng brenga e nënës, tha. Ajo nuk e pranoi kurrë atë që bënim ne. Dhe gjithë jetën ndjehesha keq për të vërtetën që percillte arti jonë.

Mimika tregon kur kishte ftuar nënën të shikonte komedinë “Prefekti”. Nuk ishte versioni i Robert Ndrenikës, por i aktorit Mihal Popi. Pas tij e luajti rolin dhe Nikolin Xhoja.

-Shkuam në shfaqje dhe pas dhjetë minutash nëna uli kokën mes gjunjëve dhe nuk e ngriti derisa mbaroi shfaqja. E ndjeva se ishte fyer dhe zemëruar.

Kur mbaroi shfaqja dhe dolëm në korridor, shfryu ndaj meje.

-Të të vijë turp, më tha, që më sjell të shikoj si talleni me njeriun që na ka shpëtuar jetën mua dhe ty. Dhe u nda e zemëruar me mua dhe Ndrekën.

Për shumë kohë e kishte atë ngjarje pengun e jetës…

-E di Gjergji këtë, i thashë?

-E kemi treguar disa here, tha, por dhe ai qesh si gjithë shqiptarët kur i kujton komedinë “Prefekti”. Vetëm mua më vjen për të qarë akoma kur kujtoj nënën.

Pashë nga Gjergji.

– A e di se çfarë po më tregon Mimika, i thashë? Historinë e nënës me Qazim Mulletin.

Dhe Gjergji ja futi të qeshurës së tij si bubullimë përsëri.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

28/07/2025
Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In