• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

“Një grua e pasur por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin Zog”! Historia e mbretit me Mbretëreshë Geraldinë: Peripecitë për të marrë një nuse amerikane

16/09/2021
in Histori
A A
“Një grua e pasur por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin Zog”! Historia e mbretit me Mbretëreshë Geraldinë: Peripecitë për të marrë një nuse amerikane
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Ilir Ikonomi ka ndarë ‘merakun’ që kishte oborri mbretëror në vitin 1930 për nusen e ardhshme të Mbretit Zog. Në shkrim thuhet se ata kërkuan ndihmë nga kryediplomati amerikan Heman Bernstein.

Ky i fundit thoshte se më e rrezikshmja nga të gjitha do të ishte një princeshë italiane, nëse do të vinte për nuse. Ata mendonin se më e mire për Mbretin Zog do të ishte nëse merrte një nuse amerikane pasi do të ishte një shembull i shkëlqyer për popullin tonë.

Sipas tyre, një grua e pasur por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin. Pas shtatë vitesh Mbreti u njoh me 22-vjeçaren Geraldine Appony. Ndonëse ajo ishte hungareze, Geraldine e kishte nënën amerikane, ishte katolike, jo shumë e pasur por e bukur.

NJË NUSE DEMOKRATIKE PËR MBRETËRINË SHQIPTARE

Në vitin 1930, aq i madh ishte meraku për nusen e ardhshme të mbretit beqar Ahmet Zog, saqë oborri mbretëror iu drejtua për ndihmë kryediplomatit amerikan në Tiranë, Herman Bernstein.Në një kabllogram të datës 4 dhjetor për sekretarin e shtetit në Uashington, ministri Bernstein përshkruan bisedën që pati në legatë me Abdurahman Krosin, baba për shpirt i Mbretit Zog.

Krosi shoqërohej nga Faslli Frashëri, ish-deputet që shërbente si përkthyes.Krosi e filloi bisedën duke thënë se legata amerikane ishte e vetmja ku ai vinte për këshilla dhe për ndihmë, se Amerika ishte i vetmi vend të cilit Shqipëria i zinte besë, se vetëm Amerika mund ta ndihmonte Shqipërinë dhe se në fakt e kishte ndihmuar.Aburahman Krosi, shkruan Bernstein, ishte një burrë i gjatë dhe shpatullgjerë, të cilit i trembeshin të gjithë, edhe anëtarët e kabinetit.

Ai ishte besnik deri në fund i Mbretit dhe e donte monarkun si fëmijën e vet, sepse e kishte rritur dhe mbrojtur me duart e tij.“Unë jam fshatar, jo diplomat. Nuk marr vesh nga politika dhe diplomacia, prandaj do t’ju flas nga zemra,” i tha Krosi ministrit amerikan. “Kam kohë që jam në merak për Mbretin, sepse ka ardhur çasti që të martohet. Por kam frikë se do të ishte e rrezikshme që ai të martohej me një princeshë europiane. Më e rrezikshmja nga të gjitha do të ishte një princeshë italiane. Çdo princeshë e huaj do të sillte me vete intriga dhe rreziqe të reja për Shqipërinë. Prandaj kemi arritur në përfundimin se gjëja më e mirë për Shqipërinë do të ishte nëse Mbreti Zog merr një nuse amerikane. Një grua amerikane e kulturuar dhe plot energji do të ishte një shembull i shkëlqyer për popullin tonë. Shqiptarët nuk do ta pëlqenin martesën e Mbretit me një princeshë të huaj, por do të ishin të kënaqur me një grua amerikane. Vendi do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nga kjo martesë.

Ne e dimë se një grua amerikane si mbretëreshë e Shqipërisë do t’i sillte vendit jo vetëm kapital amerikan, por edhe sigurinë se pavarësia jonë do të ishte e mbrojtur.”Krosi e pyeti ministrin nëse mund ta ndihmonte.“I thashë se kjo ishte një çështje kaq delikate, – shkruan Bernstein, – saqë nuk e kuptoja se si mund të jepja ndonjë ndihmë. Ai më tha se ministri i mëparshëm i Amerikës Charles C. Hart kishte qenë mjaft i interesuar për këtë çështje dhe kishte premtuar ndihmë.”Bernstein kërkoi të dinte se a ishte Mbreti Zog në dijeni të këtij plani. Krosi u përgjigj se kishte folur shpesh për këtë punë me Mbretin, i cili i kuptonte rreziqet e martesës me një princeshë europiane.“Mbretit nuk kanë ç’i duhen familjet e degjeneruara mbretërore të Europës, – tha Krosi.

Ai do të donte një grua demokratike amerikane si mbretëreshë të Shqipërisë dhe në qoftë se kjo lloj martese nuk bëhet dot, do të preferonte të mbetej beqar.”Bernstein e pyeti se çfarë gruaje amerikane kishte në mend Mbreti Zog. Krosi u përgjigj:“Një grua e pasur por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin. As do ta donte një grua të bukur por të varfër.”Krosi tha se puna e fesë nuk do të ishte fare pengesë, madje në fakt martesa e Mbretit me një grua të krishterë do të ishte një shembull i shkëlqyer i lirisë fetare në Shqipëri dhe se popullin shqiptar do ta gëzonte një martesë e tillë.“Në këtë pikë, – shkruan Bernstein, – Krosi më pyeti përsëri nëse mund ta ndihmoja. I shpjegova me shumë delikatesë se nuk mund të bëhesha shkes për t’i gjetur grua Mbretit të Shqipërisë.”Shtatë vjet më vonë, fati i trokiti në derë Mbretit.

Në fund të vitit 1937 ai u njoh me 22-vjeçaren Geraldine Appony. Ndonëse ishte hungareze, ajo e kishte nënën amerikane. Ndonëse ishte katolike, feja nuk u bë fare problem për martesën e tyre. Ajo ishte jo shumë e pasur, por shumë e bukur. Mbi të gjitha kishte një shpirt demokratik dhe një zemër fisnike.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In