• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nisma e re: Çiftet që kërkojnë divorcin mund të ndahen te noteri! Ja si do shmanget gjykata

11/07/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Nisma e re: Çiftet që kërkojnë divorcin mund të ndahen te noteri! Ja si do shmanget gjykata
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri.

Nga ky propozim përjashtohen ato çifte që ndahen me luftë dhe që kryesisht përplasen për fëmijët dhe për pasurinë.

“Janë rreth 7 mijë divorce në Republikën e Shqipërisë, ku kuptohet që pjesa më e madhe e tyre është në pëlqim reciprok ose me vullnetin e plotë të të dy bashkëshortëve. Kuptohet që ka një kosto të shtuar të tyre sepse bashkëshortët nuk mund të shkojnë në të gjitha seancat e zgjidhjes së martesës dhe ata caktojnë avokat, çka do të thotë kosto. Përcaktojnë një prokurë të posaçme, bëjnë dhe projekt marrëveshje më pas presin me ditë dhe muaj që përafërsisht mund të shkojnë në tre muaj ose një vit”, thotë noterja.

Ky diskutim ka përfshirë aktorët e drejtësisë dhe ka marrë shkas jo vetëm nga fluksi i dosjeve që presin në gjykata, por edhe nga fakti që shumë çifte paraqiten aktualisht tek noterët për të firmosur akt marrëveshje mbi ndarjen.

Noterja Elona Saliaj e cila ka ndërmarrë një iniciative të tillë me grupet e interesit, këmbëngul se duke shmangur gjykatën për ndarjet me konsensus, qytetarëve u sigurohet një drejtësi pa zvarritje.

“Po, ka praktika dhe jo më larg se Greqia që e kemi fqinje është Franca, Spanja, Letonia, Rumania dhe Estionia. Janë disa nga vendet të cilat e kanë tashmë të përcaktuar zgjidhjen e martesës me pëlqime reciproke tek noteri dhe përshpejton proceduat përkatëse. Është një domosdoshmëri e kohës, është një lehtësim për qytetarët po është edhe një shërbim i cili duhet të ketë fleksibël për t’i ardhur në shërbim klientëve”, tha Elona Saliaj, notere.

Me këtë akt marrëveshje që firmoset tek noteri më pas dokumenti dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton.

Në projekt marrëveshjen e noterizuar ish partnerët detajojnë përgjegjësinë prindërore, takimet me fëmijët sipas një kalendari javor dhe vjetor, por edhe detyrime të tjera që i marrin përsipër me vullnet të lirë.

/topchannel/

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In