• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nisin përçarjet, PD e Tiranës tallet me Ilir Metën: Shpërndau Parlamentin dhe solli Pranverën Kuqezi

12/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Nisin përçarjet, PD e Tiranës tallet me Ilir Metën: Shpërndau Parlamentin dhe solli Pranverën Kuqezi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nisin përçarjet mes presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike. Zhveshja e presidentit Meta nga kostumi i kreut të shtetit dhe zbritja në shesh, duke protestuar kundër qeverisë, u mbështet nga PD dhe aleatët e saj. Ishte pikërisht opozita joparlamentare, ajo e cila në 2 mars mbushi sheshin para Kryeministrisë në tubimin e organizuar nga Meta, ndërsa shumica e frontit opozitar menduan se përmes këtij bashkimi kryeministri Edi Rama do ta kishte shumë të vështirë qeverisjen.

Por prej mesit të muajit mars, presidenti Meta ka luajtur me dy standarde, pasi harroi premtimet që bëri gjatë tubimit kur ra në gjunjë para qytetarëve, se do të shpërndante Parlamentin e sillte Pranverën Kuqezi, ndërkohë i ka ndalur sulmet dhe akuzat në adresë të qeverisë. Madje, në disa raste zoti Meta gjatë kësaj periudhe është bërë palë me mazhorancën dhe në disa raste të tjera është shfaqur kritik, strategji kjo që ka ardhur se nuk ia ka arritur të bënte ndonjë “pazar” me qeverinë.

Megjithatë, lëvizja më e fundit e konsumuar nga Meta dhe që ka shkaktuar zemërim në radhët e demokratëve, është mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kohë kur kreu i shtetit u shfaq i buzëqeshur në krah liderëve të mazhorancës.

PD e Tiranës tallet me Metën

Më konkretisht, demokratët janë irrituar me faktin që kreu i shtetit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë shfaqur të buzëqeshur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Ndryshe nga fotot e shkuara, tashmë në kontekstin e masave të koronavirusit, Meta dhe Rama i kanë dhënë “bërrylin” njëri-tjetrit, duke sjellë kështu edhe reagimin e degës së Partisë Demokratike të Tiranës.

Kjo e fundit ka postuar në rrjetet sociale foton e Ramës me Metën, ndërsa akuzon presidentin se po flirton me shefin e qeverisë. Përmes një ironie therëse, dega e PD Tiranë i kujton kreut të shtetit disa prej premtimeve të tij që nuk u bënë kurrë realitet, sikundër është shpërndarja e Parlamentit. “Parlamentin e shpërndau, Pranverën Kuqezi na e solli, Kushtetutën e mbrojti, edhe Ramën e rrëzoi”, shkruan me ironi dega e Partisë Demokratike së Tiranës, shoqëruar me videon nga momenti kur kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta shfaqen duke takuar njëri-tjetrin me “bërryla”.

Pra, duket qartë që premtimet e dhëna dhe të pambajtura nga presidenti Ilir Meta para se në Shqipëri të shfaqej pandemia e Covid-19, por edhe ato ditët e fundit se do të shpërndante Parlamentin nëse ia kërkojnë qytetarët apo se nuk do të lejojë mazhorancën të kapë institucionet, ka bërë që demokratët të irritohen me kreun e shtetit. Gazeta e ka deklaruar se baza demokrate është kundër një koalicioni mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë që, PD duket se ka dalë kundër edhe presidentit Ilir Meta, për shkak se shumë premtime ky i fundit i ka hedhur në kosh, ndonëse ai premtoi se do t’ia vështirësonte punën mazhorancës qeverisëse, sikundër është shpërndarja e Parlamentit dhe sjelljen e Pranverës Kuqezi. Madje, në jo pak raste Meta ka sulmuar edhe drejtpërdrejt kryedemokratin Basha për bojkotonin e zgjedhjeve, ndërsa e ka bërë të qartë se do dekretojë datën e re të zgjedhjeve, pavarësisht nëse do të hyjë apo jo PD. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të shkojnë marrëdhëniet mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe Partisë Demokratike.

Share203Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In