• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Nisën të qëllojnë me gurë kundër atyre që iu kishin puthur gjurmët”/ Trondit Frrok Çupi, del me paralajmërim për politikën shqiptare: Duan të marrin nëpërkëmbë…

28/12/2020
in Blog
A A
“Nisën të qëllojnë me gurë kundër atyre që iu kishin puthur gjurmët”/ Trondit Frrok Çupi, del me paralajmërim për politikën shqiptare: Duan të marrin nëpërkëmbë…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën e nxehtë në Kosovë. Nisur nga zhvillimet e fundit Çupi ka dalë me një paralajmërim të fortë edhe për Shqipërinë nëse zgjedhjet i fiton Albin Kurti me Vjosa Osmanin.

Komenti i plotë:

A nuk ndjeni mosmirënjohje në Kosovë?

Pal Leka gati u linçua nga ‘friends-ët’ pse postoi një bisedë me Hashim Thaçin. Hashim Thaçi i kishte telefonuar nga Gjykata Speciale e Hagës ku po pret gjykimin ‘për krime lufte’; iu uronte Krishlindjet miqve. Pal Leka është një politikan, më duket se sot e kësaj dite deputet, por ka ‘shkëlqyer’ si kryetar i Komunës së Gjakovës. Po mëkati pse foli me Thaçin, cili është?…

“Munesh me pa ata veq prapa grilav edhe kallzoj qeveria serbska ra”, shkroi Defrimi

“Nuk te sjell as nje vot kjo aferi me hajnin kriminelin Hashim Thaqi

Hiqu tij se mezi u clirum nga ai bandit”, shkruan Blerimi. (Këto janë me gjithë gabimet gjuhësore të autorëve)…

Kështu vijnë mesazhe, mesazhe pa fund…, fjalë, sulme, shpifje, fantazi… Nuk është vetëm puna mes Palit dhe Hashimit. Puna është se ka shpërthyer mosmirënjohja si një kolerë. Sapo këta i panë çlirimtarët e vet që u ndrynë prapa hekurave në Hagë, nisën të qëllojnë me gurë mbi ata që iu kishin puthur gjurmët një herë më parë.

Janë mijëra në Kosovë që kanë marrë në shpinë fjalët e rënda, kush e kush të dalë i pari për të hapur rrugën e ‘ Moisiut kundër Zotit’. Mes nesh, si komb, si në Kosovë edhe në Shqipëri, mosmirënjohja po e shëmton njeriun.

Mosmirënjohja, vesi më i neveritshëm që kurse ‘sapiens’ u ndanë nga ‘homo’, nuk u krijua sot. Kjo është biblike. Edhe zotit kështu i ndodhi: Sapo i liroi hebrenjtë nga vuajtja në Egjipt e ata morën rrugën e lirë nëpër shkretëtirë, harruan çfarë kishin kërkuar.

Zoti i tha Moisiut se tash po kërkojnë “ushqim të mirë, edhe pse na kërkuan vetëm lirinë”. Njerëzit mosmirënjohës përjetësisht do të jenë adhurues të vetvetes, dashamirës të pasurisë, mburravecë, arrogantë, fyes, të pabindur ndaj paraardhësve, jo të shenjtë’.

Por puna vjen te ne: A kemi nevojë t’ i gjuajmë me gurë ata në Hagë?

Jo të gjithë kombet e bëjnë këtë, pra; madje as kombet që kombi ynë i ka ‘armiq’ nuk e bëjnë.

Kur burgosën Ratko Mlladiç, komandantin serb që vrau brenda një dite tetëmijë myslimanë boshnjakë dhe la pa varre mbi 1200, u deshën 16 vjet që ‘ heroi’ serb të paraqitej në gjyq; të vetët nuk e dorëzuan. E pra, Ratko nuk po luftonte për lirinë e kombit të vet, si Hashimi dhe aleatët.

Por kjo nuk është çështje etnie, kjo është çështje kulture.

Njeriu ka një marrëdhënie tjetër me heroin e tij; heroi nuk është as pushteti, as engjëlli, as i fajshmi edhe sikur të jetë i fajshëm. Nuk dua të them në këtë rast se çlirimtarët e Kosovës janë të pafajshëm, as që janë të fajshëm. Kjo do ta komplikonte më tej sjelljen e ‘sapiensëve’.

Sapiensët e vërtetë do të qëndronin më afër çlirimtarëve të tyre kur tjetri t’i burgoste e t’i shante dhe t’i gjuante. Njeriu i drejtë, sidomos në këto luftëra të ndyra ballkanike, i ka sytë dhe mendjen hapur e pyet pse ia shpallin heroin të fajshëm: Që të marrin nëpër këmbë popullin e çliruar prej fajtorësh!- kjo është përgjigja.

Po cila do të jetë marrëdhënia tjetër, marrëdhenia e njeriut me paqen?

Askush nuk mund të besojë se ata që gjuajnë mbi çlirimtarët në Hagë, nuk do të bëjnë të njëjtën gjë mbi këta ku po gjejnë strehë në pushtet. Edhe këta që po kërkojnë pushtet në Kosovë, besimin e bazojnë te ‘gurët’ e tyre mbi çlirimtarët, jo mbi lirinë; ata ishin djalli. Nëse fitojnë dy revolucionarët Albini dhe Vjosa, do të ketë probleme edhe shteti- amë, Shqipëria.

Mosmirënjohësit nuk mund të krijojnë stabilitet. As qeveria që po vjen, nuk do të bazohet mbi virtytin. Virtyti i botës së mirë, në këtë rast, është rrënuar në të dy senset: Nga njëra anë të qeverisurit nuk ndjejnë mirënjohje për qeverinë; në anën tjetër qeveria nuk mund të njohë mirënjohje për votuesin. Kur nuk ke mirënjohje për lirinë, çfarë mund të ketë mes teje dhe atij që sulmon çlirimtarin tënd? E tëra hipokrizi…

Share212Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In