• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga sekuestrimi i pronave dhe pasurive, te bllokimi i aksesit në institucionet financiare: Ja rruga që do ndiqet për t’i izoluar personat “non grata”

18/04/2022
in Aktualitet
A A
Nga sekuestrimi i pronave dhe pasurive, te bllokimi i aksesit në institucionet financiare: Ja rruga që do ndiqet për t’i izoluar personat “non grata”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë personat, grupet, bizneset dhe organizatat e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, që minojnë demokracinë, përfshihen direkt ose indirekt në korrupsion, apo dëmtojnë paqen e stabilitetin e rajonit do t’u bllokohen pasuritë dhe interesat pasurore që kanë ose që mund të kenë në të ardhmen në

SHBA. Pra, sanksionet e reja pas “Non Gratës” përfshijnë bllokimin e aseteve dhe llogarive bankare. Departamenti amerikan i Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, ka bërë me dije se të gjitha pronat dhe interesat në pronë të të sanksionuarve që ndodhen në SHBA, ose apo kontrollohen nga një shtetas amerikan, do të bllokohen dhe duhet të raportohen në OFAC (Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja).

Gjithashtu bëhet me dije se “Non Gratat”, në fazën e dytë me bllokimin e pasurive, nuk mund të bëjnë transaksione financiare me asnjë sistem ndërkombëtar financiar, ku përfshihen bankat dhe agjencitë e transfertave.

Gjithashtu, të gjitha transaksionet e kryera nga qytetarët e SHBA-së, ose brenda Shteteve të Bashkuara (ose në tranzit përmes Shteteve të Bashkuara) që përfshijnë çdo pronë ose të drejtë pronësie të personave të listuar ose të sanksionuar ndryshe janë përgjithësisht të ndaluara, përveç rastit kur OFAC ka lëshuar një leje ose përjashtim të përgjithshëm ose specifik.

Ndalimet zbatohen për kontributin ose dhënien e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose në dobi të çdo personi të sanksionuar, ose marrjen e ndonjë kontributi ose fondi, mallrash ose shërbimesh nga një person i tillë.

Ja sesi do të bllokohen pasuritë

Qeveria e SHBA-së ka shpallur 6 persona “Non Grata” në Shqipëri për korrupsion të rëndësishëm: Sali Berishën, Tom Doshin, Vangjush Dakon, Adriatik Llallën, Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.

Bazuar edhe në urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Biden për korrupsionin, mesa duket goditjet e fundit paralajmërojnë se kanë nisur procedurat për të identifikuar në mënyrë të qartë burimet ekonomike, por edhe mediatike që kanë mbështetur politikanët e shpallur “Non Grata”.

Pra, SHBA do të vijojnë luftën ndaj korrupsionit, duke mos u ndalur vetëm tek “Non Grata”, pasi janë duke krijuar nisma të reja. Në platformën kundër korrupsionit thuhet se Departamenti i Thesarit ka krijuar një ekip, i cili do të zhvillojë dhe mbështesë më tej nismat aktuale kundër korrupsionit si dhe do të trajtojë ndikimin e tij.

Sipas dokumentit, ky ekip do të punojë më të gjithë elementët e Departamentit të Thesarit duke përfshirë krimet financiare, sanksionet ekonomike, transparenca financiare dhe financat ndërkombëtare.

“Departamentet dhe agjencitë do të mbështesin ekipet ndërsektoriale të krijuara për të luftuar korrupsionin dhe do të fillojë nisma të reja. Departamenti i Thesarit ka krijuar një ekip kundër korrupsionit për të zhvilluar dhe mbështetur zbatimin e nismave aktuale dhe të reja për të trajtuar korrupsionin dhe ndikim e tij.

Ky ekip punon me të gjithë elementët e Departamentit të Thesarit, përfshirë krimet financiare dhe inteligjencën financiare, sanksionet ekonomike, politika e transparencës financiare, hetimet penale tatimore, politika tatimore dhe financat ndërkombëtare”, thuhet në platformë.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In