• Kontakt
Friday, August 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Nga rindërtimi te listat e zgjedhësve: 7 alibitë e PD-së që sinjalizojnë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

27/01/2021
in Blog
A A
Nga rindërtimi te listat e zgjedhësve: 7 alibitë e PD-së që sinjalizojnë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

Shefja e misionit te OSBE-ODIHR, ambasadorja, Audrey Glover dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale pas nje takimi ne seline e Partise Demokratike, ku eshte diskutuar mbi situaten politike dhe qendrimet e PD per zgjedhjet e 30 Qershorit./r/n/r/nAmbassador Audrey Glover of OSCE/ODIHR Mission in Albania and DP leader Lulzim Basha, leave after a meeting at the Democratic Party headquarters, where they discussed the political situation and the views of the Democratic Party for the June 30 elections.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike ka intensifikuar alibitë dhe justifikimet për një humbje të mundshme, e cila do të do ta linte në opozitë të paktën deri në vitin 2025.

Tre nga 7 alibitë kryesore, të cilat sinjalizojnë pasigurinë dhe parapërgatitjen e PD-së për një disfatë mundshme, lidhen me procesin e rindërtimit.

Partia Demokratike kërkoi të ndalohej procesi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, me pretendimin se ky proces do të shtojë votat në favor të mazhorancës dhe në disfavor të PD-LSI.

Madje, në 6 janar 2021, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, firmoi edhe një kallëzim penal kundër kryeministri Edi Rama, disa ministrave dhe kryebashkiakëve.

Sipas padisë më të pazakontë të bërë ndonjëherë, qeveria po shfrytëzon rindërtimin për interesa elektorale. Ditën e sotme, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, bëri një tjetër akuzës, sipas të cilës qeveria po rindërton shtëpitë e mbështetësve të saj, ndërsa militantët e PD-së po i lë në çadër.

PD-ja ka ngritur edhe një pretendim tjetër, sipas të cilit procesi i rindërtimit është shtyrë qëllimisht sa më parën zgjedhjeve, për llogari votash. “Qeveria po e përdor fatkeqësinë për zgjedhje”, ka deklaruar PD.

Po gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike dega Korçë, ka pretenduar se po shihen parregullsi me listat e zgjedhësve.

Në deklaratë thuhet se “Dega e PD të Korçës konstaton me shqetësim parregullsi të përmasave alarmante me listat e votuesve,të cilat cenojnë në thelb standardet demokratike të procesit zgjedhor”.

Angazhimi i pretenduar i administratës në fushatën elektorale është një tjetër alibi e PD-së për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, drejtorët e shkollave janë urdhëruar që të marrin të dhënat personale të prindërve të nxënësve dhe të mbledhin kartat e tyre të identitetit, për qëllime elektorale.

Përfaqësues të PD-së kanë ngritur edhe një pretendim tjetër, atë të përdorimit të aseteve shtetërore për fushatë, duke bërë edhe një kallëzim për përdorimin e helikopterit të ushtrisë për qëllime elektorale.

Në fund të vitit 2020, PD e lexoi buxhetin për vitin 2021, si një buxhet i hartua në bazë të interesave elektorale.

Ndërkaq, për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 2017, me një diferencë mbi 300 mijë vota me PD-në, Lulzim Basha përdori dosjen e 184 të Dibrës, dy vjet më vonë.

Megjithatë, një nga simbolet e kësaj dosje, Xhelal Mziun, Basha e ‘gradoi’ në krye të fushatës në Dibër, për zgjedhjet e 25 prillit 2021./shqiptarja.com

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In