• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Nga Foltorja e Sali Berishës vetëm hipokrizi, sarkazëm, akuza dhe shantazh

25/09/2021
in Blog
A A
“Kurrë mos thuaj kurrë…Never say never”! Berisha tentativë për të marrë drejtimin e PD-së “de jure” se “de fakto” e ka!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Pajtim Bello

Foltorja e Sali Berishës na sjell në kujtesë një pllakë gramafoni të cilën e kemi dëgjuar shumë e shumë herë. Kujtoni..8 dhjetor 1990! I paftuari Sali Berisha, nga zyra e Ramis Alisë, kacavieret në podiumin demostratës në Qytetin e Studentit, përshëndet shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike.

Edhe pse për herë të parë, mjeshtërisht aktroi hipokrizinë, sarkazmën dhe pandershmërinë ndaj studentëve, Partisë Demokratike të sapo krijuar dhe Ramis Alisë. Qysh në nisje, pragmatisti Sali Berisha, ua futi ujin nën rrogoz të gjthëve! Dhe pas 31 viteve Sali Berisha mbetet po ai, Sali Berisha.

Nga Foltorja e tij fshikullon metafora dhe sarkazma përmes pyetjes: “Pse SHBA vlerëson pabesinë?”. I bie pragut të dëgjojë dera: i bën apel retorik SHBA!.. Përpiqet që damkën e vesit të pabesisë së vet t’ia faturojë SHBA. Sipas Folësit kuptoni: ”..me te pabesin (Lulzimin) merret i pabesi(SHBA)!”.. Urrejtja ndaj SHBA është një maraz i vjetër e i pa tretur për Saliun. E më tej për të vënë kujën. Vrasësi i votës së lirë bërtet:”Vota e lirë është shpëtimtare”!

Sarkazëm therëse. Kë dhe nga se do ta shpëtojë vota e lirë në rastin konkret?! Saliu është antar i PD, është antar i forumeve të PD, është ligjërisht deputet i Grupit Parlamentar të PD. Saliu i ka të gjitha. Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk ka çfarë ti kthejë apo ti shtojë Saliut. Por kuvendi i duhet që ai të resaturojë lavdinë e humbur dhe krenarinë e nëpëkëmbur.

Dhe, si gjithnjë, ai e fsheh qëllimin e vërtetë të aksionit. Karshillëk ndaj SHBA: “Unë jam Sali Berisha. Në s’më njihni, do të më shihni!..”. Duket se vërtet ka ardhur koha që SHBA dhe shqiptarët ta shohin e ta njohin mirë njeriun Sali Berisha.

Përmes një hipokrizije të shpifur, për mardhëniet e tij me Lulzim Bashën, i përrallis demokratët: ” Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike…. Nuk e njifja këtë… ”. Hiper hipokrizi, deri në pafytyrësi komunikimi me mbështetsit. Lulzim Basha nuk erdhi nga rruga në PD dhe atje nuk u rrit për një ditë.

Ai e mori drejtimin e PD përmes një procesi zgjedhor nën flamurin dhe bekimin e Sali Berishës. Çfarë ai tashmë deklaron, vë në dyshim shumë gjëra. Nëse është kështu, koha do të na sjellë të tjera xhevahire nga kampi i demokratëve!

Një tallje ezopiane vjen për karrike thyerit e PD: “Ka ndodhur një spastrim i heshtur, i atyre që kishin punuar me mua dhe nuk i thashë, dakord do të qeverisë me njerëzit e tij, i shihja njëri pas tjetrit se si largoheshin, por…”. Epitaf i merituar për karrike thyerit që jargaviten pas Saliut për ndonjë kockë. Përtej të gjithave vjen kërcënimi që Saliu i bën Lulzim Bashës përmes zhargonit folklorist-metaforik: “Peng Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi!”

Dy fjali, shumë mesazhe. Kërcënohet Basha, kërcënohet e përgojohet edhe kush ia solli Bashën. Me “zemërgjerësinë” kapos së kupolës, iu jep kohë për reflektim. Iu kujton se PD ka qenë, është dhe do të jetë e Sali Berishës. Kush ka provuar t’ia marrë, ka thyer qafën. Nëse nuk ka reflektim, do të plasij gjylja e madhe e Plakut Mere!

Dhe at’here… o burra kush të mund të shpëtojë, si i thonë: O gomari, o i zoti! Çudia më e madhe janë brohoritjet që auditori i rrudhur i foltores i jep atij. E dinë që Saliu tjetër thotë e tjetër mendon, i gënjen ditën për diell. Dhe prapë e brohorasin, e duartrokasin, e adhurojnë… O zot po i fale, shpëtoji nga “hipnoza”!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In