• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Nëse do të kishte gjyqe për fëmijët e Sali Berishës dhe atë vet…

26/11/2021
in Blog
A A
Abi i del në mbrojtje vjehrrit Berisha: Burri më i ndershëm në këtë vend, po e shtyjnë të bëhet legjendë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha më në fund e ka nxjerr makthin e vet. Po flet për fëmijët dhe akuzat e tyre si hajdutë. Dhe në vend që t’i mbrojë ata duke heshtur, në fakt zbulon arsyen përse ai, gruaja dhe fëmijët e tij janë në listën e zezë të SHBA.

Ka disa ditë që përmend faktin që ndaj fëmijëve të tij nuk ka asnjë akuzë në Shqipëri. Në fakt, ndaj tyre nuk ka asnjë ndëshkim, se akuza ka çdo ditë. Por arsyeja përse ata janë në listë të zezë, është pikërisht fakti që babai i tyre, kryeministër i Shqipërisë për dy mandate, nuk ka lejuar drejtësinë t’i hetojë dhe gjykojë.

Vajza e Sali Berishës u përfshi në një hetim për pastrim parash në Qipro përmes transanksioneve që kishte bërë me Damir Fazllic, por Gjykata e Tiranës, nën ndërhyrjen brutale të Sali Berishës, pushoi çështjen “për mungesë korespondence” me Qipron. Ai gjyqtar sot është përjashtuar nga vetingu.

Një tjetër skandal flagrant i vajzës së tij, e cila i kërkonte 3 milionë euro honorare një biznesmeni, me kusht që babai i saj kryeministër t’i firmoste letrat për një TEC në Porto Romano, nuk u hap kurrë si çështje penale, pasi babai i saj kishte dhënë shembuj se çfarë e gjente një prokuror apo gjykatës, nëse merrej me fëmijët e tij.

Sot vajza e tij është nën hetim për pastrim parash, pasi ka përfunduar aksionere shumice në një biznes ku ka hyrë me 5 për qind, si pronare e dyshimtë.

Për djalin e tij të përfshirë në një aferë të pastër me pasojë vdekjen e 26 qytetarëve në Gërdec, nuk u guxua as të thirret për ty pyetur në Prokurori dhe një prej prokurorëve që ia kërkoi këtë duke e siguruar se do ruajë sekretin, u flak nga puna dhe u bë tabelë qitje e Sali Berishës.

Gruaja e tij shëtiste si top modele tribunë më tribunë, me persona të dënuar, duke shitur bluzat e Milanit dhe Realit Madridit nga 25 mijë euro copa, për “Fondacionin” e saj, dhe vinte në rresht biznesmenët në darkat e “bamirësisë”, të blinin piktura që më pas përfundonin bashkë me lekët në zyrat e saj. Nuk u hetua kurrë.

Nuk po flas më tej për dëshmitë që kanë dhjetëra biznesmenë apo zyrtarë të shtetit për përballjet me fëmijët e tij dhe projektet e tyre nën pushtetin e babait.

Është shumë e vërtetë që asnjë proces nuk u hap. Është shumë e vërtetë se në një vend ku kryeministri i thotë kryeprokurores së vendit “Lavire bulevaradi”, vetëm pse tenton të hetojë vrajsen e katër qytetarëve nga kryeministri, natyrisht nuk mund të hapet asnjë proces, as ndaj tij, as ndaj fëmijëve të tij.

Është shumë e vërtetë, se në një vend ku ministri i Mbrojtes akuzohet për shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 26 qytetarëve, pasi shfaqet 42 herë në zyrë me djalin e Sali Berishës, natyrisht që do t’i pushohet çështja dhe djalit nuk do t’i hapet fare.

Pra është e vërtetë që askush nuk ka guxuar t’i hapë procese penale fëmijëve hajdutë të Sali Berishës, gruas së tij dhe atij vetë. Nuk kanë mundur dot të përballen me pushtetin e dhunshëm të Sali Berishës. Mund dhe të kishin guxuar, por ja që kaq trima na kanë qëlluar prokurorët dhe gjykatësit.

Ata pak gazetarë që e kanë bërë, janë ndeshur me rrënim redaksish, plumba dhe djegie makinash, pa llogaritur dhunën fizike, nga njerëzit më të afërt të Sali Berishës, nga rrethi i qenëve besnik të tij.

Pra krye-arsyeja pse drejtësia nuk ka vepruar ndaj kësaj familje kriminale, është pushteti i dhunshëm i Sali Berishës dhe linçimi që ai i ka bërë gjithkujt që i ka denoncuar fëmijët e tij e më pas ata që kanë tentuar t’i hetojnë.

Pikërishtë pse nuk u është hapur asnjë proces dhe nuk janë dënuar asnjëherë, janë dënuar përjetësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si minues të drejtësisë dhe hajdutë që kanë përfituar nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Po të ishin dënuar ndonjëherë, nuk do ishin dënuar tani. As ata, as Sali Berisha.

Tani Sali Berisha mendon se eshte duke bërë si i fortë, duke kërcënuar me fantazinë e një plaku që i ka rënë llastika e brekëve, dhe akoma më keq, duke bërë sikur do marrë ndonjëherë pushtetin në këtë vend. I vetmi pushtet i paprekur i Sali Berishës sot janë miliardat e korrupsionit që ai familjarisht u ka vjedhur shqiptarëve.

Me ato miliarda po financohet media e djalit të tij, pallatet e vajzës, “bamirësitë” e gruas dhe “Foltorja e tij. Pa ato milarda ai do ishte sot një plak i strukur në shtëpinë e vjetër në Brakë, dhe jo në vilën e Lalzit dhe dhjetëra apartamente e vila të padeklaruara të familjes së tij.

Ai mendon se tani është i fortë se ka miliarda të fshehura dhe nuk ja marrin dot. Ai kujton se mund të shantazhojë përsëri drejtësinë e re, për të mbrojtur krimet e familjes së tij.

E kuptoj që është i dëshpëruar dhe i pafuqishëm ta kthejë kohën pas, kur kauis dhe shkumëzon ndaj gjithkujt që shef rrotull si njeri të lirë, si një bishë e zënë në çark. Madje dhe liria e Lulzim Bashës që u shkëput prej tij, e tërbon.

I vetmi urim që kam për të, është ajo që ka thënë vetë sot, se do të rrojë deri 95 vjeç, duke u marrë me politikë. Shpresoj të rrojë e të shikojë se çdo t’i ndodhë. Se gjithmonë e kam pas një frikë se mos vdes para kohe e nuk e merr si duhet atë që meriton, ai dhe fëmijët, siç e kanë marrë fëmijët e shqiptarëve të tjerë prej tyre.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In