• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Neritan Ceka pas shërimit nga Covid-19: Trajtimi pa recetë shkoi 5 mijë euro

03/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Neritan Ceka pas shërimit nga Covid-19: Trajtimi pa recetë shkoi 5 mijë euro
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtari i rrëzuar i Berishes disa herë Neritan Ceka, fitoi më në fund një betejë i vetëm pa përkrahje nga askush, atë me Covid-19! Ai ka treguar në daljen e parë mediatike pas shërimit nga koronavirusi, se si e ka përballuar sëmundjen i vetëm, si trim pa asnjë ndihmë, nga organet shëndetësore të këtij vendi.

Natyrisht që plaku ka rrëshkitur para se ta zërë Covidi, sepse të bëjsh politik në këto kushte është çmenduri. Asnjë qytetar i thjeshtë nuk i ka provuar këto peripeci, që edhe ushtari i mirë Shvejk do i kishte zili, por ushtari i çoroditur i Berishës, po na çorodit dhe ne.

Neritan Ceka u infektua me Covid në fillim të muajit shtator. Ai tregon se është ndjerë i lënë pas dore nga shteti dhe se për pensionistët trajtimi i sëmundjes në shtëpi, është vdekje. Ceka zbuloi gjithashtu se trajtimi i Covid-19 në shtëpi, i ka shkuar deri në 5 mijë euro. E ai theksoi se ilaçet i kishte marrë pa recetë.

“Unë dhe gruaja ime jemi sëmurë në të njëjtën ditë. Kemi telefonuar 127 dhe na kanë ardhur pas 3 ditësh në vend që të vinte mjeku i familjes.

Kemi bërë tamponin dhe pas 5 ditësh na doli që nuk kishim gjë. Dolëm negativ, ndërkohë që kishim kaluar në oksigjen. Dhe të gjithë trajtimin, që nga dita e parë e deri më sot e kemi bërë me mjetet tona.

Të gjithë ata që jetojnë me pensione të ndershme, me 160 mijë lekë në muaj, kjo është vdekje. Nuk bëjnë dot asgjë, as marrje të aparatit të oksigjenit, as të përballojë shpenzimet. Unë s’kam patur asnjë kontakt me këtë që quhet qeverisje.

Minimumi për një njeri që të kalojë Covidin në shtëpi është rreth 5 mijë euro. Nuk më dhanë recetë, kupton apo jo. Unë dhe gruaja ime i kemi marrë ilaçet pa recetë.

Dhe nuk kemi mundësi, as në rastet kur kompensohen nuk i marrim dot. Vetëm me telefon, një mjeke atje që të jep një këshillë se çfarë mjekimi duhet të marrësh. Dhe nëse nuk ke një mjek mik, ti je i vdekur.”– deklaroi Ceka. /Ekskluzive.al

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In