• Kontakt
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nëntë eurodeputetë paralajmërojnë Ramën të mos ekstradojë Selami Simsek në Turqi

18/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Nëntë eurodeputetë paralajmërojnë Ramën të mos ekstradojë Selami Simsek në Turqi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputetët që i përkasin tre grupimeve në Parlamentin Europian i dërguan një letër të hapur Edi Ramës duke i kërkuar të respektojë Konventën e Gjenevës mbi refugjatët dhe Kartën Europiane për të Drejtat Themelore, duke ndaluar ekstradimin drejt Turqisë të Selami Simsek, shtetasit turk që kërkon azil në Shqipëri dhe që prej gjashtë muajsh mbahet i ndaluar pa akuzë.

Eurodeputetët iu bashkuan nismës së koleges së tyre Ramona Strugariu për t’i dërguar letrën Ramës me një kërkesë specifike kundër ekstradimit të Simsek në Turqi dhe me një paralajmërim të prerë se shkelja e të drejtave themelore të njeriut në këtë rast do të penalizojë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit Europian.

“Mësuam me shqetësim të madh se në 10 shtator 2020, Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët i Shqipërisë refuzoi apelin kundër vendimit për të mos i dhënë azil Selami Simsek,” shkruhet në letër.

“Simsek ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai do të përballet me përndjekje nëse raportohet në Turqi si anëtar i lëvizjes së klerikut Fethullah Gulen, të cilën autoritetet e Ankarasë e konsiderojnë organizatë terroriste,” vijon më tej letra. [Link letra]

“Ne dëshirojmë të kërkojmë një sqarim urgjent nga autoritetet e Shqipërisë mbi situatën e Selami Simsek. Ne dëshirojmë, në të njëjtën kohë, t’i rikujtojmë atyre për nevojën për të respektuar parimet e procesit ligjor dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, veçanërisht ato në lidhje me Konventën e Gjenevës për Refugjatët e vitit 1951, në të cilën Shqipëria është palë,” shkruajnë eurodeputetët.

Ata citojnë gjithashtu paragrafin 2 të nenit 19 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore në të cilën sanksionohet që askush nuk duhet të riatdhesohet ose të përzihet drejt një vendi ku rrezikon të vuajë persekutim.

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar publikisht ndaj kësaj letre deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi.

Selami Simsek u arrestua në Tiranë duke tentuar të ikë drejt Kanadasë vitin e kaluar dhe u dënua e mbaroi dënimin me burg për këtë vepër penale. Më datë 9 mars, ai u lirua nga burgu por u transferua nga policia për në qendrën e mbyllur për refugjatë në Kareç, pranë Vorës. Ai mbahet atje që prej asaj kohe, ndërsa autoritetet shqyrtojnë kërkesën e tij për azil.

Më herët këtë javë BIRN raportoi se një komision shtetëror pranë Ministrisë së Brendshme, ka refuzuar apelin e tij ndaj vendimit fillestar për refuzimin e statusit të refugjatit politik.

Shqipëria ekstradoi në mënyrë të dyshimtë më 1 janar të këtij viti shtetasin turk Harun Celik, të cilit, sipas dokumenteve të rrjedhura në media, drejtoresha e kufirit në atë kohë, Enkeleda Toska, i dha zero ditë kohë për të apeluar vendimin e refuzimit të kërkesës për azil.

Në qershor, policia e Shtetit e ndaloi Toskën nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, në një çështje të palidhur me rastin e Çelik. Policia e Shtetit dhe prokuroria nuk dihet të kenë bërë hetime për rrethanat në të cilat Çelik u vendos në një avion të Air Albania për në Stamboll, ku u arrestua nga policia turke.

Ministri Sandër Lleshaj bëri të paditurin në një koment televiziv ndërsa qeveria e tij supozon se Çelik u përzu si një emigrant i paligjshëm dhe se Shqipëria nuk ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej atij si mbështetës i Gulen.

Eurodeputetët që nënshkruan letrën janë:

Ramona Victoria Strugariu

Vlad-Marius Botos

Oliver Chastel

Katalin Cseh,

Dragos Pislaru

Jon-Christoph Oetjen,

Brando Benifei

Michal Simecka

Viola von Cramon-Taubadel

(BIRN)

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In