• Kontakt
Friday, September 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Nënpresidenti Mike Pence: 6 Janari, ditë e errët në historinë e Kongresit amerikan

07/01/2021
in Bota
A A
Nënpresidenti Mike Pence: 6 Janari, ditë e errët në historinë e Kongresit amerikan
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarët e Kongresit u kthyen në sallë të mërkurën në mbrëmje për të vazhduar numërimin e votave elektorale për zgjedhjet presidenciale. Ligjvënës si demokratë, ashtu edhe republikanë thanë se ishin të vendosur të vazhdonin certifikimin e fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden, vetëm pak orë pasi mijëra përkrahës të Presidentit Trump u futën me forcë në ndërtesën e Kongresit.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton:

Pavarësisht nga skenat e dhunshme ku protestuesit u futën në mjediset e Kongresit dhe u përleshën me forcat e rendit, ligjvënësit u kthyen të mërkurën në mbrëmje për të vazhduar numërimin dhe certifikimin e votave elektorale.

“Ne do të certifikojmë fituesin e zgjedhjeve presidenciale 2020”.

Nënpresidenti Mike Pence, në detyrën e presidentit të senatit, kryesoi sesionin e përbashkët të Kongresit vetëm pak orë pasi trazirat kishin bërë të nevojshme evakuimin e anëtarëve, kur protestuesit ishin futur me forcë në mjediset e Kapitolit.

“Sot ishte një ditë e errët në historinë e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por falë reagimit të shpejtë të policisë së Kapitolit dhe forcave federale e lokale të rendit, dhuna u shua,” tha zoti Pence.

Më shumë se 100 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 14 republikanë të Senatit kishin njoftuar më parë planet për të bllokuar certifikimin e votave elektorale në gjashtë shtete të lëkundura ku fitoi Joe Bideni.

“Për ata që kanë pikëpyetje për integritetin e zgjedhjeve, për ato që ndodhën në nëntor, ky është veprimi i duhur,” tha Senatori Josh Hawley.

Por pas dhunës së të mërkurës pasdite, disa senatorë dhe ligjvënës tërhoqën kundërshtitë e tyre.

“Ato që ndodhën sot më kanë detyruar të reflektoj. Nuk mundem që me ndërgjegje të plotë të kundërshtoj certifikimin e zgjedhjeve,” tha Senatorja Kelly Loeffler.

Zoti Biden komentoi nga Delauer duke dënuar me forcë dhunën dhe duke kritikuar ashpër presidentin.

“I bëj thirrje Presidentit Trump të dalë në televizor tani dhe të përmbushë betimin që ka bërë për të mbrojtur kushtetutën dhe për të këmbëngulur që ky uzurpim të marrë fund,” tha zoti Biden.

Presidenti Trump postoi një video në Twitter ku bënte thirrje për qetësi, por përsëriste pretendimet e pabaza se zgjedhjet u vodhën.

“Ishte një fitore dërrmuese, të gjithë e dinë, sidomos pala tjetër. Por tani duhet të ktheheni në shtëpi,” tha zoti Trump.

Twitter and Facebook, për herë të parë bllokuan llogaritë e Presidentit Trump për postime që shkelnin politikat e këtyre kompanive. Më herët të mërkurën presidenti u kishte bërë thirrje përkrahësve të marshonin drejt Kongresit.

“Pas kësaj, do të shkojmë së bashku, do të jem edhe unë me ju”.

Presidenti i kishte nxitur me fjalët “shporrni ligjvënësit e dobët”.

“Ai ka nxitur dhunën. I udhëhoqi me retorikën e tij, megjithëse nuk i udhëhoqi fizikisht,” thotë analistja Jennifer Mercieca.

17 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kërkuan nënpresidentit të përdorë Amendamentin e 25-të për të hequr Presidentin Trump nga posti, gjë që nuk pritet të realizohet brenda dy javëve që i mbeten këtij mandati presidencial.

“Amendamenti i 25-të merret me skenarë kur presidenti është i paaftë fizikisht ose mendërisht për të kryer detyrën; s’ka të bëjë me kapacitetin moral të një presidenti,” thotë pedagogu i jurisprudencës, Aziz Huq.

Pavarësisht nga këto zhvillime, Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i 46-të amerikan më 20 janar.

“Nuk jam i shqetësuar për sigurinë time apo për mbarëvajtjen e ceremonisë së inaugurimit,” u shpreh zoti Biden./VOA

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In