• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Negociatat? Rama: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë, nuk pres asgjë

07/02/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Kryeministri Rama vizitë në SHBA, zbulohet takimi i rëndësishëm: Ja çfarë pritet të ndodhë në orën 13:00
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Shqipëria nuk do të ‘qëndrojë pas derës së Evropës dhe të qajë’ që ajo të hapet”, i tha AFP-së, kryeministri Edi Rama duke theksuar se Tirana duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet, pasi ‘Brukseli i zgjidh pyetjet me gjemba gjatë procesit të pranimit’.

Brukseli prezantoi strategjinë e re për integrimin, por kryeministri Rama nuk është optimist. “Nuk pres asgjë” tha Rama. “Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen” pavarësisht nga vendimet në Bruksel, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund “të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona”.

“Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës dhe të qajmë. Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po na kërkojnë, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Europa po vuan, nuk funksionon ashtu siç duhet, është e qartë. Shqipëria bëri më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave. Por vendi do të vazhdojë t’i bëjë detyrat e veta shtëpiake (sepse) ne nuk po i bëjmë ato për ta, ne po i bëjmë vetë”.

Kryeministri Rama u ndal edhe te konferenca e donatorëve që do të zhvillohet në 17 Shkurt në Bruksel. “Ne e vlerësojmë shumë vullnetin për të organizuar këtë konferencë dhe shpresojmë që ajo të jetë e suksesshme” tha Rama. I pyetur nëse tërmeti ishte një thirrje zgjimi për Shqipërinë në përgjithësi, Rama tha se ai ishte “realist”. “Kjo është një mundësi e madhe për vendin që të demonstrojë se po i bën gjërat ndryshe. Por për të thënë që shqiptarët do të bëhen suedezë, nuk mendoj se do të ndodhë” përfundoi ai./Shqiptarja.com

Share220Tweet138


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In