• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në studion e Arbana Osmanit do të flas një vajzë e a.buzuar, aktivistja: Po ma përzien stomakun

04/06/2020
in Aktualitet, Sociale
A A
Në studion e Arbana Osmanit do të flas një vajzë e a.buzuar, aktivistja: Po ma përzien stomakun
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Moderatorja, Arbana Osmani ka njoftuar në rrjetet sociale se më emisionin e ardhshëm të “Dua të të bëj të lumtur”, do të publikojë rrëfimin e një vajze që është abuzuar s.eksualisht.

“Të shtunën më 6 qershor, tek “Dua të të bëj të lumtur”, një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është a.buzuar që në moshën 12-vjeçare nga roja e Jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka a.buzuar me të”, shprehet Arbana Osmani në një postim në Instagram.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga avokatja dhe aktivistja, Brizida Gjikondi, e cila i kërkon Arbana Osmanit, që të mos publikojë t.ragjedi të tilla në ekran, për të rritur audiencën.

Në një postim në gjatë në Facebook, Gjikondi shprehet se gratë dhe vajzat shqiptare duhet t’i japin një shtysë shtetit shqiptar, që të hetojë dhe parandalojë a.buzime të tilla. Ajo bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme kundër dh.unimit të vajzave dhe grave.

“Të lutem Arbana, mos e shndrro t.ragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, t.ragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës.”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Të lutem Arbana mos! Nuk mund ta bësh këtë, Nuk mundesh. Ka ditë që kjo histori më ka përzjerë stomakun dhe shpirtin sidomos, por kam heshtur. Po kur pashë reklamën tënde mu zbraz stomaku. Të paktën ne femrat shqiptare pa dallim përkatësie, pasurie, arsimi etj, sduhet tja bëjmë këtë njëra tjetres… Historia tragjike e 15 vjecares që me gjasa ka filluar që kur ajo ka qënë 13 vjec, është një histori e dhimbshme deri në palcë, përmban cdo realitet shqiptar ajo histori..Përmban imoralitetin e pandëshkuar që ka pushtuar këtë vend, përmban promovimin e femrave s.eksi qoftë dhe me silikon dhe me dashnorët trafikantë d.roge që për ironi i quajnë dhe biznesmenë (le të flasim hapur), promovim i cili kthen femrat në plackë tregu pa vlerë dhe dinjitet ..

Përmban kotësinë dhe falsitetin e atyre femrave që “falë” diktatit të një mashkulli kryetar partie, sot luajnë melodramën e deputetes ose opozitares të prekur në zemër nga kjo tragjedi. Përmban kotësinë e shumë strukturave që ky shtet bashkëpuntor në k.rim me heshtjen dhe kodoshllëkun e tij i ka ofruar k.riminelëve. Ka ligje, rregullore, akte ndërkombëtare dhe me dhjetra e dhjetra struktura ky palo shtet, gjoja për të mbrojtur fëmijët, ka Agjensi pompoze për mbrojtjen e fëmijëve, që e di si quhet për ironi… quhet Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së Fëmijëve, po ka Kryetare po ka punonjës, po sidomos ka RROGA QE MERREN KOT!!! Dhe ngjarje si kjo e vërtetojnë.

Po ka dhe struktura të tjera që mbrojnë fëmijët ky shtet, i ka në Institucione Kushtetuese, në Polici, sidomos në cdo Bashki… Dhe të gjitha HANE BUKE KOT!!! Në Shqipëri të shpëton vetëm rastësia dhe klithma e shpirtit, të tjerat janë kot. U mor vesh falë organizatave jo qeveritare rasti i vogëlushes me fëmijëri të v.rarë nga Babrruja, po sa k.rime, p.ërdhunime, vetv.rasje dhe inceste i ka mbuluar koha dhe frika në këtë tokë.

Ka që kërkojnë dorëheqjen e Ministres, pasi nuk rreshtin së bëri politikë edhe në kësi ditësh, ndërkohë unë do të doja një ndëshkim historik për p.erversin plak dhe p.erversat e tjerë (dhe nuk po ta them cfarë ndëshkimi do propozoja se do t.merroheshe), për Drejtorin e Shkollës sidomos, që sot duhet të ishte mbrapa hekurave duke u dridhur si purtekë, të ndëshkoheshin burrecat dhe ta shikonin dhe ata që fshihen e presin që vala të bjerë.. se cdo të thotë të prekësh me dorë dhe të poshtërosh një femër shqiptare.

E kam thënë përherë dhe e ripërsëris, femrën shqiptare E SHPETON VETEM VETJA, jo burrat e aq më pak aleancat dhe kuotat dhe emërimet e tyre politike dhe administrative, përkundrazi, ato kuota dhe ato gra na v.rasin shumë më shumë, sepse na tradhëtojnë, i dorëzohen pazarit dhe skllavërisë moderne. Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës.

Share228Tweet142


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In