• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
in Nostalgji
A A
Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokop Mima, lindi me 7 korrik 1920 në qytetin e Durrësit. Kreu gjimnazin në po këtë qytet dhe më pas shkoi për studime jashtë shtetit për farmaceutikë. Në shfaqjen përuruese të themelimit të Teatrit Profesionist të Shtetit, më 25 maj 1945, në komedinë “Topazi” të MArsel Pagnol, luajti rolin e Rozhe de Bervil, ku edhe spikati si aktor i planit sarkastik.

Loja e tij është çmuar për vizatimin e karaktereve të goditur, origjinale, ku zëri kumbues, shqiptimi i pastër i fjalës dhe plastika i kanë shërbyer për një përcjellje me elegancë te spektatori i figurave të larmishme, që ndryshonin dukshëm nga njëra-tjetra.

Është interpretuesi i dy roleve nga më mbresëlënëset në Teartin Kombëtar; i pari, ai i Zbishekut te komedia “Morali i zonjës Dulska” (1958) e Gabriela Zapolskes, me të cilin vizatoi, përmes një sarkazme të mprehtë, njeriun vantioz, aventurier, mashtrues, të lidhur pas interesit, kurse i dyti, ai i Xhivolas te drama “Arturo Ui” e B. Brehtit, 1971, regjisor Pirro Mani, me të cilin dha figurën e frikshme të Xhivolas, njeriun e kulisave, çalamanin hidhnak, demagogun dhe atë që organizonte ritualet mortore të kundërshtarëve politikë të Arturos.

Në vitin 1957 luajti Vurmin, te drama “Intrigë e dashuri” e F. Shilerit; rol që u trajtua në një stil alegorik dhe që shkoi deri në simbolizimin e njeriut ziliqar, kobzi dhe i kurtheve. Në komedinë “Pas vdekjes” e A.Z. Çajupit, ai i dha një formë sarkastike portretit të doktor Adhamudhit, duke ironizuar mendjemadhësinë e tij boshe, alogjizmin dhe sharlatanizmin, duke u tallur pa meshirë, po ashtu, me pseudopatriotët dhe njerëzit me dy fytyra, të cilët, edhe për caktimin e alfabetit të gjuhës shqipe, kërkonin të fitonin kapital të pamerituar politik.

Një nga kulmet e aktrimit të tij ishte krijimi i figurës së Dom Markut te “Cuca e maleve” e Loni Papës (1968), ku ai operoi me rrafshe klasiciste e racionale, duke i ofruar lojës shenja të forta të simbolizmit si dhe metaforizmit social të sjelljes, paçka se brenda një trendi politikisht të paracaktuar. Këngëzimi i qëllimtë i fjalës dhe i sentencave biblike, në oborrin e kishës, në qelë a në shtëpinë e Zefit, realizonin kontrapunkte domethënëse me qëllimet tinëzare të vetë personazhit, gjegjësisht tendencës së hapur politike socrealiste që ai kishte në vepër.

Me rolin e Kiu Gremit në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” të J. Xoxes, 1975, ai solli fshatarin tikip myzeqar, me një të folur të ngadaltë e të matur, me sjellje e veprime të arsyetuara, njeriun e rrogozit, paqësor, por i drejtë. Në rolet e shumta që ka mishëruar shquhen Kockareli te “Martesa” e N. Gogolit, nënpunësi i postës te “Revizori” e N. Gogolit, Tahir beu te “Halili dhe Hajria” e Kole Jakovës, Hasan aga te “Prefekti” e Besim Levonjës, profesori i dansit te “Borgjezi fisnik” e Molierit, gjeneral lejtnanti te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur, sipas romanit homonim të Ismail Kadaresë; Turhani te komedia “I pazëvendësueshmi e Qamil Buxhelit.

P. Mima ka qenë për shume vite pedagog i fjalës artisike në Institutin e Lartë të Arteve. Ishte një ndër recituesit më të talentuar të Teatrit Kombëtar, me një zë të papërsëritshëm. Me mijëra vargje nga poezia shqipe dhe ajo e huaj gjenden të inçizuara në fonotekën e “Radio Tiranës”, ku fjala shqipe prej recitimit të tij pasional merrte tingëllimat e një gjuhe të bukur plot hijeshi.

Ndër to ai recitoi edhe vargjet e njohura nga Historia e Skënderbeut e F. S. Nolit (të cilën e dinte përmendësh). Luajti edhe disa role në kinematografi, si: gjenerali gjerman te telefilmi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, 1975; Stefani te filmi “Emblema e dikurshme”, 1979; xha Kiço te filmi “Vëllezër dhe shokë”, 1980. Ndahet ng jeta në Tiranë, më 19.08.1986. Mbante titullin “Artist i merituar”.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In