• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të regjizorit dhe themeluesit të teatrit të Durrësit, aktorit ikonë Vangjel Heba

18/10/2025
in Nostalgji
A A
Në kujtim të regjizorit dhe themeluesit të teatrit  të Durrësit, aktorit ikonë Vangjel Heba
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vangjel Heba lindi më 11 Mars 1933 në qytetin e Durrësit dhe u largua përgjithmonë nga skena dhe ekrani me 17 Tetor 2007. Fillimet e tij artistike i gjejmë që gjatë Liceut Artistik të Durësit në vitin 1950,kur ai ishte në vitin e tretë të Liceut, në interpretimin e dramës ruse “Nën gështenjat e Pragës”. Pritja e ngrohtë nga publiku bën që ai të vazhdojë në rrugën e artit.

Kështu gjatë kohës së shërbimit të detyrueshëm ushtarak të nisur në dhjetor të vitit 1952 në Ansamblin e Ushtrisë, së bashku me aktorë të tjerë të njohur si Avni Resuli, Esat Oktrova, Piro Mani do të themelojë Teatrin e Ushtrisë.

Ai do të ishte gjithashtu edhe një nga themeluesit e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit në 11 Janar të vitit 1953 duke interpretuar rolin e Petritit në dramën e parë të vënë në skenë nga ky Teatër , “Familja e Peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit). Në vitin 1953 kthehet nga ushtria dhe fillon punën pranë këtij Teatri, ku ai së bashku me Artistin e Popullit, Nikolin Xhoja, do të bëhej një nga shtyllat e këtij Teatri.

Në vitin 1975 pasi mbaron studimet për regjisurë dhe pas një periudhe specializimi dy vjeçare pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) si regjisor, do të jetë për 5 vjet edhe regjisor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” duke vënë në skenë rreth 15 drama e komedi të ndryshme. Këtu mund të përmendim dramat “Fluturimi i breshkës” , “Njerëz mbi shkëmb”, “Një shok i klasës sime” etj.

Të shumta, do të jenë edhe rolet , rreth 80-të, që ai do të interpretojë me këtë Teatër . Këtu mund të përmendim rolin e Adem Rekës tek drama “Flamur në stuhi”, Anjuckin te “Martesa” e Gogolit, Berti te “Rrënjë të thella” etj. Del në pension në vitin 1988.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Vasilit në filmin “Furtuna” në vitin 1959 më tej do të vazhdonin rreth 22 role të tjerë si roli i Murrashit në filmin “Toka jonë” në vitin 1964, roli i toger Petros në filmin “Njësiti Guerril” në vititn 1969, roli i Dom Gjonit në filmin “Thirrja” në vitin 1976 , rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Vajzat me kordele të kuqe” në vitin 1978, rolin e Peshkop Jakovit në filmin “Nëntori i Dytë” në vitin 1982, rolin e Fane Mërtirit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” etj.

Ndahet nga jeta dhe familja e tij e dashur më 17 tetor 2007. Bashkia e Durrësit për të nderuar kujtimin e tij do ti japë titullin “Qytetar Nderi”. Për meritat e tij artistike Vangjel Heba në vitin 1971 do të vlerësohet me titullin “Artisti i Merituar”.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Filmat e komunizmit… Si duhet parë krijimtaria kinematografike e kohës së diktaturës?

Filmat e komunizmit… Si duhet parë krijimtaria kinematografike e kohës së diktaturës?

18/10/2025
Në kujtim të regjizorit dhe themeluesit të teatrit  të Durrësit, aktorit ikonë Vangjel Heba

Në kujtim të regjizorit dhe themeluesit të teatrit të Durrësit, aktorit ikonë Vangjel Heba

18/10/2025
Aktori dhe regjisori Besim Kurti feston 76 vjetorin e lindjes të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktori dhe regjisori Besim Kurti feston 76 vjetorin e lindjes të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

17/10/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In