• Kontakt
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të Mjeshtrit të madh, “Artistit të Popullit” Ndrek Luca në përvjetorin e ndarjes nga jeta , skena dhe ekrani!

14/01/2026
in Nostalgji
A A
Në kujtim të Mjeshtrit të madh, “Artistit të Popullit” Ndrek Luca në përvjetorin e ndarjes nga jeta , skena dhe ekrani!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Artisti i Popullit” Ndrek Luca, një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar. Në kujtim të Mjeshtrit të madh, Ndrek Luca.

Aktori i mirënjohur shqiptar, Ndrek Luca, ka lindur në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin.
Familja e tij u shpërngul në Shkodër kur ai ishte në moshë të vogël. E ëma e dërgoi Ndrekën në shkollën e jezuitëve dhe njëkohësisht punonte dhe si ndihmës te fototeka Marubi. Pas shkollës së mesme i doli bursa për aviator në Jugosllavi ku mori bursë në Akademinë e Aviacionit në Beograd (Jugosllavi).

Më 1947 kohë në të cilën marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi u prishën ai u kthye në Shqipëri ndonëse ishte në vitin e fundit të studimeve.

Pasioni e shtyu që të kërkojë nga organet e kohës që të aktivizohej me Teatrin e Ushtrisë. Në vitin 1950 filloi punë si aktor profesionist në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Sapo filloi punë së bashku me disa të tjerë u përgatitën nga regjisori rus Kriçko ku studiohej baza e kinematografisë amerikane.

Interpretimi i tij i parë i tij në Teatër më 11 nëntor 1950 ishte roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Në karrerrën e Ndrek Lucës numërojmë një galeri të tërë personazhesh me mbi 100 role, që do ta bënin atë një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar.

Këtu mund të përmendim rolin e Xhirit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, rolin e Jagos në tragjedinë “Otello” i Shekspirit, rolin e Bacës së Gjetajve në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, rolin e Lekës në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, rolin e Brung Trolit në dramën “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës e shumë të tjera.

Përveç kontributit të jashtëzakonshëm në Teatër, Ndreka shkroi disa drama që u luajtën në skenë. Por ai dha një kontribut të madh në kinematografinë e sapo krijuar duke luajtur në mbi 30 figura, në film.

Pjesa teatrale më e njohur është “Shtatë Shaljanët” si dhe “Votra e huaj”, të interpretuara në skenën e Teatrit Kombëtar si dhe pjesët “Andra në diell”, “Bardha”, “Histori Irkutase” etj. Ndreka doli në pension në vitin 1987. Ai ishte i martuar me aktoren Mimika Luca.

Ai u nda nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 13 janar të vitit 1993.

Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 i ka vënë emrin e tij njërës nga rrugët e kryeqytetit. Për meritat e tij artistike Ndrek Luca është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

14/01/2026
Shkodrani Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vogla, krijuesi i arkivit të Teatrit Kombëtar…sot ka ditëlindjen

Në kujtim të Gjon Karmës, aktorit të madh shkodran i pa arritshëm si mjeshtër në rolet e karaktereve

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In