Dhimitër Orgocka ka lindur në 24 Tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës dhe u nda nga jeta më 1 janar 2021.
Pas mbarimit të studimeve në Pas përfundimeve të larta në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës fillon punën si regjisor në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, në skenë e të cilit ka vënë në skenë rreth 100 premiera. Roli i tij i parë në teatër do të ishte ai i Gjergjit në dramën “Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës, ndërsa regjia e tij e parë ishte regjia e dramës “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços.
Edhe në kinematografi ai ka interpretuar në shumë filma si “Gjeneral gramafoni”, “Asgjë nuk harrohet” etj. Në jetën e tij artistike është vlerësuar me shumë çmime kombëtare apo ndërkombëtare kështu në 29 prill te vitit 2005 merr në Festivalin e Tetë të Teatrove në Kiev, Ukrainë, Çmimin “Roli më i Mirë” për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut.
Po kështu do të merrte të njëjtin Çmim edhe në Festivalin e Bitolës dhe atë të Maqedonisë. Në Festivalin e Pestë të Teatrove Shqiptare në Maqedoni, “Dibra 2006”, në shtator të vitit 2006 ai nderohet me Çmimin e Madh “Sulejman Pitarka” për regjinë e dramës “Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vrosllavë, Poloni, në vitin 2007 do të vlerësohet me Kupën e Festivalit për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut. Në vitin 2004 nëTetovë, Maqedoni, ka bërë regjinë e Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit 2004”. Në maj të vitit 2008 ka qenë Drejtor Artistik i edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Albamono 08”.
I martuar me artistene mirënjohur Dhorkë Orgocka (Artiste e Merituar). Në 4 shtator të vitit 2007 Shtëpisë së Kulturës së Maliqit për të vlerësuar veprimtarinë e tij artistike i është dhënë emri “Dhimitër Orgocka” Për meritat e tij artistike është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Kinematografi
2005 — Syri Magjik……
1989 — Njerëz në rrymë…..Bani Bashari, Kryetri i Komitetit
1987 — Përsëri pranverë….Damo Bregu
1986 — Dasëm e çuditshme……Riza Ostrovica
1985 — Asgjë nuk harrohet…..Xha Fania
1978 — Gjeneral Gramafoni…..zoti Misir,Komandanti i Xhandermarrisë
1978 — Pas gjurmëve…..Babai i Skënderit dhe Luanit
1975 — Rrugicat, që kërkonin diell (Film Tv)….Antonio
1977 — Flamur në dallgë (Film TV)….Kapiteni
1972 — Yjet e netëve të gjata….Bato Kolaneci,Komisari partizan
1968 — Horizonte të hapura….Uran Korabi
Teatër
“Amoku” e Stefan Cvajgut
“Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës
“Mjeshtri i stacionit” e Pushkinit
“Otello” e Shekspirit
“Stuhi në prill” e Skënder Luarasit
Teatër
“Denouncment” e Ruzhdi Pulahës
“Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit.
“Duar te ndyra” e Sartrit
“E bukura ime” e Skënder Demollit
“Fqinjët”
“Kopraci” i Molierit
“Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit
“Otello” e Shekspirit
“Pamje nga ura” e Artur Milerit
“Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços
“Stuhi në prill” e Skënder Luarasit
“Tartufi” i Molierit
Çmime e Tituj
Artist i Popullit
Maj 2007
Kupën e Festivalit
në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vrosllavë, Poloni, për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut.









