• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
in Nostalgji
A A
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ramiz Rama (1938-2015). Lindi në Shkodër. Mbaroi shkollen e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, më 1963, dhe filloi punë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, derisa doli në pension. Ka luajtur mbi 90 role, shumë syresh të dyta, por edhe kryesore, si dhe role të antagonistëve.

Aktrimi i tij dallohej për tone të forta, temperament dhe një frymë ballafaqimi e konflikti të ndezur në trajtimin e dialogut. Tipare të tilla janë manifestuar në interpretimet që ai ka bërë në shfaqjet “Cuca e maleve”, “Djem të mbarë”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” “Çmurosja”, “Ftesë nga larg” etj.

Interesante ishte figura e Mbretit Blu në dramën “Gjaku i Arberit” e Fadil Krajës, regjisor Serafin Fanko, e cila u ndertua përgjithësisht në dy rrafshe: në ato të vrazhda e nevrotike me Palin dhe në ato të zymta dhe të ngrysura me të bijën.

Ndër arritjet më të suksesshme të tij ka qenë interpretimi i rolit të Bektash Shkozës në dramën “Fytyra e dytë” e Dritero Agollit, me të cilin, falë një qasjeje të thuket satirike ai nënvizoi anën megalomane, cinike, brutale e ambicioze të personazhit, sikundër bëri përpjekje, ndonëse më pak të realizuara, edhe në ravijëzimin e dyzimit që e karakterizonte këtë personazh.

Ka interpretuar edhe në 6 filma artistike si: “Një natë pa dritë”, “Flaka e maleve”, “Të paftuarit”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Bregu i ashpër” etj. Ramiz Rama ishte një aktor me një diapazon të gjerë të timbrit të zërit, por që kurrë në jetën e tij dëshirat e realizimeve artistike nuk u përputhën me dëshirat e tij aktoriale.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In