• Kontakt
Friday, September 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të aktorit shkodran, “Artistit të Merituar” Bep Shiroka në ditën e lindjes së tij

26/09/2025
in Nostalgji
A A
In memorie! 25 shtator 1933, lindi brilanti Bep Shiroka
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kujtojmë sot 92 vjetorin e lindjes të aktorit, skenografit, piktorit, Mjeshtri i Madh, Bep Shiroka. I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së tij!

Bep Shiroka (1933-2010), ka lindur në 25 Shtator të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës. I rritur në një familje me tradita artistike, i ati i tij Kolë Shiroka ishte organizuesi i karnavaleve në qytetin e Shkodrës, zgjedh rrugën e artit duke u diplomuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Pas disa vjet aktivizimi në trupat amatore në vitin 1960 thirret të punojë në Trupën Profesioniste të Teatrit “Migjeni” prej regjisorit Tefik Duka. Roli i tij i parë do të jetë një rol i dytë në dramën “Nora e Kelmendit” ku ai do të interpretojë shumë mirë duke bërë kështu që ky regjisor ti besojë rolin kryesor në dramën “Histori Irkutase”.

Më tej do të vazhdonin shumë e shumë role të tjera plot 150 të cilat do ta bëjnë atë të dashur jo vetëm për publikun shkodran por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu mund të veçojmë interpretimet e tij në komedinë “Çifti i lumtur”, në dramën “Dasëm me Flamur” të dhënë para shqiptarëve në Maqedoni, dramën “Franku i V-të” e shumë të tjera. Në vitin 1998 pasi del në pension shkëputet nga teatri për tu rikthyer 10 vjet më vonë në vitin 2008 me rolin e Rezarit në dramën “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bëj atë të njohur para gjithë artdashësve do të jetë ai i babait fanatik në filmin “Çifti i Lumtur” në vitin 1975. Më tej do të vazhdonin edhe më se 30 role të tjera të interpretuar me shumë mjeshtëri.

Këtu mund të përmendim rolin e xhandar Veselit në filmin “Koncert në vitin 1936” në vitin 1978, rolin e Bajraktarit në filmin “Besa e Kuqe” në vitin 1982, rolin e babait të Bardhylit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” në vitin 1986 etj.

Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Shefit të sigurimit në filmin shqiptaro-kanadez “Gruaja pa flatra/Women without wings”. Në karrierën e gjatë të tij nuk mund të lemë pa përmendur edhe rolin e tij si skenograf në Teatrin “Migjeni” e lidhur kjo me pasionin e tij për pikturën, duke realizuar për këtë teatër mbi 30 skenografi për shfaqje të ndryshme. Një nga shfaqjet që më shumë lidhet me profesionin e tij si skenograf është komedia “Çifti i lumtur.
Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Habit aktori i njohur: Kam fjetur me 50 mijë gra!

Habit aktori i njohur: Kam fjetur me 50 mijë gra!

26/09/2025
In memorie! 25 shtator 1933, lindi brilanti Bep Shiroka

Në kujtim të aktorit shkodran, “Artistit të Merituar” Bep Shiroka në ditën e lindjes së tij

26/09/2025
Historia rrëqethëse e Claudia Cardinale: U përdhunua në moshën 16-vjeçare, solli në jetë djalin i cili mendonte se aktorja ishte motra e tij

Historia rrëqethëse e Claudia Cardinale: U përdhunua në moshën 16-vjeçare, solli në jetë djalin i cili mendonte se aktorja ishte motra e tij

25/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In