• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të aktores së Teatrit “Migjeni” dhe kinematografisë Antoneta Fishta në përvjetorin e ndarjes nga jeta

26/10/2025
in Nostalgji
A A
Në kujtim të aktores së Teatrit “Migjeni” dhe kinematografisë Antoneta Fishta në përvjetorin e ndarjes nga jeta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Antoneta Fishta lindi më 22 janar të vitit 1922 në Vjenë të Austrisë dhe u nda nga jeta më 26 tetor 2006 në Itali në moshën 84-vjeçare.

Për shkak të humbjes së prindërve të saj, ajo kthehet në Shqipëri ku rritet nga murgeshat dhe ndjek studimet në shkollën normale “Donika Kastrioti” dhe diplomohet për mësuesi, profesion të cilin ajo e ushtroi në rininë e saj.

Me vendosjen e saj përfundimisht në Shkodër dhe meqenëse pasioni që ajo kishte që në fëmijëri nuk i ishte zbehur, aktorja Fishta si fillim bëhet pjesë e grupeve artistike të qytetit.
Ajo u bë pjesë e teatrit “Migjeni” të Shkodrës duke interpretuar si fillim në shfaqjet “Çështja Ruse”, “Portreti” dhe “Ishulli i paqes”, shfaqje këto që nxorën në pah talentin e madh të artistes dhe që më pas do t’i besoheshin role të rëndësishme në vepra të tjera të vëna në skenën e teatrit “Migjeni”.

Në këtë teatër, artistja ka interpretuar më tepër se 70 personazhe nga më të ndryshmet. Por përveç teatrit, ajo u bë shumë shpejtë pjesë edhe e kinematografisë shqiptare duke interpretuar edhe këtu rreth 12 role të cilat kanë ngelur gjatë në memorien e publikut.

Ndër shfaqjet dhe filmat që ajo ka interpretuar dhe ka lënë gjurmë janë “Shtrëngata e Ostrovskit”, “Tirani i Padovës”, “Toka jonë”, “7 shaljanet”, “Këshilli i ndrikullave”, “Detyrë e posaçme”, “Shtigje lufte”, “Çifti i lumtur”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Radiostacioni”, “Flaka e maleve”, “Rruga e lirisë” dhe shumë e shumë role të tjera.

Artistja është vlerësuar shumë herë me çmime dhe medalje të mara në festivale të ndryshme teatrorë dhe kinematografikë.

Antoneta Fishta ka lënë gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar dhe për shumë breza me radhë do të ngelet një figurë dhe model i rëndësishme në artit shqiptar.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktores së Teatrit “Migjeni” dhe kinematografisë Antoneta Fishta në përvjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktores së Teatrit “Migjeni” dhe kinematografisë Antoneta Fishta në përvjetorin e ndarjes nga jeta

26/10/2025
Zonja e madhe e skenës shqiptare “Artistja e Merituar” Dhorkë Orgocka sot kishte ditën e lindjes

Zonja e madhe e skenës shqiptare “Artistja e Merituar” Dhorkë Orgocka sot kishte ditën e lindjes

26/10/2025
In Memorie! Kur vritej gëzimi te Nikolin Xhoja: Njohim “xha Beqon” por jo përndjekjen e tij në sistemin gjakatar të Enver Hoxhës

In Memorie! Kur vritej gëzimi te Nikolin Xhoja: Njohim “xha Beqon” por jo përndjekjen e tij në sistemin gjakatar të Enver Hoxhës

25/10/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In