• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të aktores së shquar Antoneta Papapavli në përvjetorin e ndarjes nga jeta!

24/09/2023
in Nostalgji
A A
Në kujtim të aktores së shquar Antoneta Papapavli në përvjetorin e ndarjes nga jeta!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në historinë e kinematografisë e teatrit shqip, emri i Antoneta Papapavlit do të kujtohet për karakteret e spikatura plot temperament, që sot janë pjesë e rëndësishme e historisë së artit të shtatë në vend.

E lindur më 17 shkurt 1938 në Përmet, ajo kreu studimet e larta në degën e dramës dhe menjëherë pas studimeve do të emërohej si aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në teatër dhe më shumë se 16 role në filmin artistik. Roli i saj i parë në kinematografi ishte ai i zonjës Hatixhe në filmin “Tinguj Lufte” , 1976 nën regjinë e Xhanfise Kekos.

Më 1981 regjisori i njohur Fehmi Oshafi do ti besonte rolin e drejtoreshës së shkollës, tek filmi “Shoku ynë Tili”, ku menjëherë do të binte në sy interpretimi plot cilësi i Papavaclit.

Më pas regjisorët Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika do ti besojnë rolin e Ngjelës tek filmi “Komisari i Dritës” më 1966 me skenar të Llazar Siliqit. Më 1976 tek filmi “Përballimi” ajo do të ketë rolin e Kleas, rol që ia besoi sërish regjisori Viktor Gjika.

Në këtë rol ajo do të shfaqte gjithë sharmin e një aktoreje që i dha jetë kinemasë shqiptare të atyre viteve. Tek “Shoqja nga fshati” ajo do të interpretojë rolin e Lefkës, nën regjinë e Pirro Milkanit.

Role të tjera që kanë mbetur në kujtesën e publikut janë nëna e hetuesit tek “Hetimi vazhdon” më 1988, nëna e Zanës tek “Kur ndahesh nga shokët” më 1986, nëna e Lizës, tek “Kur hapen dyert e jetës” më 1986, profesorja e Mirës tek “Apasionata” më 1983, etj. Ndër rolet e spikatura në teatër janë ai i mamasë së Elsës, tek “Pallati 176”, i gjyshes tek “Hijet e natës”, Adela tek “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, etj.

Antoneta do të kujtohet si aktorja e që hyri nën lëkurën e zonjave të vërteta duke sjellë për publikun gjithë sharmin e një gruaje që mund të vishte pelice. Pasioni i saj i madh për kinemanë shihet në çdo rol që ka interpretuar.

Antoneta hyn tek ato aktore që u ndanë shpejt me kinemanë. Në vitin 1985 ajo doli në pension dhe nuk u ngjit më kurrë në skenë për arsye shëndetësore. Ajo mban titullin “Artiste e merituar” dhe ka një rol të rëndësishëm në historinë e kinemasë shqiptare. Ajo u shua më 13 shtator 2013 në moshën 75 vjeçare.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In