• Kontakt
Monday, October 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të aktores ikonë “Artistes së Meituar” Liza Vorfi në ditën e lindje së saj

10/10/2025
in Nostalgji
A A
Në kujtim të aktores ikonë “Artistes së Meituar” Liza Vorfi në ditën e lindje së saj
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liza Vorfi. (1924-2011). Aktore. Lindi në Tiranë, më 9 tetor. Talenti i saj nisi udhë si këngëtare në “Radio Tirana”, më 1939. Me pas ndoqi për një vit studimet e larta për muzikë në Konservatorin e Romës e më pas, për dy vjet në Pezaro, por i ndërpreu për shkak të luftës dhe u kthye në Shqipëri.

Ishte nga aktoret e para themeluese të Teatrit të Shtetit , më 1945, dhe punoi aty derisa doli në pension, në vitin 1974. Luajti në skenën e tij mbi 80 role natyrale të ndryshme, disa syresh role kryesore dhe protagoniste. U shqua qysh në fillim për emocionalitetin e lartë organik të aktrimit, si u pa te “Karakteri moskovit” (Krushkova), “Lidhja e mrekullueshme” (Natasha), “Invadimi” (Ollga), “Tartufi” (Elmira) etj.

Përjetimi i thelluar i botës shpirtërore të personazheve me mbartje tragjike e dramatike , në lojën e saj shpërfaqej, herë-herë, nëpërmjet qasjeve me kahe të forta poetike, lirike e romantike, sikundër u vu re në rolin e Desdemonës te tragjedia “Otello” e Shekspirit, ashtu sikundër edhe atyre me spikama të thuketa dramatike e nevrotike, sikurse qe interpretimi i Martirionës te drama “Shtëpia e Bernarda Albës” e F. G. Lorkes.

Pas kësaj prirje kryesore, talenti i saj gjeti shprehje po aq të plotë edhe në njëmendësimet e figurave që vinin nga tipa të ndryshëm të komedisë, sikundër qenë: Dorina te “Borgjezi fisnik” e Molierit, Juliashevicova te “Morali i zonjës Dulska” e Zapolskes, Beatriçia te “Shërbetori i dy zotërinjve” e Goldonit, Dona Luçia te “Karnavalet e korçës e Spiro Comorës.

Në lojën e saj spikatin tonimet psikologjike , shoqëruar me një ndjeshmëri të thellë, të ndryshme, burimore, si në realizimin e figurës së Martës te “Përmbytja e madhe” e Loni Papës etj. Veçoritë e aktrimit pasionant e realist të Liza Vorfit u shfaqën në forma të plota dhe të drejtpërdrejta në shumë shfaqe ku mori pjesë, si:

“Për ata që janë në det”, “Halili dhe Hajria”, “Toka jonë”, “Proçesi i Lajpcigut”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Zonja e bujtinës”, “Mirandolina”, “Përmbysja”, “Majlinda”, “Ljubov Jarovaja”, “Xhaxha Vanja”, “Përkolgjinajt”, “Bashkë me agimin”, “Lumi i vdekur” etj.

Liza Vorfi ka luajtur edhe në 7 filma, ndër ta: “Furtuna”, “Debatik”, “Komisari i dritës”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” etj. Mban titullin “Artiste e Merituar”. Në 11 Korrik të vitit 2009 Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi për veprimtarinë e saj artiske nderoi Liza Vorfin me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. Ndahet nga jeta ne 29 Janar te vitit 2011.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dhjetë vite pa aktorin e mrekullueshëm, korçarin Marko Bitraku

Dhjetë vite pa aktorin e mrekullueshëm, korçarin Marko Bitraku

10/10/2025
Në kujtim të aktores ikonë “Artistes së Meituar” Liza Vorfi në ditën e lindje së saj

Në kujtim të aktores ikonë “Artistes së Meituar” Liza Vorfi në ditën e lindje së saj

10/10/2025
40 vite në skenën e Teatrit Popullor, 10 vjet pa aktori ikonë Lazër Vlashi

40 vite në skenën e Teatrit Popullor, 10 vjet pa aktori ikonë Lazër Vlashi

08/10/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In