Nga Anri Bala
Sa herë që Ermali ka ndonjë projekt në horizont… hedh nga një gur në lum përpara, që të tjerët të zhyten ta kapin. Gjithsesi po hidhem unë i pari dhe po i’u them!
Këtë Mamaqi e bënë duke njohur mirë mjedisin mediatik që është mediokër, që “vdes” të shpërndaj në turmë shprehje “të tijat”, që më pas njerëzit e revoltuar nga fyerja e rëndë që u është bërë, ta shajnë nga çfarë tu vijë për mbarë…
Nëse do e vizualizonim për një moment përdorimin që i bënë opinionit publik Ermali, imagjinojeni atë si një peshkatar, që zgjat një karrem aromatik mbi sipërfaqen e ujit i përbërë prej mbetjesh peshku e gjaku, që turma e uritur e peshkaqenëve, ta ndjej atë prej kilometrash dhe të afrohen ta kafshojnë apo shqyejnë të gjallë.
Nga uria dhe varfëria, turma e humbet arsyen, e sidomos kur shprehesh me barkun bosh nuk përdor logjikën dhe ekziston rreziku të gabosh.
Në vetvete turma nuk ka faj, pasi ky provokim ka qëllim të tërheq audiencë, por i bërë prej Mamaqit dhe “Ermalçe” është i shëmtuar, sepse duke hedhur gjahun e manipuluar në det, ekziston rreziku të deformosh mjedisin natyral dhe sjelljen e peshkaqenëve, që përveç dëshirës për të ngrënë peshkun, mund të nxis instiktin për të sulmuar dhe “notarët” në det.
Po aq e vërtetë është, se ajo që mendojnë të tjerët për Ermalin, i ngjit shumë dhe i rri si xhevahir! Pak a shumë si Lyli që u shfaq në SPAK, e pa thënë asnjë fjalë, u ironizua dhe u telendis si figurë që shkakton dhe provokon ilaritet.
Pra, ne jemi siç na provokon Ermali por dhe Mamaqi është kryekëput siç pretendojm ne!
“Populli dëshiron me etje dy gjëra: bukë dhe cirk!”, thoshte Juvenali… por për të realizuar shfaqjen, veç tyre, mendoj se i duhet dhe një Mamaq, si kompraçikos, qënie e deformuara në shërbim të publikut, që kur ai të qesh apo shaj… të plotësojë kriteret e zërit me figurën.
Kot sa për muabet: Unë e kapa gurin! /Ekskluzive.al









