Dhimitra Plasari ka lindur më 20 Gusht 1952 në Bulgarec të Korçës dhe u nda nga jeta më 20 prill 2016 në moshën 64 vjeçare. Dhimitra Plasari kreu studimet në Insitutin e lartë të Arteve (ILA) për aktore në Tiranë.
Një ndër aktoret më të shquara të Teatrit “A. Z. Çajupi të këtij qyteti.
Janë të shumta rolet në shfaqet teatrale me këtë trupë përkrah emrave të mëdhenj që kanë bërë historinë e këtij teatri si; Pandi Raidhi, Dhorkë e Dhimitër Orgocka, Vani Trako, Vangjel Grabocka, Jani e Petrika Riza, Stavri Shkurti, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko etj.
Dhimitra Plasari mbahet mend nga të gjithë spektatorët e gjerë të artit skenik shqiptar, si një intelektuale e formuar denjësisht dhe një prej aktoreve të shquara me aftësi profesionale në skena-shfaqjesh dhe sheshe xhirimesh të filmave artistikë Shqiptarë. Ajo u bë e njohur edhe në filmin artistik, duke deputuar në vitin 1976 tek “Dimri i fundit” dhe po atë vit në filmin “Përballimi” dhe “Pylli i lirisë”.
Më pas do të vazhdojë në filmat e Kinostudios, tek “Korrierët” (1976); “Streha e re” (1977), “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), “Një ngjarje në liqen (1982); Aktorja korçare, Dhimitra Plasari edhe në ekran interpreton rolet e saja përkrah emrave të njohur të kinematografisë shqiptare si; Sandër Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Lazër Filipi etj.
Batuta e saj në filmin “Përballimi” ka mbetur e fiksuar në historinë e kinemasë: “Për të ftuar nuk na ftuan dhe bënë gabim këta shokët, po ne erdhëm vetë, jemi gjysma e fshatit ne Tare… Fati nuk e la që të shpaloste talentin e saj. Ndahet nga jeta më 20 prill 2016 në moshën 64 vjeçare. Dhimitra Plasari do të mbetet e gjallë me rolet e saj interesante në kinematografi.