• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndodh në konsullatën e turpit të Selanikut! Policia greke ndalon dhe keqtrajton emigrantin shqiptar me kërkesë të drejtuesve sepse u ankua për sekserët

09/07/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Ndodh në konsullatën e turpit të Selanikut! Policia greke ndalon dhe keqtrajton emigrantin shqiptar me kërkesë të drejtuesve sepse u ankua për sekserët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka ndaluar dhe keqtrajtuar një emigrant shqiptar jashtë konsullatës së Selanikut. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së mërkurës jashtë ambienteve të konsullatës shqiptare në Selanik, ku çdo ditë qindra bashkëatdhetarë qëndrojnë për orë të tëra për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.

Viktima e radhës e dhunës policore greke është Sherif Xhangolli nga fshati Lenije e Gramshit.

Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët dërguan edhe video në redaksinë e Top Channel, emigranti shqiptar pasi qëndroi disa orë në radhë, pa mundur t’i shërbehet, tentoi të afrohet pranë hyrjes së konsullatës për tu ankuar përse nuk respektohet radha, por punonjësit kalojnë jashtë radhe, ata që u japin para sekserëve të lidhur me punonjës të konsullatës sonë.

Pikërisht në këtë moment, kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë grekë, të thirrura prej konsullatës sonë për të vënë rregull.

Xhangolli u ndalua dhe pasi u kërcënua të largohej, ndërhyri edhe policia greke, e cila dhunoi në sy që qindra emigrantëve dhe në vazhdim e arrestoi.

Pavarësisht se emigrantët shqiptarë që ndodheshin aty në atë moment , folën që të mos e arrestonin pasi Xhangolli nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme, forcat e policisë greke e kanë shoqëruar dhunshëm në ambientet e drejtorisë së policisë së Selanikut, ku aktualisht mbahet për të dërguar në gjykatë nën akuza të rënda.

Ngjarje të tilla janë të shpeshta jashtë ambasadës sonë në Athinë dhe konsullatës në Selanik, ku çdo ditë mijëra vetë presin për tu pajisur me pasaporta, ndërkohë që ka korrupsion tepër të lartë.

Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur pak më parë siç Top Channel raportoi Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/08/ekskluzive-gent-cakaj-shkrin-te-gjithe-ambasaden-shqiptare-ne-athine/

√

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In