• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndizen debatet për dosjen “Hajdari”, Izet Haxhia padit gjyqtarin që bllokoi dëshmitarët kyç, luftë në prapaskenë për të hedhur në kosh “vrasjen e shekullit”

01/12/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Ndizen debatet për dosjen “Hajdari”, Izet Haxhia padit gjyqtarin që bllokoi dëshmitarët kyç, luftë në prapaskenë për të hedhur në kosh “vrasjen e shekullit”
4.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rindizet beteja për dosjen “Hajdari”. Shpresat ishin që gjatë gjyqit të Izet Haxhisë të dilnin në skenë detaje të reja, por procesi gjyqësor po has vështirësi të mëdha. Këtë të premte do të thirren dëshmitarët e parë, por për avokatin Idajet Beqiri nuk ka kuptim nëse nuk thirret si dëshmitar ish-kryeministri Sali Berisha.

“Gjyqi i Izet Haxhisë është futur në kolapsin e një hendeku të madh dhe të pakapërcyeshëm që është krijuar midis trupit gjykues që kryesohet nga gjyqtari Lazër Sallaku dhe Izet Haxhisë, si personi që po rigjykohet. Ndodhemi përpara një konflikti të rëndë dhe një pabesueshmërie të rëndë.

Izet Haxhia ka prova, fakte dhe ngjarje konkrete të ndodhura në seancat gjyqësore, ku në mënyrë të hapur ka dalë anshmëria ekstreme e trupës gjykuese, të qenurit e saj si “roje besnike” për të mos zbuluar të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit, si dhe për të mos prekur Sali Berishën, si një ndër bashkëpunëtorët e vrasjes së Azem Hajdarit”, tha avokat Beqiri.

Sipas tij, nuk është parë dhe nuk është dëgjuar kurrë, në asnjë proces tjetër gjyqësor penal, në Shqipëri apo në të gjitha vendet e Europës, ku gjykata nuk i pranon organit të akuzës së shtetit dëshmitarët me anën e të cilëve ky organ kërkon të provojë akuzën e ngritur kundër të pandehurit.

Gjykata nuk pranoi kërkesën e Prokurorit për të thirrur si dëshmitarë të akuzës Sali Berishën, Ylli Rakipin, Vili Minarollin, Genc Pollon etj. “Izet Haxhisë ju mohua marrja e provave me dëshmitarë, pyetja dhe deponimet e të cilëve vërtetojnë pafajësinë e tyre.

Të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit e vërtetojnë kryesisht 5 dëshmitarë: Sali Berisha, i cili e nxori deputetin në prit, Zenel Neza që mbeti i plagosur në vendngjarje dhe u arratis me këmbënguljen dhe ndihmën e Sali Berishës, Jaho Mulosmani, Bujar Daja, Muharrem Haklaj, Zylfije dhe Aishe Haklaj. Këta dëshmitarë trupi gjykues nuk ka asnjë predispozicion t’i thërres dhe t’i pyes me cilësinë e dëshmitarit”, tha avokati.

28 shkelje ligjore

Sipas avokat Beqirit, trupa gjykuese ka kryer 28 shkelje ligjore. Sipas tij, Izet Haxhia ka paditur dy prej anëtarëve ndërsa për kryetarin ka kërkuar përjashtimin nga trupa. Në kushtet kur ky trup gjykues ka kryer deri tani 28 shkelje të rënda të ligjit procedurial penal, Izet Haxhia u detyrua të padisë në Gjykatën Civile të Tiranës dy prej anëtarëve të trupit gjykues dhe ka kërkuar ndaj tyre një dëmshpërblim për dhimbjet e rënda që i kanë shkaktuar me paligjshmërinë e veprimeve të tyre.

Edhe pse në kushte të konfliktit të rëndë të interesit, edhe pse Lazër Sallaku është i paditur në gjyqin që Izet Haxhia është paditës dhe i kërkon gjykatës detyrimin e tij për dëmshpërblim, përsëri ky kryetar i trupit gjykues nuk jep dorëheqjen për shkak të misionit që ka marrë përsipër, mos zbulimin e të vërtetës së vrasjes së Azem Hajdarit si dhe shmangien nga përgjegjësia të personit kyç që sajoi ngjarjen, që nxori në prit, duke bërë rolin e “hieksit”, të Azem Hajdarin dhe që ishte i vetmi që përfitoi nga kjo vrasje politike.

Në kushtet e mësipërme Izet Haxhia ka depozituar në datën 25 nëntor 2020 një kërkesë për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtarit Lazër Sallaku, gjykim të cilin do e ndjek deri në Gjykatën e Strasburgut”, vijon avokati. Duhet theksuar se ditët e fundit Berisha ka dërguar disa mesazhe drejt gjykatës për t’ia bërë të qartë se ai s’ka lidhje me procesin dhe duhet të qëndrojë larg.

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In