• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndërkombëtarët shtojnë presionin për një marrëveshje, Zëri i Amerikës tregon se çfarë po ndodh në Shqipëri: Bisedime në prani të ambasadorëve

02/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Ndërkombëtarët shtojnë presionin për një marrëveshje, Zëri i Amerikës tregon se çfarë po ndodh në Shqipëri: Bisedime në prani të ambasadorëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri bisedimet mes palëve politike për reformën zgjedhore u zhvilluan sot me praninë e ambasadores amerikane Yuri Kim, atij të Bashkimit europian Luigi Soreca, ambasadorit britanik e përfaqësuesve të OSBE-së.

Të dielën në takimin e Këshillit politik arritja e një marrëveshjeje dështoi. Ambasadorja Kim shkroi më pas në Twitter se ishte “koha që të ndalej këmbëngulja në pozicione të pazbatueshme apo vendosja e kushteve të reja”. Ndërsa së bashku me ambasadorin Soreca dhe atë britanik takuan dje pasdite kryetarin demokrat Lulzim Basha.

Pak pas përfundimit të takimit, përfaqëuesit e opozitës në Këshilli, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kërkuan zyrtarisht një mbledhje tjetër për sot pasdite.

Por një raund i parë bisedimesh u zhvillua gjatë ditës në prani të ambasadorëve, për të vijuar, pas një pushimi, me një tjetër raund diskutimesh në orët e pasdites.

Më herët, komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nxiti sërish palët politike në Shqipëri për arritjen e një kompromisi për Reformën zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter komisioneri Varhelyi inkurajoi “të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje”. Ai theksoi më tej se arritja e marrëveshjes “është thelbësore” dhe se “do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej”.

Kryetari demokrat Lulzim Basha reagoi duke falenderuar komisionerin për Zgjerimin, e duke u shprehur se “opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor”.

Kryeministri Edi Rama evitoi gjatë ditës të komentonte situatën e krijuar duke qenë se “në këtë proces, për të ndihmuar. janë përfshirë dhe partnerë nuk dëshiroj të bëj komente para se të flasin dëshmitarët”. Zoti Rama u mjaftua të theksonte se “ne besojmë se produkti është aty, e i plotëson të gjitha kushtet” dhe se shumica është hapur deri në fund për çdo gjë.

Të dielën, mbrëmjen e 31 majit, datë e përcaktuar si afat për arritjen e një marrëveshjeje, palët dështuan të gjenin një dakortësi, duke fajësuar për këtë njera-tjetrën./VOA

Share215Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In