• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, e bukura Silvana Bajçinovci

07/04/2024
in Nostalgji
A A
Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, e bukura Silvana Bajçinovci
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja e njohur e Teatrit të Shkupit, Silvana Bajçinovci, u nda nga jeta, ndërsa do të ngelet në kujtimet e atyre që e kanë parë të luaj në skenën e teatrit. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka kumtuar edhe teatri amë.

Silvana ka lindur në Stari Tërg të Mitrovicës, në vitin 1955 ku e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Qysh si e vogël ka treguar prirje dhe talent për artin skenik dhe ka marrë pjesë në shfaqje të nxënësve dhe në manifestime të ndryshme kulturore duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së publikut.

Në Teatrin e Kombësive në Shkup, Teatri Shqiptar ka ardhur në cilësinë e aktores profesioniste në vitin 1975. Ka luajtur mbi 80 role ndër të cilat mbi 30 role kryesore.

Deri në fundin e viteve të 80-ta ka qenë yll i Teatrit të Kombësive ndërsa pas tragjedive të rënda familjare është tërhequr dhe ka luajtur kohë pas kohe.

Ndër rolet kryesore më të cilat ka mbetur në kujtesë të paharrueshme dhe në kujtesën historike të shënuar në monografitë e skenës teatrore janë: Sanija te ‘’Bashkëshortët ‘‘ e Muharrem Qenës, Antigona në tragjedinë ‘’Antigona’’ të Sofokliut, Fatimja e bukur në shfaqjen ‘’Zbutësit e njerëzve me sy zymyridi’’ të Teki Dervishit, ‘’Nita’’ në shfaqjen e Josip Relës, ‘’Berta’’ në shfaqjen ‘’Anija e vjetër’’ e Resul Shabanit.

Pastaj Kafsha në shfaqjen ‘’Pahintikë në ëndërr’’ të Xhabir Ahmetit, E fejuara në shfaqjen ‘’Mblesëria’’ të Çehovit si dhe shumë role tjera për të cilat nëse keni qenë dëshmitarë, ftoheni ta pasurojmë biografinë e kësaj aktoreje me qëllimin që kur të kërkohet emri i saj në ‘’google’’ të shfaqen të paktën disa rreshta për të.

Silvana Bajçinovcin kritika e cilësonte si aktore të sofistikuar në të gjitha elementet e artit teatror. Si për nga loja, gjesti, aftësia e transformimit, për nga mënyra e artikulimit të fjalës artistike, zëri melodik, krijimi i raporteve me partnerët dhe impaktit me publikun lë mbresa të jashtëzakonshme. Ka qenë njëra ndër aktoret që ka lënë gjurmë në artin skenik të Maqedonisë dhe të hapësirave të ish- Jugosllavisë.

Për punën e suksesshme ka marrë çmime të nivelit jugosllavë dhe republikan. Është nga aktoret e para që në atë kohë kur e kërkonte roli shfaqej’’ topless’’.
Teatri Shqiptar i Shkupit shkruan:

”Të pikëlluar tej mase ndajmë me kolegët dhe publikun lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktores Silvana Bajçinovci.

Për shkak të rrethanave – pritjes së familjarëve nga jashtë shtetit, informacion rreth varrimit do t’ju japim sot (05.04.2024).

Ndonëse viteve të fundit ikte nga takimet me njerëzit, kurrë nuk i ndali takimet me Teatrin e saj.

Do të jetë gjithmonë pjesë e tij!”

Për të bukurën Silvanë jeta nuk qe fare e lehtë. I mbylli sytë përjetësisht, në moshën 69 vjeçare në Shkup. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!/ portalb.mk

Share285Tweet178


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

03/09/2025
Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

03/09/2025
Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

03/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In