• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mutacionet nuk e bëjnë më të rrezikshëm Covid-19, por pengojnë zhvillimin e vaksinës

25/09/2020
in Aktualitet, Sociale
A A
Gjermania jep “OK”, gati testimi i vaksinës kundër COVID-19 tek njerëzit, ambasada: Do të duhen edhe disa muaj…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Covid-19 po vazhdon të pësojë mutacion dhe ekspertët besojnë se ndoshta po bëhet më infektues, pasi rastet e koronavirusit në SHBA kanë filluar të rriten, raporton The Guardian.

Studimi i ri amerikan analizoi 5,000 sekuenca gjenetike të virusit, i cili ka vazhduar të shndërrohet ndërsa është përhapur në popullatë.

Studimi nuk arriti të zbulojë që mutacionet e kanë bërë virusin më vdekjeprurës ose ka ndryshuar efektet e tij.

Njëzet shtete kanë përjetuar mbi 5% rritje në rastet e tyre Covid-19 gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në fund të marsit, sipas një raporti të publikuar në Washington Post, virusi nuk po pësonte mutacion.

Sipas ekspertëve që studiojnë imtësisht kodin gjenetik të pategjenit të ri, kur koronavirusi nuk pëson mutacion, domethënë nuk bëhet më i rrezikshëm ose më pak i rrezikshëm, është lajm i mirë për shkencëtarët që po përpiqen të krijojnë vaksinën.

David Morens, një virolog në Institutin Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, vuri në dukje për The Guardian se virusi mund të vazhdojë të shndërrohet edhe pasi të jetë në dispozicion një vaksinë, që do të thotë se vaksina do të duhet të ndryshohet – ashtu si vaksina e gripit ndryshohet çdo vit.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se është shumë herët të thuhet nëse rritja e rasteve është si pasojë e tubimeve të festave të ditës së punës në fillim të shtatorit apo nëse është fillimi i një trendi rritës pasi kemi hyrë në sezonin e vjeshtës.

Në një seancë dëgjimore përpara Kongresit të mërkurën, Robert Redfield, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), theksoi se të rinjtë amerikanë kanë qenë shkaktar i rritjes së rasteve.

Sipas Redfield, të rinjtë midis moshave 18 deri në 25 vjeç përbëjnë 26% të rasteve të reja. Redfield gjithashtu tha se më shumë se 90% e popullsisë amerikane rrezikohet nga Covid-19./abcnews

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In