• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Mos i kërkoni llogari Bashës, për protestën “popullore” të Metës!

26/02/2020
in Blog
A A
Mos i kërkoni llogari Bashës, për protestën “popullore” të Metës!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një qasje shumë interesante në Shqipëri, kur vjen puna tek gjykimi publik i qeverisë dhe aktorëve e faktorëve të tjerë, të jetës politiko- shoqërore të vendit. E ndërsa mazhoranca “masakrohet” për çdo gjë, edhe për ato që nuk i ka bërë keq, e jo më nëse ka bërë diçka për tu kritikuar. Të tjerët justifikohen ose “mirëkuptohen” gati për çdo gjë. Madje, deri edhe për gjëra që nëse do i bënte Edi Rama, me siguri që për të do të kërkohej kryqëzimi dhe linçimi publik.

Përshembull këto ditë Presidenti i Republikës justifikohet si “mbrojtjes i Kushtetutës” edhe kur këtë e bën përmes akteve haptazi antikushtetuese. Ndërsa u duket krejt normale që drejtuesit e LSI e trajtojnë tubimin e 2 marsit të thirrur nga Ilir Meta, si të ishte mitingu i Kryetarit të tyre dhe jo i Kryetarit të Shtetit. Apo e trajtojnë si diçka të mirëqenë, faktin se pas tubimit të së hënës, fshihet rikthimi i sigurtë i Ilir Metës në jetën publike, përmes një projekti a një lëvizje të re politike.

E para, përse nuk ka një debat publik për faktin se Kryetari i Shtetit nuk mund të sillet si Kryetari i një partie politike?! Se ai nuk mund të organizojë vetë tubime popullore në bulevard, as për besëlidhje e, as për të firmosur dekrete. Se Ilir Meta nuk mund të dali nga Zyra Nr. 1 e Shtetit në rrugë, për ato që pretendon në raport me mazhorancën, përveçse duke ndjekur rrugën kushtetuese, ligjore dhe institucionale. Se paralelizmat e bëra me rastin e Presidentit të Rumanisë janë kryekëput të kundërta, pasi ai mori pjesë në tubimet që i kishin nisur vetë qytetarët. Ai iu bashkua popullit, përballë qeverisë që ishte kundër reformës në drejtësi. Ndërsa në Shqipëri është krejt e kundërta: Qeveria me mbështetjen e SHBA dhe BE janë pro kësaj reforme dhe Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë kundër.

E dyta, nëse pranohet e mirëqenë se Ilir Meta më 2 mars nis një lëvizje të re politike, duke i paraprirë shkarkimit të tij si President i Republikës nga mazhoranca parlamentare, përse nuk ka një debat në lidhje me këtë çështje? Si është e mundur që Institucioni i Presidencës të krijojë një precedent të tillë dhe askush mos të shqetësohet? Deri dje zyra e Kreut të Shtetit ishte parë si maja më e lartë, si stacioni i fundit i një karriere të spikatur politike apo shoqërore. Me përjashtim të Sali Berishës, si Rexhep Meidani, ashtu edhe Alfred Moisiu, Bamir Topi e Bujar Nishani ose dolën në pension politik, ose mbajtën profile inaktive në përfundim të mandateve të tyre. Ndërkohë që pas kësaj, Presidenca do të shihet gjithnjë e më shumë, si inkubatori për çeljen e “zogjve të rinj” politikë, ose si vazhdim i politikës aktive me mjete të tjera. Dhe jo më si maja më e lartë e qëndrimit mbi të gjitha palët në vend dhe si simboli i unitetit të të gjithë popullit shqiptar. Ky është një precedent mjaft i rrezikshëm.

E treta, nëse Presidenti po krijon një lëvizje apo parti të re politike, pse nuk mer askush në analizë duke i bërë një skanim të plotë dështimit të LSI pas ikjes së tij. Sepse, nëse kjo parti nuk ka dështuar, përse do të lindte nevoja për të krijuar një të re nga e para, pas 30 vjetësh të Ilir Metës në politikë dhe pas 16 vjetësh nga krijimi i kësaj partie prej tij? Çfarë shkoi gabim në këtë projekt politik? Çfarë i solli të mirës publike LSI? Dhe kush është garancia se projekti i ri politik, nuk do ndërtohet mbi themelet e së vjetrës që po trajtohet sikur të mos ketë ekzistuar asnjëherë më parë?

E katërta, duke qenë një projekt opozitar me qeverinë, çfarë pritet që ti sjelli lëvizja e re politike e Ilir Metës, skenës shqiptare? A do e rrisë ajo pjesëmarrjen e shqiptarëve në votimet e ardhshme si një shpresë e re dhe vlerë e shtuar në jetën e tyre? Apo ajo do të futet në konkurencë dhe më pas në një luftë të hapur me PD dhe aleatët e saj, për të shqyer sa më shumë, nga copa opozitare e tortës elektorale? Nëse PO, çfarë elektorati do mari ky pol i ri politik; të djathtë apo, të majtë? Votues besnikë opozitarë, apo të pakënaqurit rishtas me qeverisjen e mazhorancës socialiste?

Dhe e fundit, nëse e gjithë logjika e lojës pas 2 marsit do të zhvillohet në këtë shtrat dhe do të mari pak a shumë këtë rrjedhë, përse i bëhet sot presion Lulzim Bashës që të çojë në protestën e Ilir Metës anëtarët, drejtuesit dhe votuesit e PD? Përse kryetari i opozitës duhet të ushqejë sot një “lopë” tjetër politike, të cilën dihet që nesër në zgjedhje, do ta mjelë dikush tjetër? Kush do ta bënte këtë gabim kaq foshnjarak në skenën politike? Kur Ilir Meta paska të drejtë, kur ai është me qytetarët dhe populli është me të, kur ai thjeshtë po drejton frymën e pakënaqësisë së shqiptarëve ndaj mazhorancës, përse duhet që në shesh të shkojnë me urdhër të Kryetarit të PD, edhe anëtarët e kësaj partie?

Siç shihet, ngado që ta rrotullosh, e gjitha çfarë pritet të ndodhë në 2 mars nuk është as popullore, as e re dhe as e natyrshme. Thjeshtë përmes një spekullimi të madh, po kërkohet që të riciklohet një forcë e vjetër politike, e veshur me ambalazh të ri. Ndaj, lëreni të paktën të qetë këtë radhës. Sepse Lulzim Bashës, mund ti kërkohet llogari për çdo gjë në këtë vend, por jo për protestën e Ilir Metës!

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In