• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Mori borxh para te pronari grek: Të riut shqiptar i ndryshon jeta! Bëhet milioner në Shqipëri

13/12/2022
in Diaspora
A A
Mori borxh para te pronari grek: Të riut shqiptar i ndryshon jeta! Bëhet milioner në Shqipëri
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mori borxh para te pronari grek, të riut shqiptar i ndryshon jeta, bëhet milioner me këtë biznes
Teksa e shikon ashtu trupvogël, të imët dhe djalë të urtë, askush nuk e beson se pas tij fshihet “bossi i luleshtrydhes shqiptare”.

Quhet Olsi Hamataj nga fshati Kafaraj Fier dhe sot është plot 29 vjec. Udhëtimi i tij drejt këtij “froni” ka nisur në vitin 2014, atëherë kur ai ishte vetëm 22 vjeç, kur me një hua bujare prej 150 mijë eurosh nga pronari grek, ai ngriti ëndrrën e tij në Kafaraj të Fierit.

6 vite me vonë, Olsi Hamataj është mbreti i “industrisë” së luleshtrydhes shqiptare në gjithë ciklin e mbyllur të saj: që nga fidanët, plehrat, agregatet bujqësore, grumbullimi, eksportimi dhe përpunimi në industrinë e reçelnave.

Por si bë mbret i luleshtrydhes shqiptare i riu nga Kafaraj e Fierit? Në vitin 2003, kur ishte veçse 11 vjeç, Olsi merr rrugën e emigrimit në Greqi. Teksa vazhdonte shkollën për hidraulik, fati e donte që shumë pranë të kishte një fidanishte me luleshtrydhe. Fillimisht shkoi si një punëtor i thjeshtë që ngarkonte arka me luleshtrydhe. Shumë shpejt, i “vjedh” zanatit të kultivimit të luleshtrydhes gjithë të fshehtat e tij, dhe pas pak kohësh, falë punës dhe përkushtimit, ai fiton zemrën e pronarit grek, i cili i beson menaxhimin e gjithë proceseve të punës në fidanishte, madje edhe të fuqisë prej 400 punëtorësh. I besoi gjithçka.

Olsi tregon se aty shikonte shumë shqiptarë që blinin luleshtrydhe, të cilat i çonin në Shqipëri përmes peripecish të shumta në doganë.

“Aty më nisi ideja që të kthehesha në Shqipëri dhe ta kultivoja vetë luleshtrydhen në Shqipëri. Pata ndihmën e jashtëzakonshme të pronarit grek, i cili jo vetëm që i tha “ok” vizionit tim, por edhe më ndihmoi me një shumë eurosh që askush nuk t’i beson.

Kështu, në vitin 2014, u ktheva në Shqipëri dhe, me ndihmën e pronarit grek, nisa aktivitetin e shitjes së fidanëve të luleshtrydhes në Shqipëri, kultivimit dhe tregtimit të saj. Unë kam qënë i pari (bashkë me një tjetër) që kam sjell fidanët e luleshtrydhes në fshatin Kafaraj. Mes vështirësive të para, arrita të mbledh shumë shpejt frytet e punës: të shlyeja “borxhin” mikut tim grek dhe të nxirrja fitimet e para.

“Askush nuk e di, që falë atij grekut dhe sakrificave të jashtëzakonshme të mia, unë arrita të kurorëzoj një biznes shumë të suksesshëm. Sot, unë sundoj një cikël të plotë të luleshtrydhes në të gjithë fshatin Kafaraj që njihet si fshati i luleshtrydhes shqiptare.”

Në moshën 22 vjecare, Olsi Hamataj, nisi eksportin e luleshtrydhes jashtë vendit. Asnjë doganierë vendas dhe i huaj nuk e besonte, që pas atyre mauneve të mëdha nëpër dogana qëndronte një djalë i imët, 22 vjec, që në fakt ishte “bossi” i suksesshëm i luleshtrydhes së Kafaraj. “Sot kam arritur jo vetëm që të mos shkoj në dogana, por të më hapen dyert e eksportit të luleshtrydhes së Kafaraj kudo. Sot luleshtrydheja e Kafaraj eksportohet në të gjithë Evropën.

Pas 6 vitesh punë të jashtëzakonshme, që nga viti 2014 deri më sot, unë zotëroj të gjithë ciklin e mbyllur për fermerin: duke filluar që nga fidani i luleshtrydhes, plehrat kimike, mbjellja, punimi, makinertë, plastmaset, plehrat kimike, grumbullimi, shitja e luleshtrydhes deri tek përpunimi i saj në industrinë ushqimore të recelnave. Fermerët e mi e fillojnë me mua me ndërtimin e serave me plastmase, agregate, etj., deri në 31 qershor që ne e mbyllim sezonin e luleshtrydhes. Unë jam me ta për cdo gjë.”

Olsi tregon se Kafaraj e nisi në 2014 nga zero kultivimin e luleshtrydhes, ndërsa sot ajo është fshati kampion i luleshtrydhes me një sipërfaqe prej gati 130 hektarësh të mbjellë me këtë frut kaq të cmuar për ekonominë e tyre familjare. Është i bindur se mot, kjo sipërfaqe do të jetë edhe më e madhe, pasi fermerët e Kafaraj gjithnjë e më shumë po investojnë në këtë biznes kaq fitimprurës.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In