• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Morën 100 milion lekë si “hjeksa” të vrasësve! Policia e Elbasanit duhet t’i tregoi opinionit publik: Çfarë ka ndodhur me tre oficerët e policisë që u përfshinë në një skenar mafioz për eliminimin e dy të rinjve?!

08/07/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Morën 100 milion lekë si “hjeksa” të vrasësve! Policia e Elbasanit duhet t’i tregoi opinionit publik: Çfarë ka ndodhur me tre oficerët e policisë që u përfshinë në një skenar mafioz për eliminimin e dy të rinjve?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elbasani është një ndër qarqet me nivelin më të lartë të kriminalitetit sa i përket vrasjeve mafioze dhe trafikut të drogës dhe duket se kjo nuk ndodh rastësisht.

Mpleksja e oficerëve të lartë të policisë me elementë kriminalë duket se ia ka dorëzuar qytetin bandave duke prerë në besë qytetarët, të cilëve tashmë iu duket vetja sikur janë banorë të ndonjë qyteti meksikan ku lufta mes karteleve të drogës bëhet hapur në mes të ditës , ku palë është edhe policia.

Vera e vitit të shkuar ishte një ndër më të “nxehtat” në këtë qytet, ku brenda pak muajsh, për shkak të luftës me grupeve të trafikut të drogës u vranë një numër i madh personash. Prokuroria dhe SHÇBA dyshojnë se të paktën në dy prej vrasjeve të bujshme ishin përfshirë oficerë të lartë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, për të cilët tashmë është faktuar nga prokuroria se dhanë informacione për lëvizjet e objektivave.

Bëhet fjalë pikërisht për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit të shkuar, ku prokuroria gjeti fakte sipas të cilave tre oficerë policie morën pagesa deri 100 milion lekë për të gjurmuar dhe sinjalizuar vrasësit në lidhje me lëvizjet e të rinjve.

Sipas prokurorisë, policët me detyra të larta ndiqnin Ramazanin dhe Runajt, të cilët dyshoheshin se kishin lidhje me një grup trafikantësh droge dhe të dhënat për lëvizjet e tyre ia jepnin grupit rival.

Në gusht të 2020-ës, policia arrestoi dy të rinj nga Elbasani, Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili, si autorë të dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit, si dhe të Regis Runajt.

Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive të të arrestuarve, prokuroria zbuloi pikërisht se ishin të dhënat e marra nga policët për lëvizjet e Ramazanit dhe Runajt që ndihmuan autorët për ekzekutimin e tyre.

ABC raportoi në atë kohë se çështja u mor në dorë ngë SHÇBA dhe tre oficerët e lartë të policisë, tashmë në rolin e informatorëve të trafikantëve, u transferuan në drejtori të tjera të policisë.

Gjithçka u zbulua në mars, ndërsa sëfundmi abcneës.al mëson se “shefat” janë treguar zemërgjerë ndaj tre vartësve që morën 100 milion lekë për t’i dorëzuar vrasësve Ramazanin dhe Runajn.

Policia e Elbasanit duhet të vërtetojë tashmë nëse i shërben qytetarëve apo bandave duke i treguar opinionit publik se çfarë ka ndodhur me tre oficerët e policisë që u përfshinë në një skenar mafioz për eliminimin e dy të rinjve.

A janë përjashtuar apo ata vijojnë të mbajnë uniformë pavarësisht se prokuroria ka vërtetuar përfshirjën në ngjarje të bujshme kriminale? (ABC News)

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In