• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Mjeku popollor Arkile Boti dhe një paralele me doktorët shqiptarë që përballen me koronavirusin

11/04/2020
in Blog
A A
Mjeku popollor Arkile Boti dhe një paralele me doktorët shqiptarë që përballen me koronavirusin
11k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fuat Memelli

Këto ditë pashë një dokumentar për mjekun e shquar Arkile Boti. Më emocionoi dhe nuk mund të rija pa shkruar. Rrallë ka shqiptar nga brezi im, por edhe më të rinjtë, që mos kenë dëgjuar për “bëmat” e këtij mjeku. Autorë të filmit ishin: skenari e regjia nga Mevlani, operator Valter Qarri, operator zëri Kristaq Kristo dhe montazhi, Flora Kazaferi. Janë të gjithë emra të spikatur të Televizionit Publik Shqiptar, që me punën e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyera. Ndër mbresat e para që më bëri përshtypje, ishte koncepimi i veçantë i dokumentarit. Nuk kishte spiker që të fliste për jetën e doktorit. Kamera përcillte te shikuesit copëza nga jeta e përditëshme e tij.

Ishte një udhëtim filmik aty ku ai ka punuar, duke filluar nga Qukësi i Librazhdit ku filloi punë për herë të parë (punën në Qukës Akileja e quante ”universiteti i tij i dytë”), duke vazhduar me “stacionet” e tjerë të punës si Baldushku, Poliklinika Qëndrore në Tiranë, fshati Sharrë e pastaj Petrela. Në vend të spikerit, flisnin me fjalë zemre, njerëz që ishin shëruar prej tij, ose të afërt të tyre, njerëz të moshave e krahinave të ndryshme. Në ekran kalojnë grupe të shumtë njezish që e presin mjekun, që e shohin atë si shpëtimtar.

Ata nuk mërziten dhe presin me orë të tëra, mjafton që të vizitohen nga Dr. Arkileja. Dhe ai me përkushtimin të rrallë, i viziton duke qëndruar shpesh herë deri në mesantë, duke lënë familjen në pritje, kush e di sa herë. Zyra e tij ishte e mbushur me libra dhe bimë medicinale, pasi ai zbatonte të dyja metodat për mjekim: ilaçet kimike si dhe bimët.

Ai shëronte jo vetëm me mjekim, por edhe me fjalë, pasi siç shprehej ”pacientit duhet t’i krijosh bindje dhe optimizëm”. Lexonte pa rreshtur literaturë të huaj në greqisht, anglisht e rusisht. Nga dokumetari, mësoj se ai ishte besimtar i madh te Zoti, shkonte në kishë e në xhami. I binte aq bukur edhe fizarmonikës, filmuar aty në vendlindje, në Bularat të Dropullit. Ishte kjo një gjetje e bukur e regjisorit, e cila mbyll dokumentarin e që tregon se doktori kishte edhe shpirt artisti.

E kam anjohur Dr.Arkilenë qysh kur punonte në Baldushk dhe mbetëm miq. I kam çuar njerëz që kishin hall dhe shumicën e tyre i shëroi. I kam qënë edhe në shtëpi. Për atë kanë folur e shkruar shumë vetë si kolegu i tij, Dr. Flamur Topi, gazetari i njohur Andon Dede, Fatmir Luarasi , etj. Një kurorë e bukur dedikimi dhe mirënjohje, ishte dokumentari i realizuar nga Mevlan Shanaj dhe grupi i tij. Megjithatë siç është shprehur mjeku Flamur Topi, “Dr. Arkileja i dha shumë këtij vendi e këtij populli, por nuk u vlerësua sa duhet kur ishte gjallë”. Presidenti Bujar Nishani e dekoroi ( pas vdekjes) me Urdhërin “Nënë Tereza”. Jo rrallë ka ndodhur tek ne, që njerzit vlerësohen pasi vdesin. S’ka ka gjë për Arkilenë, që nuk e vlerësuan pushtetarët sa ishte gjallë. Vlerësimin më të lartë ia dha populli, me mirënjohjen e tij të madhe.

Për t’i mbyllur mbresat për dokumentarin, po citoj dy krijues me emër. Poeti Rudolf Marku , ndër të tjera, thekson: ” dokumentari ka dinjitet, profesionalizëm dhe art” ndërsa regjisori Muharrem Fejzo, është shprehur: “ dokumentar plot ndjenjë, profesionalizëm dhe emocionues”.

Tek shkruaj këto rradhë për dokumentarin e Mevlanit dhe për doktor Akilenë, më dalin para syve sakrificat e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë (dhe jo vetëm) në luftën e tyre me koronavirusin. Janë fronte të ndryshme me ato që përballej Arkileja kryesisht nëpër fshatra , ku ai kaloi shumicën e viteve të punës, ku kishte mungesa të shumta, me vështirësitë dhe sakrificat që bëjnë sot bluzat e bardha në betejën me virusin e rezikshëm.

Ata kanë përpara një armik të padukshëm dhe luftojnë për ta mposhtur, duke rezikuar edhe jetën e tyre . Mjekë e infermirë janë infektuar edhe në Shqipëri, por fatmirësisht deri tani pa humbje jete, siç ka ndodhur në Itali e vende të tjera të botës.

Unë nuk i njoh ata dhe nuk i kam takuar asnjëherë, por m’i sjellin para syve çdo ditë këtu në Boston, ekranet e televizioneve shqiptare. Më duket sikur jam takuar me Dr. Pëllumb Piperon që këto ditë ka fituar zemrat e shqiptarëve; sikur jam takuar me mjeket e mjekët e shquar: Silva Bino, Najada Çomo, Tritan Kalo, Arian Harxhi, etj.

Nuk duhet harruar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilës i ra bara të drejtojë dikasterin në këtë situatë. Më duket sikur kam takuar mjekët e infermierët që shkuan para disa ditësh në ndihmë të kolegëve të tyre italianë, si dhe mjekë e infermierë të tjerë shqiptarë, që punojnë me përkushtim në këtë front, në vende të ndryshme të botës. Mirënjohja e popullit, është motivi kryesor në këtë betejë të tyre për të shpëtuar jetë njerzish .

Megjithatë, krahas vlerësimit me shpërblim në të holla që u është premtuar nga qeveria, këta mjekë e infermierë duhen vlerësuar edhe nga presidenti i republikës. Mirënjohja është një fjalë e vetme, por vlen aq shumë.

Për t’i mbyllur këto rradhë, dua të them se ashtu si Dr. Akileja sakrifikonte në emër të dashurisë për njerzit duke bërë edhe eksperimente te vetja , ashtu dhe për këta mjekë e infermierë, dashuria për njerzit, është motivi kryesor që i jep forcë e kurajo. Si Arkileja, edhe këta mjekë, krijuan modele përkushtimi për mjekësinë shqiptare, që nuk do t’i fshijë koha.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In