• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Miss-i shqiptar: 13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan. Interpoli më la në jetimore, familja s’dinte a isha gjallë

30/10/2021
in Diaspora, Kronike
A A
Miss-i shqiptar: 13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan. Interpoli më la në jetimore, familja s’dinte a isha gjallë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miss Universe Kosova, Shkurtesa Sejdiu, ka zbulur detaje te tjera rreth historisë së tmerrshme te saj, me te cilen trazoi mbarë opinionin publik.

Shkurtesa Sejdiu ose Tuti, pseudonimi që prindërit i vunë kur ishte ende e vogël, për shkak se ishte frikacake, zbuloi në një intervistë për “Glamour Zone”, se në moshën 13-vjeçare është rrëmbyer, përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona. Interpoli e gjeti në Serbi dhe kontaktoi familjen e saj për t’i thënë se ishte gjallë dhe mirë.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar me ma marrë mua jetën, ata sot janë në liri, nuk janë në burg.

Vetë fakti që ata po bredhin ende lirshëm, tregon se kanë lidhje me shtetin. Interpoli më ka gjet në Serbi, jo në Kosovë. Ata kanë pasur obligim me më gjet mu e me më kthy te familja. Familja ka ardh më ka marrë. Nuk kam pas dijeni, kam qenë në jetimore, se Interpoli nuk ka mujt me më kthy direkt në Kosovë, se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë e lehtë me u bo.

Familja ime në bashkëpunim me Policinë kanë ardh në Serbi, në jetimore dhe më gjetën. Ka qenë shumë e vështirë, por momenti më i lumtur i jetës sime ka qenë kur në orën 7 të mëngjesit vjen një fëmijë aty dhe më thotë në serbisht ‘kanë ardh mami, babi..’.

Nuk e kuptova mirë çfarë më tha. Kur kam zbrit poshtë, kam pa mamin dhe babin që nisën të qanin shumë dhe nuk e besonin që unë jam gjallë. Se ata s’e dinin nëse jam gjallë apo mirë, derisa Interpoli ka dhënë lajm familje sime se unë jam mirë dhe jam në duar të sigurta.”,- tregoi e emocionuar Shkurtesa.

“Kur vendosa ta ndaj historinë me publikun nuk ka zgjat as katër ditë dhe babi është liru nga burgu dhe është shumë mirë. I kam qëndru afër gjatë gjithë kohës që kur ka dalë nga burgu, Prandaj nuk kam dhënë asnjë intervistë për këtë çështje dhe kjo është hera e fundit që flas për këtë se institucionet po merren me çështjen. Ka qenë çështje javësh që nuk takohesha me babin”,– rrëfeu ajo.

Ajo tha se kishte një arsye të fortë pse vendosi të ngrinte zërin dhe të tregonte historinë e saj të dhimbshme:

“Për një vajzë të re që ka kaluar gjëra të tmerrshme nuk është aspak e lehtë me dal para kamerave me tregu historinë time. Arsyeja pse e kam treguar është që pse jo nesër pasnesër dikujt që i ka ndodh, pas shumë vitesh e ngre zërin për veten e saj dhe tregon të vërtetën, sepse shumë femra janë të kërcënuara për vite me radhë dhe ende s’kanë guximin ta tregojnë historinë e tyre”.

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In