• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Mishi brazilian i pulës në Kinë rezulton me Covid-19?! OBSH: Nuk ka prova që koronavirusi transmetohet përmes ushqimit

14/08/2020
in Bota
A A
Mishi brazilian i pulës në Kinë rezulton me Covid-19?! OBSH: Nuk ka prova që koronavirusi transmetohet përmes ushqimit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Botërore e Shëndetit ka reaguar pas rastit të konfirmuar se krahët e pulave të imoprtuara nga Brazili janë me koronavirus. Sipas OBSH thuhet se akoma nuk ka asnjë provë që koronavirusi transmetohet përmes ushqimit.

“Nuk ka prova se ushqimi ose zinxhiri ushqimor po merr pjesë në transmetimin e këtij virusi. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga ushqimi, ose nga paketimi, nga përpunimi ose shpërndarja e tij. Ushqimi është shumë i rëndësishëm.”– u shpreh Dr.Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave të OBSH.

Të paktën 3 qytete në Kine kane raportuar prezencën e virusit në sipërfaqen e ushqimit të ngrirë, të importuar gjatë katër ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime se virusi mund të kalohet përmes ushqimit, që rrjedhimisht mund të shkaktojë një shpërthim të rasteve të reja me virus.

Por zyrtarët e OBSH-së u shprehën se autoritetet shëndetësore kineze kanë testuar disa mijëra mostra të ushqimit të ngrirë dhe shumë pak teste kanë dalë pozitive. Edhe nëse virusi transmetohet përmes ushqimit, që nuk ka ende prova për ta konfirmuar, ai mund të vritet para se njerëzit ta hanë atë, deklaron Organizata Botërore e Shëndetit.

“Nëse virusi është në të vërtetë tek ushqimi dhe ne nuk e dimë si është futur ky virus, ndërsa dikush ka konsumuar një produkt ushqimor, viruset mund të vriten kur mishi zihet, apo çdo lloj ushqimi tjetër që përgatitet.

Njerëzit tashmë janë mjaft të frikësuar nga pandemia. Është e rëndësishme që ne të gjurmojmë zbulimet si këto dhe është e rëndësishme që të mos i fshehim provat kur t’i zbulojmë. Po ashtu është e rëndësishme që njerëzit ta vazhdojnë jetën pa frikë.”- u shpreh Dr.Ryan

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 21,072,125 persona. Ndërkohë 757,471 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 13,924,364 qytetarë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In