• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Milan tregon limitet ndaj Chelseat, Juventus në “vallen” e kualifikimit, City dhe Dortmund me goleada në Champions

06/10/2022
in Sport
A A
Milan tregon limitet ndaj Chelseat, Juventus në “vallen” e kualifikimit, City dhe Dortmund me goleada në Champions
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Champions League dha verdiktet sonte të disa ndeshjeve të xhiros së 3-të të grupeve.

Milan tregoi limitet ndaj Chelsea. Pikërisht atëherë kur “Djajtë” duhej të nxirrnin në pah potencialin si skuadra më e fortë në Itali, mposhten 3-0 në Londër.

Blutë e filluan takimin me mjaft agresivitet. Mason Mount do vinte në provë portierin Tatarusanu, por ky i fundit do reagonte menjëherë, duke neutralizuar aksionin.

Pas tij, do ishte Thiago Silva që do tentonte gol me kokë, por pa ia dalë dot.

Në minutën e 24-të, një rrëmujë në zonë do i jeptë mundësinë Fofanas për golin e parë me fanellën e Chelseat.

Ekipi i Piolit po vuante shumë te finalizimi dhe e kishte mjaft të vështirë të gjente hapësira për të gjuajtuar në portë.

Fillim i pjesës së dytë do nxjerrtë zbuluar mbrojtjen e kampionëve të Italisë, pasi pësojnë dy gola me Aubameyang dhe James.Gara në grupin E është mjaft e fortë tashmë pasi të dy këto ekipe kanë nga katër pikë dhe pozicionohen përkatësisht në vendin e dytë dhe të 3-të.

Në Grupin H, Juventus i jep kuptim garës dhe futet në valle për kualifikim tutje (3 pikët e para në grup). Sonte bardhezinjtë triumfuan 3-1 ndaj Maccabi Haifa. Ashtu siç pritej, transferta e PSG ndaj Benfikës do rezultonte mjaft e vështirë, pasi takimi do përfundonte 1-1.

Në ndeshjen e grupit F, Real Madrid u dëfrye në shtëpi para tifozëve të vet, pasi mundi 2-1 Shakhtar Donetsk. Rodrygo dhe Vinicius do i jepnin epërsinë e dyfishtë madrilenëve, brenda gjysmë ore lojë. Ukrainasit do “zgjoheshin” me Zubkov, por pa mundur dot të merrnin një pikë.

Haaland nuk e ka ndërmend të ndalet. Sonte, ylli norvegjez shkëlqeu te Manchester City (Grupi G), “tundi rrjetën” 2 herë ndaj Copenhagen. Sikur të mos mjaftonte spektakli personal i tij, vuajtjet mysafirëve ua shton Khocholava me autogolin e tij. Në pjesën e dytë, s’munguan as Alvarez dhe Mahrez. Takimi u mbyll 5-0, ndeshje kjo që u luajt vetëm në një krah. Sevilla pësoi disfatë 1-4 nga Dortmund.

Rezultatet:

Benfica-PSG 1-1

Chelsea-Milan 3-0

Wesley Fofana’s first goal for Chelsea! ? pic.twitter.com/XBRJeVnNvy

— LDN (@LDNFootbalI) October 5, 2022

Juve-Maccabi Haifa 3-1

Manchester City-Copenhagen 5-0

Real Madrid-Shakhtar Donetsk 2-1

Sevilla-Dortmund 1-4

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In