• Kontakt
Friday, June 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mijëra arkivolë me viktima nga koronavirusi! I sëmuri Artan Fuga po kënaqet… “që bota mendjemadhe, tyryfyle, prepotente, idiote ra në gjunjë”!

12/04/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Mijëra arkivolë me viktima nga koronavirusi! I sëmuri Artan Fuga po kënaqet… “që bota mendjemadhe, tyryfyle, prepotente, idiote ra në gjunjë”!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Artan Fuga ka dhënë një intervistë ku ka folur për krizën që ka shkaktuar koronavirusi. Në një intervistë për politiko.al, Fuga thotë se “Po kënaqem që bota mendjemadhe, tyryfyle, prepotente, idiote ra në gjunjë” Ndërkohë, në të gjithë botën numërohen mijëra arkivolë me viktima dhe të infektuar.

Më poshtë intervista e plotë:

Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?

Artan Fuga: Unë e njihja këtë fjalë. Brezi im e ka njohur. Dikur, në rininë time, më ka qëlluar të shkoja te kushurinj që banonin në fshatra. Ndodhte që kishte epidemi në gjedhe nëpër Shqipëri dhe, në fshat, para se të hyje të detyronin të fusje shojet e këpuceve a sandaleve në ca si govata me ujë ku kishin tretur lëndë dizinfektuese, si biçim gurkali. Mos harrojmë që brezi ynë gëlltiste kininë e medikamente të tjera në shkollë kundër malarjes, bënim lloj-lloj vaksinash, që na çponin. Kundër tuberkulozit, a ku e di tjetër. Edhe ndodhi epidemia e skarlatinës aty nga vitet ‘60, ku ende fëmije n’a mbyllnin brenda. Madje, një herë, kur isha nja 4 vjeç, ra botkini dhe na mbyllën në kopësht e nuk na linim të dilnim. Kurse më pas, vitet e fundit, kur jam marrë me romanin filozofik ‘Murgu’, kam studjuar dokumenta si kantinonin në Mesjetë kundër kolerës, etj. Atje kam parë se si epidemia zhdukte gati gjithë popullsinë e zonave të tëra. Keëa tipat e konspiracionit kujtojnë se epidemitë janë tani. Nuk kanë memorje. Dhe për mua ‘Dekameroni’ i Bokacios më bënte të ndjeshëm. Në kushte karantine djemtë e qytetit gjenin rastin të shkonin të shërbenin te gratë e bukura, të cilave më parë nuk u afroheshin dot, tanimë i shërbenin trupave të tyre dhe shpesh vdisnin bashkë me to.

Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?

Artan Fuga: Mbyllja nuk ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe në jetën time sepse profesioni dhe tipi im e adhurojnë vetminë. Kur dëshiron të punosh në fushën e ideve kërkon, profesionalisht, një distancim social nga tjetri, nga vetja, nga miqtë, shoqëria, paragjykimet e tua, nga jeta banale. O e bën, o nuk e bën. Turma, kolektiviteti, bandat e miqve, zijafetet, ku di unë tjetër, profesionalisht i mban larg për higjienë personale profesionale. Do t’a dashurosh tjetrin intelektualisht. Eshtë tjetër dashuri. Ndryshimi? Kohë paraindustriale. Puna, familja, shoqëria të mblidhen në habitat. Nuk ka më dallim si në kohët moderne. Unë po ia thith nektarin kësaj situate të kthimit në periudhën paramoderne nga kjo pikëpamje. Budallalliqet simbolike të modernitetit, jaa pra, nuk qenkan simbolike.

Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?

Artan Fuga: – Vështirë të dalloj optimizmin nga pesimizmi im. Dalloj të të tjerëve, por jo të mitë. Kënaqem që bota mendjemadhe, tyryfyle, prepotente, idiote ra në gjunjë. Ne po bëjmë mëkatin e dytë pas Evës dhe Adamit, ata nuk e dëgjuan Zotin. Ne? Ne kërkojmë të hiqemi se marrim pushtetin e Zotit. Sikur sundojmë hapësirën, klonojmë njeriun, manipulojmë genet. Virusi n’a tha: O idiotë të mjerë. Mos kujtoni se njeriu është i gjithëfuqishëm. Mburoja e teknologjisë ra, Prometheu u dorëzua, Herkuli, Akili, Hektori, ranë për një kohë. Njerëzimit, kishte nevojë dikush t’ja ulte kokën. Ja uli një faktor miniatural, i padukshëm, që ne e quajmë të keq, dhe e luftojmë duke u dorëzuar. Mbylluni në shtëpi, ju gjuan nga një faqe, mos bëni asgjë, rrini, kthejini tjetrën. Ca nuk e kuptojnë fuqinë e kësaj këshille të vjetër. Brilante.

Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?

Artan Fuga: – Fle deri vonë në mëngjes. Pastaj një orë ecje, pastaj pas mëngjezit dhe kafesë, në punë, leksionet online me studentët. Dreka. Pasdite një orë e gjysëm joga me séance në web. Kam një zysh’ kolumbiane. Ku ka kufij në web. Pastaj merrem me redaktim librash, kërkim shkencor. Hapur Facebookun gjithë ditën. Uauu, shkruan një tekst të shkurtër dhjetra mijë lexime. Adrenalinë. Ndjek informacionin shkencor mbi epideminë. Luftoj kundër sharlatanëve gjoja shkencorë që spekulojnë. Pastaj në ballkon, biçikletë apartamenti. Në darkë ndonjë film. Të këshilloj? Nuk di. Ka hypertekst, unë shoh një hyperfilm. Një copë këtu, një copë atje. Shoh skena jolineare, nuk shoh filma, shoh aktorë, jo regjisore. E në darkë kam filluar nga ndonjë gotë verë. Heq mendjen çakërqejf nga ky turp i madh, nga ky poshtërim i madh, pëgërje gjigande, nga kjo andrallë e zezë që na ka zënë, që na çoi në zgrip, n’a përdhosi gjithë heroizmin, humanitetin, solidaritetin, na ndëshkoi për herë të dytë mizorisht, meritueshëm ne, ademët dhe havatë e fandaksur të shekullit 21, që u mbyll shpejt.

Share227Tweet141


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

20/06/2025
Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

20/06/2025
Akuzat e  ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

Akuzat e ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

20/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In